Pas ndeshjes së fituar 0-3 nga ana e Kombëtares së Shqipërisë ndaj Andorras, mediat vendase kanë bërë një përmbledhje të sfidës.
Në to thuhej se Shqipëria e dominoi takimin dhe përfitoi mjaft mirë në dy rastet që Andorra gaboi, duke shënuar me anë të Armando Sadikut dhe Bekim Balaj.
Ndërkohë që mediat e Andorrës, nuk kanë lënë pa përmendur edhe paraqitjen e mirë nga ana e Uzunit.
Por, ajo çka ka bërë më shumë përshtypje ishte komenti për golin e tretë të pësuar, teksa faji ka rënë mbi arbitrin kryesor.
Sipas “El Periodic”, gjyqtari slloven i ndeshjes akordoi një faull në kohën shtesë të pjesës së dytë nga ku erdhi dhe goli i tretë i Abrashit, teksa pretendohet se arbitri mund ta kishte kursyer pasi faulli nuk ishte plotësisht i merituar dhe për më tepër koha shtesë ishte në skadencë.
“Andorra pagoi shtrenjtë dy gabime të mëdha dhe Abrashi mbylli ndeshjen në mënyrë të padrejtë në sekondat e fundit pasi arbitri akordoi një faull të panevojshëm kur ndeshja duhej të kishte përfunduar ”, thuhej në median vendase.
MJAFT SE ESHTE TURP TE MERENI ME NJE VEND ME 85.000 BANORE ..!
Keshtu thame edhe ne kur na e futi Tirqija. Edhe Basha mbas dy vjetesh deklaron se ja futi Rama por tani e ndjeu.
Po qe lojtaret e Andores u treguan kasape ne fushe, a e thone mediat e atij vendit?
Nje faull jepet si denim ne cdo kohe, pamvaresisht se eshte ne fillim apo ne fund te shtese.
Duhet thene se ekipi yne nuk rezultoi fatal ne shume raste te krijuara, pasi akoma ka problem me konkludimin para portes, por perseri Shqiperia e meritoi fitoren.
Goli i 3 ndoshta do jete ai qe do na japi shume. Kombetarja eshte ne proces rinovimi dhe rigjetjen e shpirtit si perpara Euro 16. Per keto eliminatore duhet te luaj per vendin e 3 , kundeshtari direkt eshte Islanda. Ashtu si ne euro16 Ishte surprisa si Shqiperia .te Shpresojme qe Franca te kualifikohet si è para tek grupi jone dhe nga Nation league.
Late nam, fituam me Andoren thuani…Andora sa nje lagje e Tiranes eshte…humbem me Tuqine 2-0 , do humbim edhe me Francen edhe Islandes, edhe mbrapa ngrini syte nga qielli…Ekip puplash….