Shtypi italian nuk e ka falur ish-trajnerin e Shqipërisë, Kristian Panuçi, duke sjellë në vëmendje një deklaratë të tij para ndeshjeve kualifikuese të Euro 2020.
Një nga rubrikat e “Gazzetta dello Sport”, shkruhet se Panuçi ishte shumë optimist para ndeshjes së parë me Turqinë, por në fakt erdhi shkarkimi menjëherë.
“Aventura është e bukur, sepse të drejtosh një ekip kombëtar është diçka shumë e rëndësishme gjithmonë. Fillojmë ndeshjet kualifikuese me entuziazmin e duhur për të arritur objektivin tonë.
Ëndrra ime për të ardhmen? Jam shumë i lumtur në Shqipëri. Kam punuar shumë që të përmirësohem si trajner dhe tani dua t’i jetoj në maksimum këto eliminatore”, – kishte deklaruar trajneri Panuçi, por gjërat shkuan keq dhe ai u shkarkua pas humbjes 0-2 me Turqinë.
Shkaterroi ekipin kombetar qe me aq mund Gianni De Biasi e ngriti kohe me pare. E di qe ndoshta eshte e pa mundur te De Biasi te kthehet perseri por u befte me e mira pasi kemi vite me radhe qe nuk po krijojme nje grup kompakt qe te perballoje ekipe me emer por hezitojme dhe fleme gjume gjate gjithe ndeshjes dhe vetem kur hame golin kujtohemi per kunder sulm. Kundershtaret jane gjithmone vigjilente te kapjes ne befasi te ekipit. Ndeshja e fundit me Turqine dhe golat qe hengrem ishin komplet faji i portjerit i cili i kishte ne dore por reagoi si nje diletant. Normal dhe.mbrojyja pati corjentim por portjeri Berisha per mua ishte 0.
Eshte nje tmerr i vertete Berisha.Nje portier diletant.Hera-heres nuk e di eshte ai apo Ujkani (kur luante perpara me ne) me i dobet.Gjuajtjet me kembe sidomos,por edhe topat qe duhet te jene pritje rutine,e komplikon kot situaten.Strakosha duhet te jete numri 1 padiskutim.