5 kandidatët e përfolur për të marrë drejtimin e Kombëtares dhe i përzgjedhuri i Armand Dukës

27 Mars 2019, 08:44Sport TEMA

Armand Duka ka hapur bllokun e shënimeve dhe po mendon për secilin. Gjuha, ambienti, ekipi, koha, objektivat, financat dhe shumëçka tjetër si faktorë vihen në “peshore” nga kreu i FSHFsë, kur hap faqen për secilin kandidat.

Lajmet më të fundit bëjnë me dije se Edi Reja duket më i avantazhuar, për të mos thënë i përzgjedhuri, por periudha e pritjes shërben si kohë bilancesh të vetë Dukës për ata që janë deri më tani pesë kandidatët potencialë për t’u kontaktuar për postin e trajnerit të Kombëtares, pas shkarkimit të Kristian Panuçit.

EDI REJA

Është më i avantazhuari për ftesën që të ishte në Shkodër, për kohën që kishte kërkuar ndaj FSHF-së për të vendosur dhe për bisedimet e djeshme me Dukën. Eksperienca e madhe, fakti që ka drejtuar në të gjitha kategoritë dhe filozofia italiane e lojës, janë sigurisht asete të shtuara në CV-në e tij në ballafaqimin e me të tjerë kandidatë.

LUIXHI DE KANIO

Mes të preferuarve të Armand Dukës, edhe në periudhën kur po gjendej pasuesi i Xhani De Biazit, Luixhi De Kanio mund të jetë gjithashtu kandidat bindës edhe këtë herë. Trajneri i Ternanas, ka eksperiencë me disa klube në Itali, e njeh filozofinë e futbollit axurr, i preferuar edhe në vendin tonë për Kombëtaren, moshën e duhur për të drejtuar një kombëtare, profil të ulët trajneri, por në listë ka gjithashtu shumë disavantazhe

XHANI DE BIAZI

I preferuari i tifozëve shqiptarë, mund të rikthehet të jetë një emër i nxehtë në listën e kandidatëve. Krahasimisht me të gjithë të tjerët, De Biazi ka avantazhin e madh të kohës: E njeh ekipin dhe mund të jetë gati të drejtojë… menjëherë.

BESNIK HASI

I pari emër që i vjen në mendje gjithkujt kur bëhet fjalë për një trajner shqiptar në krye të Kombëtares. 47- vjeçari ka gjithashtu një sërë faktorësh në avantazh. Njeh gjuhën, mentalitetin dhe ambientin në Kombëtare, për vetë të shkuarën si pjesë e saj apo edhe si kapiten i kuqezinjve. Gjithashtu ka një karrierë pozitive si trajner, duke fituar me Anderlehtin. Një trajner i disiplinuar dhe me eksperiencë të mjaftueshme për të marrë në drejtim një Kombëtare, aq më tepër atë të vendit të tij.

ROBERTO DONADONI

Një emër i madh në Itali dhe me filozofinë e duhur, i cili ka drejtuar shumë por pa pasur ndonjë arritje të madhe. Drejtimi i Italisë është një arritje e madhe në karrierën e tij dhe e mbush mjaftueshëm CV-në për Shqipërinë, por fakti që është prej disa muajsh pa aktivitet, ja shton edhe disavantazhet. (Panorama Sport)

5 komente në “5 kandidatët e përfolur për të marrë drejtimin e Kombëtares dhe i përzgjedhuri i Armand Dukës”

  1. lesh e li says:

    Trajneri kombetares do gjendet, kushdo qofte ai, por futbolli jone do ngelet ky qe eshte. Mendoj se eshte e nevojshme te kemi nje politike zhvillimi futbolli. Kjo do bente ndryshimin, ose do mbetemi sic jemi tani. Dikur Krujf i thoshte Barcelones: “nese doni futboll, ngrini nje akademi te rinjesh”. Barcelona e beri dhe rezultati eshte I qarte.

  2. lesh e li says:

    Trajneri kombetares do gjendet, kushdo qofte ai, por futbolli jone do ngelet ky qe eshte. Mendoj se eshte e nevojshme te kemi nje politike zhvillimi futbolli. Kjo do bente ndryshimin, ose do mbetemi sic jemi tani. Dikur Krujf i thoshte Barcelones: “nese doni futboll, ngrini nje akademi te rinjesh”. Barcelona e beri dhe rezultati eshte I qarte.

  3. Torino says:

    Une votoj per Besnikun.Votoni dhe ju mbase ja mbushim mendjen Dukes.Me shume se sa nje Shqipe nuk ben dot per ne nje pipino.

    1. Bureto says:

      Besnik Hasi do jetë i duhuri. Uroj që FSHF të jetë e mençur dhe objektive. Kombëtarja dhe futbolli ynë, është ai që është. Edhe Murinjo të vijë, nuk do bëjë ndonjë mrekuli. Për shumë arsye, në këto momente, kombëtares tonë do t’i bënte më shumë punë pikërisht Hasi.

  4. ¿ says:

    Nuk do hamë mbeturinat e Belgjikës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje