FOTOT/ Dhurata e fundit për Messin: një telefon prej ari që kushton 4-mijë euro

26 Mars 2019, 16:15Sport TEMA
FOTOT/ Dhurata e fundit për Messin: një telefon prej ari që

Një telefon që ka vlerën e 4-mijë eurove. Kjo është dhurata e fundit që ka marrë ylli i skuadrës së Barcelonës Leo Messi.

Një iPhone XS Max e mbuluar me ar 24 karat, një perlë që në versionin normal vlen 1,400 dollarë, por që Messi e ka të personalizuar, duke marrë një vlerë të trefishtë.

Telefoni është bërë në mënyrë të veçantë, pasi ka të gdhendur numrin 10 të fanellës së tij, emrin e gruas së tij Antonella dhe të djemve të tij Thiago, Ciro dhe Mateo, përveç logos së Barcelonës dhe ekipit kombëtar argjentinas.

Lionel Messi nuk është i vetmi lojtar i Barcelonës që ka marrë një dhuratë të këtij lloji.

Edhe mesfushori kroat Ivan Rakitic dhe Arturo Vidal kanë marrë një dhuratë të tillë. (TemA)

1 komente në “FOTOT/ Dhurata e fundit për Messin: një telefon prej ari që kushton 4-mijë euro”

  1. ¿ says:

    Dikur ishte arma prej ari, tani celularët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje