Rastësi apo diçka tjetër? Protestat në Tiranë, Beograd e Podgoricë, në të njëjtat data dhe me skenarë identikë

29 Mars 2019, 10:12Politika TEMA

Prej muajsh, përveç Tiranës, protestat kanë mbërthyer edhe Beogradin dhe Podgoricën.

Shumë ekspertë dhe politikanë flasin për ndikimin rus në këto protesta.

“Lulzim Basha nuk mund të ketë më të drejtën morale të flasë në emër të Partisë Demokratike, por ajo që duhet të ketë mbetur ende nga Partia Demokratike për t’u distancuar nga kjo lidhje e dyshimtë që nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, nuk është e rastësishme që në 16 shkurt të organizohej protestë edhe në Tiranë edhe në Podgoricë edhe në Beograd.

Nuk është e rastësishme që edhe në 16 mars të kishte protestë edhe në Podgoricë edhe në Beograd edhe në Tiranë.

Madje edhe forma e protestës në Tiranë po spostohet si format e protestës në Beograd e Podgoricë, nuk do ta bëjmë me 13 prill ditën, por do ta bëjmë natën”, tha një ditë më parë Taulant Balla.

Nuk dihet se sa ka pjesë ndikimi rus në Tiranë, por ka disa koiçidenca mes protestave në kryeqytetin shqiptar dhe atyre në Serbi dhe Mal të Zi.

Protestat e mbajtura në Tiranë, kanë qenë në të njëjtën datë me ato në Serbi e Mal të Zi, por edhe skenar të njëjtë.

Më 16 mars, opozita protestoi para Kryeministrisë dhe më pas e ktheu tubimin në tur nëpër Tiranë.

Po më 16 mars, e njëjta gjë ka ndodhur në Beograd.

Në mbrëmje opozita ka protestuar duke filluar para televizionit publik dhe më pas duke u zhvendosur në zona të tjera.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe më 16 shkurt 2019. Opozita shqiptare sulmoi Kryeministrinë, ndërsa në mbrëmje të asaj dite protestohej në Mal të Zi e në Serbi.

Natyrisht, këto protesta kanë gjetur pasqyrim të madh nga mediat ruse, madje janë transmetuar edhe live nga ana e tyre.

Kjo nuk do të thotë auomatikisht se Rusia qendron prapa këtyre protestave, por ka interes për këto zhvillime në Ballkan.(TemA)

8 komente në “Rastësi apo diçka tjetër? Protestat në Tiranë, Beograd e Podgoricë, në të njëjtat data dhe me skenarë identikë”

  1. Detari says:

    ndiq lekun, shteti edi rames eshte kot far i bejne zbor 2 kokrra pleqsh

    1. Kalec Dega says:

      Gjithmone ne Tema spekullohet per armiq te jashtem.

      Nen pushtetin totalitar dhe diktatorial te Kryeministrit Edvin Rama :
      “Shqipëria e zhytur në korrupsion, burim i pastrimit të parave, trafikut të kokainës dhe heroinës”

      Per cudi, Tema shkruan vetem per Rusine, agjenten “Ruse” dhe Bashen.

      1. Roberto says:

        O Kaleci i deges ! Gazeta Tema nuk spekullon kur thote nje te vertete. Spekullime jane keto qe thoni ju. Shqiperia ka kohe qe ka filluar te dale nga korrupsioni,droga dhe krimi ne te cilen e zhyti PD ne keto 30 vjet. Nuk them se eshte fajtore e vetme ajo por nese analizon me llogjike te ftohte dhe fakte eshte PD qe perqafoi e para korrupsionin,shkaterrimin,dhunimin,drogen etj etj. Mos u cudit per armiqte e jashtem dhe te brendshem. Ti te pakten me mire se kushdo tjeter duhet ta kuptosh qe ne te gjitha kohrat ka armiq edhe te jashtem edhe te brendshem,kudo ne c’do vend te rruzullit tokesor. Po sipas teje kur nje parti apo grup partish kerkojne te rrezojne pushtetin me dhune si t’ja veme emrin kesaj?? Po kur hidhen ne ere shtyllat e tensionit te larte ti quajme pune miqesore apo armiqesore?? Sa e sa bema kane ndodhur ne kete vend keto 30 vjet ku i humburi do zjarr,do flake,do te vrare neper bulevarde vetem e vetem se u merzit ne opozite dhe do te behet c’thote kokat idiote qe po marrin fund ne PD?? I O KALEC mos fol pa lidhje. Ju flisni e flisni pa pushim por krize nuk ka ne Shqiperi. Kriza ju ka mberthyer ju qe po shkaterroni imazhin e vendit ne arenen nderkombetare vetem per pushtet te cilin e humbet ne menyren me shembullore qe ekziston.

  2. ¿ says:

    Te ne protesta bëhet për kënaqësi, në Sërbi kundra BE-së dhe në Malin e Zi kundra NATO.

  3. neli cane says:

    o shpellar . hiq dore nga te ndyrat, se je bere si sllogani i enverit , o ndyresire ,ke plot 30 vjet me keq se ne diktature, e shkaterrove shqiperine fare

  4. Romak says:

    hahahaha,dmth qe i ka organizuar sherbimi i fshehte rus hahahaha,futjani pordhes sa mundni

  5. Roberto says:

    Eshte shume e qarte qe qarqe antishqiptare inkurajojne opoziten e deshperuar qe te ndermare veprime te dhunshme gjoja nen shkeljen e te drejtave dhe ne kerkim te demokrscise. Kane 30 vjet qe ju mbeti ne goje thirrja”E duam Shqiperine si gjethe Europa”. Jane majmuner por nga ata te ndyret. Asnje leshim per keto vemje te ndyra. Jo pa qellim u organizuan dhe protestat e studenteve. Ne mesin e tyre kishte studente apo elemente te ardhur nga Mali i Zi,Kosova apo diku tjeter te cilet kerkonin me c’do kusht destabilizim gje te cilen po e vazhdojne partite regresiste te Shqiperise. Ndikimi Rus,Grek,Serb apo edhe i ndonje vendi tjeter duket qarte edhe ne qendrimet qe ata mbajne ndaj nesh. Une shpresoj qe organet ligjzbatuese dhe Sherbimi Informativ te jete ne rrugen e duhur per ti demaskuar dhe vene perpara drejtesise te gjithe armiqte e ketij vendi. Kur them armiqte mos mendoni se e them sic eshte thene dikur por armiku nuk ka ngjyre apo forme tjeter,nuk ka brire. Ja keshtu sabotoheshin dhe dikur arritjet apo diversioni i huaj kunder vendit tone. Sot perseri dalin njerez apo grupim njerzish qe me koshience apo dhe pa vetedije i sherbejne atyre qe “na duan” aq shume.

  6. Taraboshi says:

    Nen urdherın e KGB Ruse keto shtete hıdhen ne sulm kunder qeverıve te tyre per te kundershtuat reformat e ndermarra per ne BE NATO ,etj Tek ne per dısa eshte gjetje pune se te gjıthe qe marrın pjese ne protesta paguhen mıre nga forcat opozıtare,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje