U19 / Shqipëria e Nevil Dedes mundet nga Maqedonia Veriut!

26 Mars 2019, 15:12Sport TEMA

Kombëtarja shqiptare e 19 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Nevil Dede, është mundur në ndeshjen e dytë miqësore ndaj përfaqësueses U-19 të Maqedonisë Veriore me rezultatin 2-1.

Ndeshja u zhvillua ditën e sotme në stadiumin e qytetit të Ohrit në orën 13:00.

Kuqezinjtë e rinj e filluan ndeshjen shumë mirë, duke dominuar kundërshtarin dhe duke krijuar raste shënimi, raste të cilat u konkretizuan në minutën e 10-të me golin e shënuar nga Armando Broja.

Në minutën e ‘40 fqinjët maqedonas kanë arritur të barazojnë rezultatin me anë të numrit 6 Jeton Dauti. Në pjesën e dytë skuadra e trajnerit Dede u ndëshkua me një penallti që u shndërruar në gol nga Agron Elezi në minutën e 53. 19 vjeccarët tanë reaguan në lojë, duke vazhduar të sulmojnë por pa arritur të konkretizojnë rastet e shumta që kanë krijuar në këtë ndeshje.

Shqipëria U-19 zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Toska, Shima, Murati, Rexhepi,  Bajrami, Morina, Bozhanaj, Karica, Shehu, Mehmeti dhe Broja.

1 komente në “U19 / Shqipëria e Nevil Dedes mundet nga Maqedonia Veriut!”

  1. likja says:

    SHIKONI kta djemt shqiptar te maqedonis ti merni ne komtare sa nuk esht von ate boni , po se humen 19 vjeçaret nuk esht tragjedi e modhe ne humim rregullish gjithmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje