Krerët e Partisë Demokratike duke dashur të destabilizonin Shqipërinë, vranë veten politikisht

27 Mars 2019, 17:21Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela 

Berisha dhe të gjithë deputetët e Partisë Demokratike hoqën dorë nga mandati i deputetit.

Me këtë akt mendonin të gjenin shkakun e një revolte popullore gjithëkombëtare. Por skema që kishin në mendje iu dështoi.

Kurse tani, që para dy ditësh, vetë Lulzim Basha është nën hetim për financimin e Partisë së tij me 650 mijë dollarë të dyshimtë, që mendohet se janë të ardhura nga lobet ruse antiamerikane. Ose, ndoshta, nga qarqe të tjera të aktiviteteve të krimit ndërkombëtar.

Hetimi i kësaj pagese po vazhdon në Amerikë dhe në Britani, por tani sapo ka filluar edhe në Shqipëri. Këto janë të dhënat e deritanishme.

Siç shihet, gjithçka po flet për një histori të hidhur, por krerët e Partisë Demokratike që janë marrë me këto fonde të dyshimta, tani nuk janë më as deputetë të Kuvendit të Shqipërisë.
Atëherë?

Shenjat janë që Berisha dhe Basha kanë dashur që dorëzimin apo djegien e mandateve të deputetit ta kishin nën një akt fiktiv, i cili mund të vetëqëndronte i tejzgjatur në kohë. Ata do kërkonin kështu që ta zgjasnin në kohë dorëzimin e mandateve të deputetit.

Skema e tyre ishte që dorëzim i fiktiv i mandateve, të krijonte afekt shoqëror. Duhej të fillonte ecejakja e korrigjimit të dokumentave, i cili, duke u zgjatur në kohë, mund të bëhej një reaksion zinxhir presioni ku, dhe ndërkombëtarët, sidomos politika amerikane, do të tërhiqej.

Për të krijuar këtë skemë apo këtë skenar, Berisha mendoi që duke i plotësuar me gabime aktet e dorëzuara të vetëtërheqjes nga qenia deputet, do të krijohej raporti i zvarritur i “plotësimit të dokumentacionit”, dhe kjo do të zgjatej për të thënë se “po na bllokon Partia Socialiste”.

Mirpo këtë skenar nuk e realizuan dot dhe iu rezultoi një budallallëk. Kjo sepse, as Kryetari i Kuvendit dhe as KQZ, me të drejtë, nuk u morën me vogëlsira të shkresave por me shprehjen e vullnetit të deputetëve të vetëtërhrqur nga mandati.
Të gjithë deputet ë PD – së dhe ata të LSI-së u eliminuan nga qenia deputet, dhe KQZ filloi pa vonesë zëvendësimet.

Koha menjëherë bëri përpara, dhe, edhe me ndihmën e politikës amerikane dhe asaj gjermane, në Parlament kanë hyrë ndërkohë zëvendësuesit e deputetëve të dorëhequr. Sigurisht një akt mëse normal ky dhe brënda kërkesës kushtetuese.

Por, tani që në Parlament janë 94 deputetë, çfarë ka sjellë kjo në politikën shqiptare?

Naiviteti i vetëflijimit të Berishës dhe Bashës; po kuptohet se ka shqetësuar shumë Edi Ramën. Ai siç duket me mendjelehtësi ka shpresuar te presioni i Berishës për të bllokuar Reformën në Drejtësi, dhe tani ka mbetur krejt i zbuluar. Rama është i rënë, me një politikë të bllokuar dhe pa fare forcë e pa dëshirë.

Është në një torturë të brendshme dhe prandaj po vjen vërdallë pa ditur të bëjë asgjë, dhe mdje as dhe të thotë dot ndonjë gjë. Vetëm tjerr fjalë fyese dhe shprehje pa kuptim, sepse nuk do që t’i nënshtrohet fatit të tij.

Rama asgjë nuk bën dot më. Reforma në Drejtësi do të vijojë pa ndërprerje.

Do të vijojë gjithashtu skartimi i gjyqtarëve të korruptuar, dhe, në të njëjtën kohë, tani që numri në Parlament është i garantuar, brenda një muaji do të jetë gati edhe SPAK-u. Dalja e SPAK-ut do t’ia heqë edhe Ramës çdo mundësi për bllokimin e Reformës.

Pa dalë mirë pranvera, kuptohet se duhet të fillojë goditja penale e korrupsionit të lartë politik të të dyja krahëve. Kjo tani është evidente.
Po revoltat popullore të opozitës çfarë mund të sjellin? Po makthi i Edi i Ramës çfarë mund të na sjellë?
Asgjë.
Pas denoncimit që po i bëhet Bashës për financimin enigmë dhe pas plotësimit të numrit të deputetëve në Parlament, asgjë nuk mund të ndodhë më në Shqipëri.

Denoncimi i Bashës dhe grupit dirigjent të Partisë Demokratike, do ta çmobilizojë revoltën e shqiptarëve, sepse tani kuptohet qartë që kjo revoltë po kërkohet për interes të korrupsionit dhe jo për interes të shqiptarëve.

Nga ana tjetër, Parlamenti duhet të shpejtojë ristrukturimin institucional të shtetit shqiptar dhe njëherësh edhe të organeve që përbëjnë SPAK-un. Por, menjëherë pas kësaj, do të nisë konkretisht hetimi i elitës politike shqiptare të të dy krahëve të politikës. Kjo, sigurisht që do t’i sjellë risinë e vet Reformës shqiptare për drejtësi.

Dhe kjo risi patjetër që duhet të drejtohet nga një qeveri teknike e cila nuk duhet të ketë lidhje me politikën, por vetëm me drejtimin teknik dhe profesional të shtetit shqiptar. Kjo qeveri duhet të vijojë derisa të përfundojë me sukses e gjithë baza ligjore e sigurimit të drejtësisë dhe të ristrukturimit për administrimin e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Sigurisht, të të parit proces zgjedhor që do të sigurojë votën e lirë në Shqipëri.

15 komente në “Krerët e Partisë Demokratike duke dashur të destabilizonin Shqipërinë, vranë veten politikisht”

  1. Tani says:

    Avokat,
    E more dhe cekun e kesaj rjave ti rrace te kuqsh

    1. Vari leshte says:

      Partite e kane vrare veten politikisht ketu e 25 vjet. Te gjitha pa perjashtim. Po thuaj qe bejne palle ariu sa te kene kete popull budalla si puna e ketij Tanit ketu me siper.

    2. Prind says:

      E vrane veten pa dashje, duke i bere nderin me te madh shqiptareve. Ne fushen e shahut, i nxoren zbuluar mbretin dhe mbretereshen bashke, duke i dhene mundesine Rames te beje sheh- shah mat.

  2. Engjelli says:

    Ngjela ke filluar te behesh i pabesueshem.
    Gjoja per tu treguar i barazlarguar nga dy partite e medha, ne ceshtjen e reformes ne drejtesi ti barazon Ramen me Berishen dhe Meten.
    Ndoshta per shkak te moshes dhe profesionit si jurist, mund te ishit me i drejte me Ramen pasi nuk ta bason kush se Rama eshte kunder reformes ne drejtesi.
    Rama e ka shpallur si nje nder prioritetet e Programit te PS, berjen e reformes ne drejtesi dhe kishte kohe qe u kerkonte amerikaneve krijimin e FBI-se shqiptare. Kjo eshte e vertete.
    Pervec kesaj, Vete Rama u lutej Berishes dhe Metes te firmosnin si te donin, vec te miratohej kjo reforme.
    Pra pse duhet ti ngarkojme Rames ate qe nuk e ka?
    Ti ke te drejte se Rama nuk e ka mbajtur fjalen qe ti te beheshe minister. Gabim (ne se eshte keshtu), por jo hakmarrje….ke moshen, aftesine dhe integritetin e duhur per te thene te vertetat.

    1. Komentruesi says:

      Dakord plotesisht sa thot komentuesi Engjelli.Jane te verteta ato qe thot ai.Ngjela i fut te gjithe ne nje thes,ndoshta nga inati.

  3. Labi says:

    Foli ky “truri” ?

  4. Koba says:

    Ne Qenef te gjithe te Korruptuarit.SPAK tu bjere te gjithe Paleve qe kane tjerrur ne dem te popullit dhe te Shqiperise.Analiza me pelqeu.

  5. ermiri says:

    Po me Ramen c’ke xhanem?

  6. Tironsi says:

    Vari lesht kur i thuhet exhe ketij avokat.perserit veten ne cdo shkrim.O mjeshter po mos ishte vullneti i Rames,qe ti e ke hale ne sy, nje m…te madhe do ishte bere rwforma ne drejtesi

  7. Drejtesia says:

    Avokat qe drejtesia nuk do kurseje nga e djathta dhe e majta kjo dihet,por nuk thua asnje fakt se si Rama ka penguar reformen.E permend per kompesim apo per te qene interesan.Ne lexuesit mendojme se keshtu behesh bajat e jo interesant.Po te mos ishte Rama kjo reforme nuk beheshe,pavaresisht se Ai e di qe mund ta godase ajo.Kjo tregon guximin dhe figuren e nje burri shteti.

  8. Asper says:

    E habitshme me sa zell kerkon ta bjerre edhe ate pak, cka i ka mbetur pa rrjedhur, prej intelektit te vet. Para se te kuptonte qe sbehej minister drejtesie, ishte ne antipod te qendrimeve te tanishme.

  9. varfanjaku says:

    Ore Taku leri keto dengla se si ha me njeri po na thuaj a ke marre ndonje gje vesh nga miqt e tu ne Amerike ,se me siguri ata pertej Atlantikut duhet te te kene thene se si del ndeshja Islande -Shqiperi dhe me Moldavine!Te na trego te vendosim ndonje bast !Po per kohen javen qe vjen si eshte ta kane thene Amerikanet ,se dihet qe po thane ata diell dije se do bjere shi e po te thane shi dije se eshte kohe e mire!Keto na interesojne ne te varferve e leri ato qe te ha meraku tu se sjane per ne!

  10. Bureto says:

    Avokat! Ja ta konsiderojmë prognozën tënde të saktë. Dhe mbasi të ngrihet SPAK , të krijohet një qeveri teknike, e cila të mos ketë influencë politike. Si psh me ty ministër drejtësie, pir kryetar i një partie!! Po meqë jemi republikë parlamentare, a nuk ëshyë parlamenti organi më i lartë ku bëhet politikë? Atëhere deri në zgjedhjet e reja të parakohshme a nuk do ta luajë topin (politikën) aty përsëri maxhoranca socialiste. Apo do mbyllet dhe parlamenti? A do iniciojë ligje qeveria teknike? Po do thuash, se ndryshe si do vijojnë reformat? Po këto ligje ku do të miratohen? Sigurisht në parlament, pra qeveria në veprimtarinë e saj do tëj etë e kushtëzuar përsëri nga politika. E pra pa politikë asgjë nuk mund të bëhet. Kështu zoti Ngjela, leni përrallat me qeveri teknike. Sipas kushtetutës zgjedhjet politike bëhen çdo 4 vjet. Nëse krizat politike diktojnë zgjddhje të parakohshme, gjë që mund të ndodhë, dhe unë them që do të ndodhë, ato i ka në dorë maxhoranca e sotme(Rama) t’i iniciojë ose jo. Që të konfirmojë kështu, ose jo, përkrahjen popullore. Dhe kjo mund të ndodhë mbasi të mësohen disa ecuri si: hapja ose jo e negociatave në qershor, rezultatet e zgjedhjeve lokale, krijimi i SPAK, Gjykatës Kushtetuese e të Lartë etj. pritshmëri. Nëse Rama deri atëhere konsideron, edhe nën presionin pozitiv të ndërkombëtarëve, veçanërisht amerikanëve, se për të zgjidhur (riparuar dëmin që sjell djegja e mandateve dmth gomarllëku i Berisha-Meta me mashat e tyre Basha-Kokëmadhi) vëndi do duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, atëhere ato do të ndodhin. Në vjeshtë apo në pranverën e vitit që vjen kjo s’ka rëndësi. Kjo është e vetmja rrugë demokratike dhe kushtetuese. Të ndërtohet qeveria se kështu do Luli e Monika, apo në një kohë tjetër kushdo, kjo nuk mund të ndodhë. Politika nuk është oreks, por pos të tjerave, është vizion.

  11. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Shqiperia eshte e vetstabilizuar, mjafton ti permendesh emrin Shqiperi destabilizon te madh dhe te vogel.
    Pordh me rigon avokat si gjithmone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje