Veliaj tregon kritikën që ka për qeverinë

28 Mars 2019, 21:28Politika TEMA

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka shprehur veç një kritikë për qeverinë e drejtuar nga Edi Rama.

I pyetur nëse kishte ndonjë vërejtje, ai tha në Opinion se i duhet të punoj më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet.

Unë duhet të punoj më shumë për të ngushtuar hendekun fshat-qytet, fshatrat janë akoma mbrapa.

Pjesë e këtij diskutimi ishte projekti 100 fshatrat, që të seleksionohet në çdo qark disa fshatra, një gjë që duhet ta bëjmë më mirë. Kjo është diçka që edhe kryeministrin e lë pa gjumë. Fshati është gjysma e popullatës.

Tirana sot është qyteti me papunësinë më të ulët, por edhe brenda saj ka një diferencë shumë të madhe e Zallbastarit me Tiranën.

Një nga vërejtjet që dua ta bëj me qeverinë, nuk arritëm të thyejmë monopolin për shitjen e produkteve bujqësore, kemi vetëm një treg. 30% e votuesve të mi dhe të ndjekësve të mi, janë me fshatin”, shprehet Veliaj. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje