STUDIMI: Sheqeri i tepërt shkakton tumor në zorrën e trashë

23 Mars 2019, 13:12Shëndeti TEMA

Sipas një studimi të ri sheqeri i tepërt është një ndër faktorët kryesor të kacerit në zorrën e trashë.

Shkencëtarët në qendrën mjekësore të Well Cornell në Nju Jork, në bazë të një eksperimenti të kryer tek minjtë në laborator, shprehen se niveli i lartë i sheqerit që përmbanin biskotat, akulloret dhe kryesisht pijet energjike mund të nxiste zhvillimin e tumoreve kancerogjene në zorrën e trashë.

Ata vëzhguan se minjtë që konsumuan një sasi të lartë sheqeri, në mënyrë të menjëhershme patën fryrje të zorrëve. Çfarë mund të themi për të gjithë sasinë e sheqerit që konsumojnë njerëzit çdo ditë, të cilët konsumojnë rreth 12 produkte me bazë sheqeri në dite.
Lewis Cantlei, bashkëautor i studimit tha se ky vëzhgim tek minjtë, mund të shpjegojë se pse rritja e konsumimit të pijeve apo ushqimet e ëmbla mund të shkaktojë kancerin e zorrës së trashë, kryesisht tek grup mosha 20-50 vjeç.

Shkencëtarët sugjerojnë se duke kuptuar se çfarë e shkakton sëmundjen, mund të kemi mundësi për ta trajtuar atë më mirë.

Disa ekspertë kanë paralajmëruar se eksperimenti u krye te minjtë dhe të dhënat nuk mund të jenë të njëjta edhe për njerëzit.

Pedagogu Michael Skilton nga universiteti i Sidneit, i cili nuk ishte i përshirë në studim, shprehet se është i impresionuar nga hulumtimi, por paralajmëroi se gjetjet nuk mund të përfshinin dhe njerëzit.

“Pavarësisht se sheqeri nuk ka efekt të drejtpërdrejtë në zhvillimin e tumoreve, ky hulumtim tregon se njerzit duhet të jenë të kujdesshëm për sasinë që përdorin” shton ai.

Ndërsa autori kryesor i studimit Marcus D. Goncalves u shpreh se studimi tregon se niveli i sheqerit që përmbante shurupi që konsumuan minjtë brenda një kohë shumë të shkurtër mund të rezultojë fatal edhe për njerëzit.(Daily Mail, gazeta SI)

1 komente në “STUDIMI: Sheqeri i tepërt shkakton tumor në zorrën e trashë”

  1. Vedat Shehu says:

    Ky konkluzion është pasojë e arsyetimit sipërfaqësor të shkakut që tek minjtë, që i janë nënshtruar eksperimentit duke konsumuar doza të larta të sheqerit, është zhvilluar tumori i kancerit në zorrën e trashë. Shkaku nuk mund të jetë konsumi i tepërt i sheqerit në vetvete, por kushtet e funksionimit të aparatit tretës që kanë shkaktuar devijimin e riprodhimit të qelizave në paretet e zorrës së trashë. Devijimi shkaktohet prej ngacmimit të qelizave nga një faktor i jashtëm dëmtues (grimca të forta mikroskopike, flukse rrezatimesh, flukse virusesh, gryerje prej kalimi materialesh të forta, goditje mekanike, infeksione të zgjatura) . Ngjanë sikur sheqeri në solucionin e lëngut që asimilohet qysh në zorrët e holla, nuk ka sesi të jetë ngacmues i qelizave të zorrës së trashëdhe të devijojë kodin gjenetik të riprodhimit dhe, në vend që të riprodhojë qelizat identike që zëvendësojnë ato të dala jashtë funksionit, prodhojnë qeliza përbindësh të mishit të huaj, kancerit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje