Prapaskenat e shkarkimit të Panuçit, ja si e zhgënjeu Dukën

24 Mars 2019, 10:39Sport TEMA

Humbja me Turqinë i shkaktoi stolin trajnerit Kristian Panuçi. Italiani është shkarkuar nga presidenti Duka dhe për ndeshjen e radhës me Andorrën, FSHF ka graduar zëvendëstrajnerin, Ervin Bulku dhe Sulejman Memën që të drejtojnë kuqezinjtë në transfertën e së hënës.

Pas 15 ndeshjesh në krye të Shqipërisë, Duka ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin italian. Në mëngjesin e ditës së djeshme, FSHF ka njoftuar edhe për largimin e italianit.

“Federata Shqiptare e Futbollit njofton se ditën e sotme ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Kristian Panuçi. E falënderojmë trajnerin Panuçi për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës”, ka shkruar dje faqja zyrtare e FSHF-së gjatë paradites së djeshme.

TAKIMI I FUNDIT – Përfundimi i ndeshjes me Turqinë ka qenë edhe fundi i aventurës së trajnerit 45-vjeçar. “Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht edhe prapaskenat e largimit të trajnerit nga Shqipëria. Bëhet fjalë për një takim në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mes trajnerit të Kombëtares dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Ky i fundit ka shkuar në rezidencën e përfaqësueses në Durrës rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku edhe i ka komunikuar trajnerit vendimin për ndërprerjen e bashkëpunimit. Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se Duka i ka ofruar edhe një pakt italianit për të qëndruar në krye të Shqipërisë edhe për takimin e të hënës ndaj Andorrës, i cili të ishte i fundit në krye të Kombëtares dhe më tej të kishte një dorëheqje të Panuçit.

REFUZIMI – Ashtu siç edhe deklaroi në konferencën zyrtare në “Loro Boriçi”, pas ndeshjes me Turqinë, edhe në takim me Dukën, Panuçi ka refuzuar të japë dorëheqjen. Në çdo moment, italiani e ka shmangur mundësinë e tërheqjes nga drejtimi i përfaqësueses, duke mos i lënë mundësi tjetër Armand Dukës, veçse shkarkimit të tij. Edhe pse në tetor 2018 italiani shprehej në një nga konferencat për shtyp, se do të ishte i gatshëm të largohej menjëherë nga Shqipëria në rast se presidenti Duka do t’i kërkonte që të largohej.

1 komente në “Prapaskenat e shkarkimit të Panuçit, ja si e zhgënjeu Dukën”

  1. #Varijanullen says:

    Artikull I paguar nga Fukiç ky? Eshte e qarte qe duka duhet ta paguaj kokerr me kokerr kontraten e nenshkruar. Dukiç si putaburre qe eshte takoj dhe pasardhesin e ketij per stolin. Korret e stadiumit ishin te dirigjuara nga Duka qe ky Te jepte dorheqjen. E mjera Shqiperi si Po te trajtojne. Dukiç si prone personale dhe si lope per ta mjelur, panuci sigurisht qe pa eksperiencen e duhur mendonte vetem per reputacionin e tij. DUHET PASTRIM KOMPLET NGA KOKA E PESHKUT TE QELBUR( Duka) ….. Gjithesesi FORCA CUNAT E SHQIPERISE QE ZBRESIN NE FUSHE DHE DJERSISIN PER FANRLLEN ME TE BUKUR NE BOTE. Duka get the fuck out from Albania.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje