Kukësi-Partizani do të jetë superndeshja e fundjavës në Kategorinë Superiore. Dy skuadrat do të përballen në “Loro Boriçi” në një ndeshje e cila mund të vendosë shumë, por që do të kushtojë edhe… shumë.
Për ata që janë të interesuar të shkojnë, bëjnë mirë që të thyejnë “derrkucin e kursimeve”, duke qenë se bileta më e lirë është 10 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Tribunën VIP do të jetë 20 mijë lekë të vjetra.
Ka qenë vetë klubi verilindor ai që ka zyrtarizuar këto çmime, duke befasuar jo pak.
Dakord që flitet për një supersfidë, por 10 mijë lekë për një ndeshje të kampionatit shqiptar në çdo sektor të stadiumit, duket disi e çuditshme…
Pikërisht aq kushton një biletë për një ndeshje të kombëtares së Shqipërisë, kundër një rivali të mesëm.
Me duket nje titull bombastik, sikur ka ndodhur hataja.
Gazetari duhet ta di se cmimet i vendos privati dhe tregu reagon.
Ku eshte skandali ketu?
Shkrime te tilla tregojne sa se poshte eshte niveli i pergjithshem ne Shqiperi dhe vecanti i gazetareve te rinj qe fatekeqesisht nuk e kane idene e gjerave
Sapo bleva nje bilte per Liverpool – Totenhem per 300 pound. Desha qe e bleva, nuk me detyroi njeri.
A eshte e shtrenjte po, por tregu vendos
Te njejten bilete edhe mund ta shes per 500 pound pas 2-3 diteve, tregu vendos