Bashkëlojtari tradhton Messin: Më i miri, me të cilin kam luajtur, është Ibrahimovic

27 Mars 2019, 09:26Sport TEMA

Kevin-Prince Boateng thotë se Zlatan Ibrahimovic është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, edhe pse tani është shok ekipi me Lionel Messin te Barcelona.

Gjiganti suedez dhe Boateng ishin bashkëlojtarë te Milani, teksa i ndihmuan kuqezinjtë të fitojnë titullin e Serie A në sezonin 2010-2011. I pyetur për emrin e lojtarit më të mire, me të cilin ka luajtur, Boateng i tha “Barcelona TV”: Zlatan Ibrahimovic.

Përgjigjja e Boateng erdhi si surprise për këtë media katalanase, pasi ganezi po luan edhe me pesë herë fituesin e “Topit të Artë” dhe golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave të Barcelonës, Messi.

32-vjeçari u huazua te Barça në janar, u detyrua të “driblojë” deklaratat e mëhershme të tij, se Cristiano Ronaldo ishte më i miri në botë. Pas mbërritjes në “Camp Nou”, Boateng e “ndërroi pllakën”, duke ngritur në qiell Messin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje