Kosova e para në botë. Brazili, Anglia dhe Serbia e shohin nga pas

26 Mars 2019, 10:39Sport TEMA

Përfaqësuesja e Kosovës u ndal në barazim 1-1 ndaj Bullgarisë, në një ndeshje ku “Dardanët” patën të gjitha shanset për ta fituar, duke parë lojën dhe rastet që lojtarët e trajnerit Challandes krijuan.

Gjithsesi Kosova ia doli të qëndrojë e pamposhtur për ndeshjen e 12-të radhazi, duke vendosur rekord botëror sa i takon ndeshjeve radhazi që nuk ka pësuar humbje.

Skuadra me lojtarë të rinj, por me talent të madh ia ka dalë të jetë e pamposhtur që nga nëntori i vitit 2017.

Më pas vijoi me Ligën e Kombeve përgjatë vitit 2018 dhe së fundi me dy barazimet ndaj Danimarkës dhe Bullgarisë, ndeshje të cilat mund t’i kishin fituar.

Ndeshje të pamposhtur:

Kosova – 12

Afrika e Jugut – 11

Mali – 9

Kolumbi, Bregu i Fildishtë, Portugali dhe Serbi – 8

Brazil, Angli, Marok, Nigeri dhe Katar – 7

3 komente në “Kosova e para në botë. Brazili, Anglia dhe Serbia e shohin nga pas”

  1. ¿ says:

    Dhe Kosovari që fitoi llotarin euro million, po financon skuadrën Kosovare te bashkisë së Brukselit Scharbeck.

  2. Bruzh says:

    Ne Kosove cdo gje dhe padyshim futbolli kane superorganizim dhe disipline.
    Ketu te ne , primare jane pazaret dhe korrupsioni
    Shqiperia vazhdon akoma mesjete, mjafton te shohesh kazanet siper pallateve….me tej , pa koment
    ..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje