Edi Reja: Për stolin e Shqipërisë vendos pas ndeshjes me Andorrën!

25 Mars 2019, 17:17Sport TEMA

Shkarkimi i Kristian Panuccit nga posti i trajnerit të Kombëtares shqiptare pas ecurisë së dobët, ka bërë që drejtuesit e FSHF-së të mendojnë për zëvëndësuesin e tij.

Emri më i përfolur për të marrë drejtimin e kuqezinjve është ai i një tjetër italiani, Edi Reja, i cili ishte dhe i pranishëm në Shkodër ku ndoqi nga afër takimin Turqi-Shqipëri, si dhe pati një bisedë të gjatë me presidentin Duka pas përfundimit të ndeshjes.

Ish trajneri i skuadrës së Lazios, në një intervistë për Citaceleste”, ka deklaruar se nesër do të vendosë nëse do e marr ose jo drejtimin e Shqipërisë.

“Dje fola me përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit, kërkova 24 orë kohë që të vendosja. Gjithçka varet nga ajo që do të bëjë sonte përfaqësuesja kundër Andorrës, ishin fjalët e trajnerit 73-vjeçar.

Reja komentoi dhe lënien jashtë të porterit Thoma Strakosha për të cilin u shpreh: “Vonesat janë gjëra që ndodhin, unë e pashë si të tepruar dënimin”, përfundoi Reja.

Në takimin e sotëm Shqipëria do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. (TemA)

1 komente në “Edi Reja: Për stolin e Shqipërisë vendos pas ndeshjes me Andorrën!”

  1. Lennard says:

    Te drejte ke Plako .Panucci ia futi vetes duke denuar Strakoshen.Na denoi dhe NE.Ma thote mendja se te dy rastet e Golave Strakosha do ti kishte shmangur.Hajde per Hajer qofte Z.Reja.Do te nderohesh me Cunat tane. se kane frymezim dhe Deshire per te luajtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje