Eduardo Reja, ish-trajneri i Napolit, Lacios dhe Atalantas, ende nuk ka shuar dyshimet e fundit edhe pse fillimisht ishte drejt refuzimit të kombëtares.
Italiani ka qenë dhe është ende kandidati numër “1” i zgjedhur nga Duka, pas disa konsultave me personazhe jashtë Shqipërisë, ndërsa personi në fjalë shtyhet edhe nga Claudio Lotito, që e njeh mjaft mirë.
Por, ka një problem që lidhet me ndihmësin e tij.
Reja do të donte Calorin bashkëpunëtor te Shqipëria, por ky i fundit është ende nën kontratë me Ternanan, edhe pse i shkarkuar, ndaj edhe të lirohet do të jetë e vështirë. Vetëm nëse do të falte pjesë të rrogës së tij, për t’u kompensuar nga federata shqiptare e futbollit.
Për këtë arsye, Reja kërkon 48 orë kohë për të zgjidhur këtë situatë, ndërsa mbetet në pistë edhe De Canio, kërkesa ekonomike e të cilit është diku te 300-350 mijë euro në vit, bashkë me stafin që do të merrte me vete.
Bashke me Panucin,duhet te ishte larguar dhe Duka !
Arsyeja,zjgjedhja ishte e tija.
Panuci u shkarkua vetem per nje ndeshje,eliminatoret sapo kishin filluar.
FSHF duhet te reformohet,koha nuk pret.
Prurjet kosovare po shterojne,”talentet” e moshave nuk premtojne,shqiptaret e konvertuar ne evropian,po distancohen nga ekipi yne kombetar.
Duka duhet te largohet per gabimet e tij,mugesen e perspektives te ekipit kombetar te futbollit.
Një tranjer që s’do bëjë rezultate politike në ndeshje i duhet tifozëve kuqezinj.