Petrit Vasili: Me Edi Ramën, Shqipëria po shkon zi e më zi

29 Mars 2019, 09:28Politika TEMA

Petrit Vasili ka reaguar për raportin e DASH.

Sipas tij, Shqipëria po shkon zi e më zi me Edi Ramën kryeministër.

Reagimi i Vasilit

Raporti i DASH demaskon shtetin e krimit, trafikut të drogës dhe parave të pista të Edi Ramës.

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit demaskon qartë greminën ku ka futur vendin Edi Rama.

Trekëndëshi krim i organizuar, trafik droge dhe pastrim parash, këto janë korrnizat e qeverisë së kriminalizuar të Edi Ramës që ka kapur shtetin.

Asnjë shqiptar nuk pret më, që ky armik i betuar i tyre të jetë zgjidhja e tyre por vetëm shkatërrim i perditshëm i tyre.
Me Edi Ramen Shqiperia po shkon zi e më zi.

E gjithë narkoqeverisja në Shqipëri kalon nga një hallkë kriminale tek tjetra ku korrupsioni qeveritar dhe grabitja e miliarda eurove nga qeveritarët është thelbi shkatërrimtar që i lidh të gjitha.

Të nderuar miq lexojeni ju vetë çfarë thotë Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe nxirrini vetë përfundimet tuaja për këtë situatë shpërthyese dhe pa shpresë ku ndodhet vendi me këtë kryeministër.

Ja Raporti:

Në raport thuhet se “Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.”

2 komente në “Petrit Vasili: Me Edi Ramën, Shqipëria po shkon zi e më zi”

  1. PORDHACI I LSI-SE says:

    Ky eshte me zagar,me i poshter,me i ndyre,nje fundrine,nje zagar,nje qene,nje bytheqire,nje i shemtuar,nje pederast,
    nje faqezi,nje legen, nje hajdut,nje pacaqi,nje maskara,nje zhapik,nje zvaranik,nje shimpaze,nje qelbesire,nje langaraq,nje morracak.

  2. moni says:

    O Tito, shiko Sonjen, mos u merr me politike se nuk je per kete pune ti or babe… Sic nuk ishe i zoti te punoje nje dite mjek ne jeten tende…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje