Incident i sigurisë në Ambasadën e SHBA-së në Mal të Zi

29 Mars 2019, 18:40Rajoni TEMA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Podgoricë e ka konfirmuar se një person ka tentuar të hyjë në oborrin e Ambasadës dhe se policia malazeze ka reaguar menjëherë.

“Sot rreth orës 10:45 një person ka bërë përpjekje të hyjë në oborrin e ambasadës së SHBA-së në Podgoricë.

Pjesëtarët e sigurimit kanë reaguar menjëherë duke e ndaluar dhe dorëzuar te autoritetet e policisë së Malit të Zi.

Falenderojmë partnerët tanë të Malit të Zi për ndihmën dhe përkrahjen”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës amerikane në Podgoricë për Radion Evropa e Lirë.

Pas këtij incidenti, pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar edhe rrugën përreth Ambasadës.

Gazeta “Vijesti” ka raportuar se sigurimi i Ambasadës së SHBA-ve ka reaguar pasi një grup i azilkërkuesve kanë bërë përpjekje të hyjnë në objekt.

2 komente në “Incident i sigurisë në Ambasadën e SHBA-së në Mal të Zi”

  1. ¿ says:

    Sërbia dhe Mali i Zi e kanë halë në sy continent américain.

  2. Partizani i Sheqeres says:

    Ky pra eshte Flamur Ndoka i PD’se i cili ka firmosur per ti sherbyer UDB’se dhe me urdherin e Saliut desh te sakrifikohej , pD’ja te beje inventari se kur ka ikur Muli ne mal te zi dhe cfare amaneti ka lene para se te iki

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje