Çmimi i biletave ndaj Partizanit irriton edhe tifozët e Kukësit: Turp! Kthejeni në paund

27 Mars 2019, 09:50Sport TEMA

Java e 26 e Kategorisë Superiore nis të premten me takimin mes Kukësit dhe Partizanit, i planifikuar që të luhet në ‘Loro Boriçi’ duke nisur nga ora 18:00. Pas pauzës për shkak të ndeshjes së Kombëtares, futbolli shqiptar rikthehet me një supersfidë që mund të përcaktojë edhe fatet e titullit kampion për këtë sezon, ndërkohë që kryesia e Kukësit duket se e ka të nevojshme të luajë e qetë dhe pa tifozë në një ndeshje kaq delikate.

Në këto kushte, ndeshja është menduar të luhet në Shkodër, ndryshe nga ndeshjet e tjera që luheshin në Elbasan. Shkak për këtë zhvendosje është bërë distanca mes kryeqytetit dhe Shkodrës, si edhe dita e premte që është një ditë pune dhe jo pushimi. Sakaq, Kukësi e ka tepruar edhe me çmimin e biletave, duke qenë se bileta më e lirë kushton 1 mijë lekë të reja, ndërkohë që më e shtrenjta 2 mijë lek.

Kundër këtij vendimi për çmimin e biletave, kanë dalë edhe vet6ë tifozët e Kukësit të cilët e konsiderojnë diçka të turpshme, ndërkohë që nuk hezitojnë që të përdorin edhe ironi në komentet e tyre në rrjetet sociale. “Turp, a jeni në terezi me këto çmime”, “Kthejini më mirë në paund”, ishin disa nga komentet e tifozëve verilindorë.

   

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje