Hysaj: Ndjehem kapiten i kuqezinjve; Mendojmë për Andorrën, jo për Panuccin

24 Mars 2019, 18:58Sport TEMA

Elseid Hysaj, në cilësinë e kapitenit të skuadrës, ishte në krah të trajnerit të përkohshëm Ervin Bulku, në konferencën për shtyp të organizuar para takimit me Andorrën.

Mbrojtësi shkodran i kuqezinjve nuk preferoi të ndalet te shkarkimi i Panuccit, duke kërkuar që skuadra të përqendrohet maksimalisht vetëm te sfida e nesërme me Andorrën, ku fitorja është një detyrim.

Si është situata në skuadër, pas shkarkimit të Panuccit?
Nuk duhet të mendojmë shumë punën e trajnerit, pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme që duhet ta fitojmë patjetër. Duhet të triumfojmë për moralin e Shqipërisë dhe për moralin tonë, ndaj të shohim përpara dhe të përqendrohemi te ky takim. Duhet të fitojmë edhe për të qëndruar brenda objektivave tona.

Ndeshja me Andorrën është nga ato që duhet fituar patjetër. A mendonin se kjo ndeshje nuk vjen në moment të përshtatshëm?
Me njohjen që kam me çunat, jemi të gjithë me mendjen që këtë takim duhet ta fitojmë patjetër. Nuk duhet të mendojmë për asgjë tjetër, por vetëm për takimin e nesërm, të cilin duhet ta fitojmë patjetër.

Si është situata në dhomat e zhveshjes?
Unë besoj se është shumë e mirë, pasi kemi humbur vetëm një ndeshje dhe lufta vazhdon. Çunat janë në formë shumë të mirë, ndaj besoj që e kemi marrë veten edhe moralisht, dhe jemi gati të zbresim në fushë për fitore nesër.

Para ikjes, Panucci tha se disa lojtarë kanë qarë kur mësuan largimin e tij…
Kështu e ka futbolli, me njerëz që ikin dhe të tjerë që vijnë. Ne nuk mund të rrimë pas gjërave, por duhet të shohim përpara, pasi kemi angazhime të rëndësishme. Sigurisht që ka pasur momente mërzitjeje, pasi kemi kaluar edhe momente të bukura me trajnerin Panucci.

A është pak ofenduese për ju, shprehja e Panuccit “këta futbollistë janë”? Nga i buronte gjithë ky mosbesim ish trajnerit?
Nuk e di nga i buronte ky mosbesim, por çdo trajner ka mendimet e veta për lojtarët në dispozicion dhe bën punën e tij me ta. Unë besoj shumë te ky ekip dhe ndonëse ne këta jemi, kam mendimin që do të bëjmë diçka spektakolare. Panucci e ka tërësisht gabim mendimin e tij.

Çfarë di rreth Andorrës dhe performancës së saj?
Andorra është një skuadër shumë e fortë dhe të gjitha skuadrat që luajnë ndaj saj, e kanë të vështirë ta mposhtin, gjë që e pamë edhe me Islandën. Ne kemi marrë të dhënat mbi kundërshtarin dhe shpresojmë që me trajnerin tonë, të gjejmë mënyrën për të marrë 3 pikët.

Ndjehesh 100% kapiten dhe lider i kësaj skuadre?
Besoj që po, pasi çunat janë gjithmonë afër meje dhe unë pranë tyre. Unë besoj se jam dhe shpresoj se do vijoj të jem kapiten i klësaj Kombëtareje.

2 komente në “Hysaj: Ndjehem kapiten i kuqezinjve; Mendojmë për Andorrën, jo për Panuccin”

  1. tifozi says:

    Ky eshte nje tjeter lojtar koti qe di vec te ktheje topat tek lojtari qe ka me prane. Ka humbur ate grinte qe ka patur dikur, kur ndihmonte aksionet sulmuese nga krahu djathte. Kjo performance e tij e ka bere qe trajneri i Napolit ta lere ne stol.

  2. BARDHI says:

    LARGIMI I PANUCIT. NUK ESHTE SE DO VIJE NJE TJETER DHE DO NA NXJERRE NGA SITUATA.DE BIAZIT I ECI FATI SIGURISHT NJE TRAJNER ME PERVOJE DHE NDIQTE EKIPIN E KOMBETARES DUKE E PLOTESUAR DHE DUKE HAPUR HORIZONT LOJTARVEMEGJITHATE NUK ESHTE SE PANUCI E KA FAJIN PER KETO HUMBJE,NJE DITE I MUNGON NE NDESHJE JUVENTUSIT RONALDO DHE ATE DITE JUVENTI DHE ME SKUADER TE JO TE NOVELETTE E TIJ HUMBET.PO KESHTU DHE BARCELONA ,MUNGON MESSI DHE BARCELONA EM ATO LOJTARE ME PERVOJE DHE TALENTE EDHE AJO RRIHET.PO NE SKEMI NJE TITULLARE SA 50 % E PANOS ,REFIK RESMES ,SKENDER JARECIT, LIN SHLLAKUT ETJ ETJ QE KANE QENE SHUME TE TALENTUAR SE KETA TE SOTMIT DHE MGJATE NUK ESHTE SE KEMI SHKELQYER KUSHEDI SE CFARE.U HOQ DORE NGA SHUME PERKRAHJE QE KISHTE FUTBOLLI,ASHTU SI DHE GJITHE SPORTET E TJERA.NE AMERIKE QE NE KLASAT E PARA TE FILLORES U JEPET DREJTIM PER NJE SPORTE TE CAKTUAR.PO KJO NDODHE NE SHUME VENDE TE EVROPES,POR NE NUK KEMI ME AS KLASA SPORTIWVE JO ME SHKOLLA ME DREJTIME TE CAKTUARA.KETO GJERA I PAME SI TE PA NEVOJSHME SE SISTEMI DEMOKRATIK DO NA ZHVILLOJ VETE ,MADJE DHE DREJTUESIT SKA NEVOJE QE TE JENE PERSONALITETE NE FUSHAT QE DREJTOJNE,POR SIC KEMI DHE NE PROVA ,XHENERIKUN MINISTER SHENDETSIJE,ETJ E TJ QE JANE PAFUNDESISHT SHEMBUJTE,SA QE PUNA PERVOJA E SHUME ELEMENTE QE SHOQEROJNE NJERZIT ME STAZH NE PUNE NUK KANE ME VLERA SE DREJTUESIT DUAN NE VARSI KATOC PER KAQOLA. PER TE DREJTUAR SE PERGJEGJESIA ESHTE XERO.DESHTOI PANUCI PO FEDERAT NU KA DESHTUAR? CILA ESHTE PERGJEGJESIA E FEDERATES PER KETE DESHTIM APO E KA PANUCI DHE FEDERATA PO MENDON PER TJETRIN SE KUSHE DO E ZEVENDESOJ.DHE ME TE DREJTE THOHET SE KESHTU HECIN PUNET NE TE GJITHA DREJTIMET ,GJITHEKUND KEMI ARRITUR REKORDE GIUINES NE TE GJITHA FUSHAT ,POR SHYQYR QE SKA REKORDE PER NEGATIVITETE,SE DO ISHIM FATMIRSISHT NE VENDIN E PARE. LULI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje