Nisin premtimet në Greqi: Durmishaj siguroi jetën e familjes, tani i gjejmë klub!

27 Mars 2019, 13:42Sport TEMA

Për herë të parë në karrierë, sulmuesi Fiorin Durmishaj u grumbullua me kombëtaren greke dhe pritej që të debutonte përballë Bosnje-Hercegovinës, por debutimi nuk erdhi këtë radhë.

Pavarësisht mungesës së debutimit, grekët janë të bindur se Durmishaj ka hedhur hapin e madh në karrierë dhe me zgjedhjen e Greqisë, ka siguruar karrierën e tij dhe familjen.

Një nga gazetat prestigjioze greke, i ka kushtuar një artikull sulmuesit grek për të cilin shprehen se tashmë duhet të gjejnë nj klub të mad, ku përveç Olimpiakosit që i ka siguruar thuajse shërbimet e tij, në pah kanë dalë edhe emra të tjerë.

Leh Poznani është një nga skuadrat të cilat kanë shfaqur interes të vazhdueshëm për Durmishajn, por emri i polakëve ka dalë vetëm pasi Durmishaj vendosi të luante për Greqinë, shkruan VipSport.al.

“Durmishaj ndoshta nuk debutoi ndaj Bosnjës, por tashmë ka siguruar jetën e tij dhe karrierën e tij profesioniste.

Ai do të largohet shumë shpejt për një klub më të madh dhe përveç Olimpiakosit ka të tjera ekipe elitare që e kërkojnë. Durmishaj kërkohet edhe në Poloni nga Leh Poznan por do të jetë Olimpiakosi ai që do të thotë fjalën e fundit”, shkruajnë grekët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje