Shqipëria do të përballet sot me Andorrën në ndeshjen e dytë kualifikuese të Euro 2020. Humbja me Turqinë solli largimin e trajnerit Panucci. Ervin Bulku do të drejtojë ekipin kombëtar në “Estadi Nacional”, ku synimi do të jetë fitorja. Mirëpo dilema e madhe mbetet formacioni me të cilin do të zbresë në fushën e lojës ndaj Andorrës, skuadra jonë përfaqësuese.
Gjatë konferencës së djeshme për shtyp, trajneri Bulku u shpreh se do të vendoset nëse Sadiku dhe Balaj do të luajnë të dy së bashku. Të dy janë alternativat e vetme në qendër të sulmit, pasi asnjë futbollist tjetër nuk kryen dot këtë rol.
Por para se të shkojmë te sulmi, Bulku duhet të vendosë për dilemat në mbrojtje. Hysaj pritet të mbetet në pozicionin e tij natyral, Ismajli e ka vendin në formacion, ndërsa qendra tjetër pritet të jetë Ajeti, duke bërë që të ulet në stol Gjimshiti dhe Veseli. Ndërsa dilema është krahu i majtë.
Ndonëse në ndeshjen ndaj Turqisë ky rol iu besua Frederic Veselit, me shumë mundësi pritet aktivizimi i Naser Alijit, por nuk përjashtohet as mundësia që këtë rol ta marrë Ivan Balliu, që herën e parë luajti si mesfushor krahu.
Në ndeshjen ndaj Turqisë në mesfushë u aktivizua Xhaka, Balliu, Abrashi dhe Memushaj. Në sfidën ndaj Andorrës pritet të ketë ndryshim. Balliu nëse nuk ulet në stol, në rastin e fundit do të kthehet në mbrojtje, ndërsa Kaçe, Abrashi dhe Xhaka pritet të jenë lojtarët të cilët do të vendoset në mesin e fushës. Sulmi është dilema e madhe e ndeshjes së sotme.
Ervin Bulku u pyet dje nëse Balaj dhe Sadiku ishin në formë për të luajtur të dy së bashku sot, por përgjigja e tij nuk i dha shpjegim pyetjes, duke u shprehur se çdo gjë do të vendoset sot.
Gjithsesi, Myrto Uzuni e ka vendin në formacion, ndërsa Bulku dhe Mema, mund të kenë ende pikëpyetje në lidhje me qendrën dhe njërin nga krahët. Gjasat janë që Sadiku të jetë titullar dhe Balaj të hidhet si zëvendësues, ndërsa pikëpyetja e madhe është Abazaj dhe Grezda, për të cilët trajneri do të mendohet ende.
Veseli.u tregua aktiv e I levizshem ore qorra,legena amatore beqira.
Ky Uzuni me turqit binte ne shesh si flete gazete,duket qe eshte investim i Dukes ,per te thene se kampionati shqiptare prodhon lojtare, nga Laci ne kombetare.
2 sulmues Sadikun dhe Balajn me patjeter 90 min me do besh gol mor hajdar?
4 mesfushor fut the Veselin
Shqiperia e ka decisive kete ndeshje duhet 30 min e para te bej golin dhe mdrro skemen