A ka lidhje midis vaksinës MPR dhe sëmundjes së autizmit? Ja rezultatet e studimit të ri

27 Mars 2019, 15:38Shëndeti TEMA

Vaksina MPR, që mbron njerëzit që në fillim të jetës nga sëmundjet e fruthit, shytave dhe rubeolës, nuk shkakton zhvillimin e çrregullimeve të spektrit të autizmit (DSA).

Ajo që e përsërit këtë përfundim në faqet e revistës “Analet e Mjekësisë së Brendshme”, është një studim i ri i studiuesve të Institutit të Serumeve Statikë në Kopenhagë të Danimarkës.

Hulumtimi, siguron konfirmimin e 11-të, se vaksinat nuk e rrisin rrezikun e prekjes nga autizmi, dhe se nuk ka ndonjë lidhje shkak-pasojë midis vaksinimeve dhe këtij çrregullimi.

Vaksina MPR

Për të hetuar lidhjen e mundshme ndërmjet vaksinës MPR (që merret në dy doza:njëra rreth moshës 1-vjeçare të fëmijës, dhe tjetra para fillimit të shkollës), dhe çrregullimeve të spektrit të autizmit, ekipi i sdutiuesve mblodhi të dhëna nga 657.461 fëmijë të lindur në Danimarkë, midis viteve 1999 dhe 2010.

Nga këta, 6.517 ishin diagnostikuar me spektrin e autizmit. Krahasimi i fëmijëve të vaksinuar me MPR, me ata të pa vaksinuar, tregoi se nuk kishte ndonjë dallim në aspektin e rrezikut të zhvillimit të çrregullimeve të spektrit të autizmit.

Përveç kësaj, hulumtuesit vlerësuan rrezikun e autizmit tek nëngrupet e fëmijëve më të “prekshëm”, domethënë që konsiderohet se janë në një rrezik më të madh. Në asnjë nga rastet, në prani të faktorëve të rrezikut, fëmijët e diagnostikuar me DSA, nuk u vu re ndonjë lidhje midis vaksinës dhe autizmit.

I njëjti rezultat, edhe për vaksinat e tjera pediatrike. Ky studim thonë hulumtuesit, është konfirmimi i 20-të i faktit se nuk ka një lidhje shoqëruese, ose shkak-pasojë ndërmjet vaksinës MPR, dhe rrezikut të zhvillimit të autizmit.

Refuzimi i vaksinave

Megjithëse një numër gjithnjë e më i madh studimesh, po përsërit se nuk ka lidhje shkakësore ndërmjet vaksinave dhe autizmit , kjo “lidhje” e paprovuar, është konsideruar prej kohësh një shkak shqetësues.

Ajo është vetëm një nga faktorët e çështjes më komplekse, dhe më të gjerë të refuzimit të vaksinave që Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka identifikuar midis 10 kërcënimeve më serioze për shëndetin global për vitin 2019.

Në fakt, OBSH shkruan:”Hezitimi ndaj vaksinës, d.m.th refuzimi për t’u vaksinuar pavarësisht nga disponueshmëria e vaksinave, rrezikon të zhbëjë përparimin e bërë në luftën kundër sëmundjeve të parandalueshme nga vaksina”.

Vaksinimi, është një nga mënyrat më pak të kushtueshme për të shmangur sëmundje të caktuara: ai parandalon aktualisht 2-3 milionë vdekje në vit, dhe 1.5 milionë tjera mund të shmangen nëse do të përmirësohet mbulimi global i vaksinimit”.

Rrikthimi i sëmundjes së fruthit

Viti 2018, është përcaktuar si viti i rikthimit të fruthit në rajonin evropian (por jo vetëm), megjithë progresin e bërë me vaksinat.

Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në 47 prej 53 vendeve të rajonit evropian, janë të regjistruar mbi 82 mijë raste (dhe 72 vdekje) të prekura nga kjo sëmundje, duke krijuar kështu një rekord të ri.

Në fakt, kjo shifër është 3 herë më e lartë se në vitin 2017, dhe 15 herë më e lartë se në 2016-ën. Shkaku kryesor i rrikthimit të kësaj sëmundjeje, ështe mungesa e vaksinimit.(“Galileonet” – Bota.al)

7 komente në “A ka lidhje midis vaksinës MPR dhe sëmundjes së autizmit? Ja rezultatet e studimit të ri”

  1. Otistiket e Meros says:

    Sa me shume reklamoni ketetrushplarje aq here shtohen femijet me Otizem, o zagaret e Meros.

