Tashmë është zyrtare. Bajerni i Mynihut ka bërë edhe blerjen e dytë zyrtare për sezonin e ardhshëm dhe sërish ka marrë një mbrojtës, pas Pavard.
Me anë të faqes zyrtare n ë rrjetet sociale, klubi i Atletiko Madrid ka bërë të ditur se është arritur akordi me klubin bavarez për transferimin në Mynih të mbrojtësit Lukas Hernandez.
Klubi spanjoll i kishte ofruar rinovimin francezit, por dëshira e lojtarit ishte që ai të ndërronte ambient dhe tashmë kë zgjedhur të shkojë në Gjermani për të veshur fanellën e një klubi të madh si Bajerni i Mynihut.
Drejtuesit e Bajernit e kanë bërë të qartë kohët e fundit se nuk do të kursehen për përforcimin e ekipit këtë verë dhe për mbrojtësin e majtë kanë shpenzuar jo pak, por 80 milion euro, pasi kaq është klauzola për Lukas Hernandez. Një shifër e pazakontë kjo për bavarezët.
Lukas Hernandez luan në rolin e mbrojtësit të qendrës dhe të mbrojtësit të majtë. Kampioni i botës te Franca luajti në krah.