Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, Ali Mema!

26 Mars 2019, 16:24Sport TEMA

Sot, pas një sëmundje të rëndë, është ndarë nga jeta në moshën 76 vjeçare ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, një prej figurave më të spikatura të futbollit shqiptar, Ali Mema.

Ali Mema do të mbetet në memorien e sportdashësve shqiptar si një nga mesfushorët më të shkëlqyer të brezit të Tiranës së viteve 60-70, teknik dhe shumë virtuoz, duke u cilësuar si një nga më të mëdhenjtë e brezit të tij.

Të shkëlqyera kanë qenë dhe paraqitjet e tij me ekipin kombëtar ku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm.

Për shumë vite me rradhë Mema ju dedikua trajningut duke qënë në krahun e ish trajnerit të Tiranës Enver Shehu.

“Të dashur miq të familjes së madhe të futbollit, me hidhërim kam mësuar lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të Ali Memës, një ish-mesfushor i shkëlqyer i Tiranës dhe ekipit kombëtar, drejtues futbolli dhe mik i mirë. Në këtë moment hidhërimi për futbollin shqiptar dua ti shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve. Ai ishte një ikonë e futbollit shqiptar dhe një nga më të ndriturit e familjes simbol të futbollit të Tiranës, dhe si i tillë do të kujtohet gjithmonë nga komuniteti futbollit”, ka deklaruar Presidenti i FSHF-së Armand Duka, sapo ka mësuar lajmin e dhimbshëm.

Homazhet në nderim të Ali Memës do të zhvillohen nesër, datë 27 mars 2019, nga ora 10:00-12:00 në ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”.

13 komente në “Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-futbollisti i Tiranës dhe Kombëtares, Ali Mema!”

  1. ¿ says:

    Treni niset në 7 pa 5-së.

  2. tekniku says:

    RIP ish mesuesi im i fiskultures ne shkollen teknike 1967-1971.Njeri teper i mire,tirons i nderum

  3. faro says:

    Ngushellime familjes! Futbollist dhe njeri i shkëlqyer!

  4. florence says:

    respekte, tirona humbi nje person te shkelqyer.

  5. Pellumb Kulla says:

    Ndjej një pikëllim të madh dhe të sinqertë që përmban tok një admirim të pashuar për talentin dhe hijeshinë e një sportisti të rralle, mirënjohje bashkëkombësi, nostalgji të rinisë vetjake dhe shumë përbërsë të tjerë, që sjell gjithmonë largimi nga kjo jetë i një figure të shquar publike. Ngushëllime familjes, shokëve të tij dhe sportdashësve! Mbetsh i paharruar, Ali Mema!

  6. QEMAL says:

    Lajm shume i hidhun per ne shokeve, miqve dhe dashamireve te te paharruemit ALI MEMA. Ngushellime te gjithe neve qe e njohem e deshtem dhe e respektuam kete njeri, e futbollist i shkelqyer. Zoti e prehte ne paqe. Ngushellime familjes per humbjen e madhe, te te dashtunit te tyre.
    Miku Yt qe nuk do ju harroje sa te kete fryme.

  7. 123 says:

    kush eshte ky burri i zysh Lizes

  8. Mashkullori says:

    Ngushellime familjes,KF Tirana dhe shokeve te tij te futbollit!

  9. Lennard says:

    Ngushellime Familjes .Ishte Ikone dhe Shtylle e ekipit te Tiranes.Me kujtohet heroizmi i tij kur priti Penalltite ne finale te Kupes me Kavajen..Mesfushor i shkelqyer.Po jetoi ne kohe te gabuar se nuk perfitoi nga talenti i Tij

  10. Gaetano says:

    Tirones do ti mungoje buzqeshja jote I modhi profesor
    I madherishem ne futboll, fisnik ne shoqeri, gjithmone I dashur si profesor
    Te qofte dheu I lehte profesor
    Ngushellime familjes

  11. Polikumsi says:

    Lamtumire presor, ngushellime Ardit dhe familjes.
    Dje e kujtova ate shprehjen e tij “vraponi mer cuna, boni fiskultur, se kur t’rriteni s’keni me pas kohe”.

  12. Edi says:

    Lamtumire professor I dashur. Une luaja futboll me Dinamon dhe cdo te henen benim debate me profesor Aliun ne Politeknikum per ndeshjet e se dieles. Shume modest, paqesor dhe I edukuar ne ekstrem. Ka lene nje emer qe nuk do te shlyhet nga te gjithe ata qe e kane njohur sadopak. Njeva nje dhimbje per kete lajm. Me duket sikur nuk vdesin kurre keta njerez, ky brez I mrekullueshem qe nuk do te perseritet me kurre.
    I paharruar do te mbetesh professor Ali Mema.

  13. tironci says:

    familjae madhe e futbollit ! dinastia MEMA te gjithe futbolliste te shkelqyer ! HAXHI OSMAN ALI SULEJMAN ARDIAN mema jane breza qe i kan dhene tifozeve kenaqesi adrenaline dhe simpati futbollit shqipetar ! asgje nuk kane marre si shperblim !BRAVO !!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje