I quajnë “lojtari i 12-të”, i duan në stadium kur ka ndeshje me rëndësi të jashtëzakonshme, i përkëdhelin duke thënë se futbolli luhet kot, po nuk ishin ata, e megjithatë, tifozët në Shqipëri janë krejt pa rëndësi.
Të paktën kjo vlen për Kukësin, që ofendon të gjithë, edhe inteligjencën e vetë kuksianëve, duke vendosur çmime 1000 dhe 2000 lekë të reja për ndeshjen Kukësi-Partizani, në Shkodër.
Një absurditet, një vendim qesharak që thjesht turpëron një klub që mundohet të sillet si profesionist dhe ta shesë veten si elitar, por vetëm i tillë nuk është. Jo rastësisht, këto vitet e fundit Kukësi ka humbur gradualisht tifozët, aq sa në Shkodër për ndeshjen e Champions League kundër FC Valletta-s, ishin të pranishëm nja 50 tifozë dhe 100 policë.
Të luajturit në Shkodër, në mbrëmje, do ishte një arsye madhore për të humbur mijëra tifozë, nga Kukësi e Partizani, por drejtuesve të Kukësit nuk u mjafton kaq, e duan stadiumin bosh. Çmime të tilla vetëm FSHF guxon t’i vendosë në këtë moment për ndeshjet e kombëtares, por edhe ato për ndeshje të nivelit të lartë, sepse kundër Andorrës edhe me hyrje falas nuk do ta mbushim dot “Loro Boriçin”.
“Futboll Klub Kukësi fton të gjithë sportdashësit, por në veçanti tifozët kuksianë, për të mbështetur skuadrën në këtë ndeshje mjaft të rëndësishme!”, shkruhet në faqen zyrtare të Kukësit, një frazë irrituese për këdo që dëshiron të shohë futboll të vërtetë, nga ai me mijëra tifozë në stadium, shkruan Telesport.
Natyrisht, kushdo me 2 gramë tru e kupton që është një tentativë e maskuar keq për të mbajtur larg tifozët e Partizanit, a thua se po të luhet në një stadium me disa mijëra tifozë, do bëhej nami e do fitonte Partizani pa vrapuar fare.
Zoti Gjici harron që futbolli luhet në fushë, 11 kundër 11 (nëse nuk përfshihen edhe aktorët e tjerë me bilbil e flamuj në duar), ndërsa tifozët i bëjnë mirë edhe vetë Kukësit, qofshin ata “armiq”. Me sa duket,edhe pas kaq vitesh në Superiore mentaliteti te Kukësi mbetet provincial dhe inferior: Futbolli luhet për tifozët, me kusht që të mos jenë të ekipit kundërshtar!
Robt safet gjicit ku ti kete
Sigurisht që tifozët e Partizanit,si tifozë të një skuadre pjellë e një sistemi politik ku gjithshka e vendoste partia,e kanë të pa mundur të kuptojnë se në këtë lloj sistemi çmimet i vendos pronari dhe nuk pyet për askënd.
Në rastin konkret,as që i rrugët fare nëse u pëlqen apo jo çmimi i biletës alabakëve që e quajnë veten ‘fanatiks’ të partizanit.Të cilët,me mentalitetin e tyre të trashëguar nga megallomania e të kaluarës,e demostrojnë me sjellje e fjalor rrugaçëror që turpëron jo vetëm klubin e Partizanit,por gjithë futbollin shqiptar.