Gjoka: Panucci nuk kuptoi mentalitetin shqiptar

24 Mars 2019, 15:35Sport TEMA

“Christian Pauncci nuk e kuptoi mentalitetin dhe futbollin në Shqipëri”. Sipas specialistëve, kjo shihet si një nga pikat kryesore të dështimit të trajnerit italian me Kombëtaren.

“Erdhi në një moment kur nuk kishte alternativë. Panucci nuk u përshtat në ansjë moment me mentalitetin, futbollin tonë, tifozët apo dhe gazetarët. Pas suksesit në Europian nuk solli risi, por la një gropë të madhe”, thotë trajneri Ernest Gjoka per TV Klan.

Një kthim shumë vite pas dhe situata e krijuar gjatë kësaj peridhe ka ndikuar edhe te futbollistët. Zgjedhja e radhës për trajnerin Ernest Gjoka, duhet të jetë e menduar mirë.

“Të bëjë një zgjedhje të duhur, që kombëtarja të rikthehet. Është shumë e vështirë për momentin, pasi e shikoj që lojtarët kanë pësuar një shok”.

Nga ky moment duhet menduar për të ngritur një kombëtare solide.

“A do shkojmë ne në Europian? Problemi është që të ndërtojmë një themel të fortë, që skuadra të ketë një perspektivë për nesër”.

Për Ernest Gjokën, te kuqezinjtë duhet kthyer besimi që të kenë sërish uri, atë që tashmë duket se e ka Kosova.

4 komente në “Gjoka: Panucci nuk kuptoi mentalitetin shqiptar”

  1. tironci says:

    Mjaft me me trajnere te huaj. Ka ardh koha per trajner shqiptare per kombetaren. Njohin ambientin, gjuhen, mentalitetin, si dhe kemi profesioniste te vertet ne dispozicion, prandaj te heqim inferioritetin ne kete pune. Sul Mema eshte perfekt. Cana po ashtu do ishte perfekt si tani, dhe per te ardhmen. Igli Tare do ishte me i persosuri, nqs behet e mundur. Pra, te bejme nje kombetare shqiptare, me shqiptar, me profesionistet tane.

  2. Zz says:

    Mire qekuptove ti mentalitetin shkodran! Rrote kari.

  3. like says:

    :):):).
    ose shqipot nuk jane gati akoma per te dale nga shpellat dhe te perqafojne mentalitetin profesionist europian.

  4. lesh e li says:

    C’futet ketu mentaliteti shqiptare kur lojtaret te gjithe luajne jashte? Apo ta kthejme ne kampionat shqiptare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje