Ish-trajneri i Kombëtares, Astrit Hafizi, i ftuar në “Supersport”, para ndeshjes me Andorrën, komentoi edhe shkarkimin e trajnerit Panuçi, nga ku deklaroi se duhej bërë një zgjedhje më e mirë, duke parë CV e teknikut që do zgjidhej, dhe jo duke parë vetëm atë ekonomike.
“Posti i trajnerit të Kombëtares, është një pozicion i veçantë, një institucion, jo një tender. Nuk mund të bësh një zgjedhje duke parë buxhetet, kjo nuk është çështje ekonomike.
Unë nuk po them që të marrim Murinjon në ekip, që ka një faturë të madhe financiare, por të paktën duhet të ketë një zgjedhje të mirë.
Trajneri vjen me një CV, jo duke parë vetëm anën financiare. Duhet parë edhe nga vjen ky trajner, pastaj, nëse ti do të fitosh diçka, duke marrë një trajner me pak kosto, kjo është gjë tjetër. Mendoj se zgjedhja e Panuçit nuk ka qenë e mirë.
Duka, që nuk vjen nga fusha e futbollit në krye të federatës, si Saviçeviç te Mali i Zi apo Boniek te Polonia, duhet të ketë këshilltarë të zotë, ku të mbështetet për të marrë vendimin e trajnerëve të rinj.” – deklaroi Astrit Hafizi.
I kemi premtuar Italisë tranjer të tyre. (së paku deri në Botëror 2022.)