  2. Andrea R. says:

    Ate çfare po u fshihni njerezve, eshte se studimi danez eshte komisionuar nga Fondacioni Rockefeller – i njejti qe ka themeluar mjekesine horror (sidomos farmakologjine) te quajtur “zyrtare”.

    Dhe per me teper, i njejti fondacion qe nepermjet tentakulave te tij nder-qeveritare, kontrastoi, censuroi e bllokoi kete skandal te tmerrshem me vaksinen anti-HPV, qe shkaterroi jetet e mijera adoloshenteve daneze: https://healthimpactnews.com/2015/tv2-denmark-documentary-on-hpv-vaccine-shows-lives-of-young-women-ruined/

    Kam jetuar mjaftueshem ne Danimarke, per ta pare me sy nga afer efektin shkaterrues te vaksinave.

    Keshtuqe, boll me propaganden Rockefeller-OBSH mbi efikasitetin e vaksinave, vaksinimi anullon ne menyre te pakthyeshme imunitetin natyror te trupit, duke e kthyer çdo te vaksinuar ne nje pacient te perjetshem, qe s’mund te jetoje me pa doktore e ilaçe.

    Publikojeni ju lutem,
    Andrea Radi

    1. albi says:

      Eshte e turpshme kjo qe beni! Me keto argumente idiote kunder vaksinimit vini ne rrezik jeten e te gjitheve ne. Me teza boshe, te pabazuara askund, me teori konspiracioni 2 lekshe, nje tufe injorantesh behen kercenim per te gjithe. Duke u bazuar ne studime qe jane terhequr edhe nga vete autoret ose qe kane dale ashiqare te manipuluar qellimisht, hidhet hi syve ndaj njerezve, duke i prekur ne piken e dobet qe jane femijet, duke mbjellur faren e skepticizmit, qe gjen terren fertil ne dheun e injorances qe fatkeqesisht eshte ulur kembekryq ne kete vend.
      Dikush thote Rockefelleri, dikush tjeter Sorosi apo ndonje hebre tjeter, dikush thote farmaceutika e dreqi e merr vesh se kush, por hapni syte, jane vetem hamendesime, pa asnje argument shkencor dhe pa asnje fakt.
      Te perkrahesh e aq me teper te perhapesh teori te tilla, ju vendos ne te njejtin kandar me ata qe nuk besojne ne ngrohjen globale, apo akoma me keq, me ata qe besojne se toka eshte e sheshte, por me ndryshimin e madh qe keta te fundit, nuk po behen pergjegjes per vdekjen e askujt, kurse ju qelbesira qe perhapni kete teori kriminale, keni mbi shpatullat tuaja pergjegjesine e cdo femije te semure apo te vdekur nga fruthi, rubeola apo cdo semundje tjeter qe parashikon vaksinim.

      Turp tju vije!!!

  3. M says:

    Vaksina treshe kunder fruthit rubeoles dhe shytave ka nje permbajtje te konsiderueshme merkuri, keshtu qarkullojne fjale. Ka femije qe e perballojne kete doze,por edhe nga ta qe u krijon shqetesime, Flitet qe doza e dyte eshte edhe me problematikja. Gjithsesi vaksinat mbrojne femijet. Ne se nje femije 2-3 vjec eshte i vogel dhe nenat i friksohen kesaj doze le tua bejne kur ata jane pak me te rritur, pasi kjo vaksine te mbron nga fruthi, sidomos kur ai eshte epidemik. Keshtu kam vepruar personalisht.

    1. Andrea R. says:

      Pse vetem merkur?
      Ja çfare permbajne sipas fletushkave ilustrative – qe fatkeqesisht askush s’konsulton: https://childrenshealthdefense.org/news/toxic-vaccine-ingredients-the-devils-in-the-details/

  4. e drejta e c´do njeriu says:

    o shqiptare mos i vaksinoni femijet se vaksina eshte krim helm felliqesire dhe pun e firmave gjigante qe perfitojne nga kjo helm dhe mbi te gjitha propagande e grupacioneve dhe shoqatat e sekteve qe lobojne per kete ceshtje ka shum raste qe femijet jan vaksinuar por prap i ka zene semundja.

  5. d says:

    Po pra po. Pyetje per ju o te ndritur. Sa veta ka shpetuar vaksina kunder poliomelitit? (per shembull)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje