Testamenti i Titos për shqiptarët

30 Mars 2019, 09:03Rajoni TEMA

Nga Milazim Krasniqi 

Do të ishte simpatike dhe e dobishme që ata historianë, politologë e albanologë shqiptarë që e kanë glorifikuar figurën e Titos dhe regjimin komunist jugosllav, t’u rikthehen studimeve të kësaj fushe dhe të kontribuojnë në çmontimin e miteve të rreme për të cilat kanë kontribuuar me punën e tyre pseudoshkencore. Ata që e kanë shpallur Titon mik të shqiptarëve e njeri të epokave do të duhej t’u binin pishman dokrrave të veta.

Fjala e Josip Broz Titos para ushtarakëve në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, e botuar në librin e historianit Vjençesllav Cençiç, imponon nevojën që i gjithë qëndrimi i tij ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve të rishikohet dhe të rivlerësohet nga e para, pasi qëndrimi që ai lë me atë fjalë, është krejtësisht i ndryshëm nga ai që është konsideruar si qëndrim i tij ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve. Procesi i rishikimit dhe rivlerësimit të figurës së tij dhe qëndrimit ndaj Kosovës e ndaj shqiptarëve do të duhej të ishte një projekt afatgjatë i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, në rend të parë, gjithsesi edhe i departamenteve dhe i instituteve të historisë.

Ne në këtë tekst të shkurtër vetëm po e iniciojmë një debat publik lidhur me testamentin politik të Titos (gjithnjë me besimin që stenogrami i publikuar nga Cençiçi është autentik. Natyrisht detyra e studiuesve të fushave respektove në të ardhmen do të mbetet jo vetëm vërtetësia e stenogramit të publikuar, por edhe krahasimi i tezave dhe qëndrimeve të këtij testamenti politik me qëndrimet e tij të mëhershme për të njëjtat çështje, me konkluzionet si dhe vendimet e organeve partiake e shtetërore, për t’i kuptuar shkaqet e ndryshimit eventual të qëndrimeve në testamentin politik të tij dhe për t’i zbuluar agjentët që e kanë imponuar një ndryshim të tillë, nëse ai është një ndryshim.

Qëndrimet që paraqet Josip Broz Titoja në këtë testament politik para kreut të Armatës sikundër e pohon ai vetë janë të sintetizuara nga raporti që ka marrë nga gjeneral Nikolla Lubiçiçi, raport të cilin e kanë firmosur edhe të gjithë komandantët e armatës. Prej këtij pohimi të Titos del konkluzioni logjik që ai para ushtarakëve faktikisht e ka paraqitur raportin, të cilin e ka marrë po prej tyre, që do të thotë se lidhja e tij me kreun e armatës ka qenë saktësisht “trashëgimia më kobzezë”, sikundër e emërton Viktor Majeri në librin e tij “Fundi i Jugosllavisë: goditja në Kosovë”. Pra, testamentin politik ai e ka lënë si ushtarak, si mareshal dhe komandant suprem i forcave të armatosura, e jo si politikan e as si burrë shteti. Me një fjalë, ashtu si pati ardhur në pushtet, me forcën e armës, ashtu edhe po shkonte, duke ua lënë amanet shtetin dhe pushtetin vartësve të tij në armatë, gjeneralëve. (Prej këndej mund të kuptohet më lehtë edhe roli kobzi që luajti armata jugosllave në vitet 90 në Slloveni, Kroaci, BeH dhe në Kosovë, e komanduar nga lobi serb, të cilit Titoja ia dorëzoi shtetin në takimin e dhjetorit 1979 në Karagjorgjevë.)

Kundër Kushtetutës së vitit 1974

Edhe pse testamenti politik i Titos ka kohë që është publikuar, në Kosovë studiuesit shtiren sikur ai nuk është publikuar. Por, heshtja pothuajse e plotë e historianëve, politologëve dhe intelektualëve shqiptarë të Kosovës në veçanti, për gjithë ato zhvillime dramatike që nga vdekja e Titos e deri në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, është e pakuptueshme. Në fakt, jo vetëm kjo periudhë, po ndriçimi i gjithë periudhës së sundimit sllav mbi Kosovën e në këtë kuadër edhe të sundimit komunist serb e jugosllav, ka rëndësi të madhe për historinë e Kosovës dhe të shqiptarëve në tërësi. Amnezioni i shtirur, ikja nga ballafaqimi me të kaluarën ka rrezik të prodhojë më shumë konfuzione edhe për të tashmen dhe të ardhmen e vendit dhe të kombit tonë.

Në këtë tekst do të fokusohemi vetëm te disa nga qëndrimet e shprehura të Josip Brozit për Kosovën e shqiptarët në fjalën e tij në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, sa për të argumentuar se vërtet është e nevojshme që të bëhet një rikthim krejt i ri për studimin të kësaj periudhe me qasje të reja e me metoda të reja shkencore.

E para, Titoja, që nga fillimi pohon se gjendja në Kosovë ishte e keqe dhe se ai personalisht kishte qenë kundër Kushtetutës së vitit 1974, e cila Kosovës i pati dhënë një autonomi më të gjerë. Titoja thotë kështu decidivisht:

Kuadrot shqiptare nga Kosova po mendojnë që nëse me Kushtetutën e vitit 1974 kanë fituar më shumë të drejta e pjesërisht edhe shtetësi, ndërsa unë po e theksoj që kam qenë kundër asaj Kushtetute, mund të kryejnë me vetiniciativë, aktivitete shtetërore. Ashtu është e palejueshme që anash Republikës së Serbisë, por edhe federatës, të zhvillojnë biseda shtetërore me Shqipërinë. Ata me vetiniciativë, pa dijeninë tonë, kanë sjellë profesorë nga Shqipëria në fakultete dhe shkolla që të ligjërojnë historinë me programin shqiptar, që të mësojnë fëmijët tanë dhe studentët që Kosova është pjesë e Shqipërisë së Madhe Skënderbegase, që përkohësisht është nën Jugosllavi”.

Sipas këtyre pohimeve të Brozit, mund të nxirren disa hipoteza :1) udhëheqësia shqiptare e Kosovës, e asaj periudhe, paskësh qenë aq e fortë sa të ketë punuar kokë me vete, me vetiniciativë, 2) Titoja ka frikë nga armata dhe arsyetohet para tyre dhe faktikisht kërkon prej tyre të bëjnë korrigjimin e politikave të deriatëhershme civile të Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë, 3) forcat separatiste antiserbe janë të fuqishme dhe e kanë sfiduar edhe vetë Titon dhe armatën me projektin e tyre të decentralizimit dhe të separatizmit.

E drejta, Titoja më vonë në fjalën e tij, tërë kohën akuzon Kardelin dhe Bakariçin si arkitektët e asaj kushtetute dhe atij decentralizimi komplotist, sikundër që autonominë e Kosovës e konsideron si shkaktarin e krizës së mundshme të shtetit federal, për çka thotë se duhet të mbajnë përgjegjësi ata që e kanë përkrahur Kushtetutën e vitit 1974. Pra, gjëja më e qartë nga rrëfimi i tij para kreut të Armatës Jugosllave është se ai ka qenë kategorikisht kundër Kushtetutës së vitit 1974 dhe veçmas kundër zgjerimit të autonomisë së Kosovës. Dhe meqë ai e thotë kaq kategorikisht dhe në mënyrë kaq eksplicite, atëherë rezulton se miti i rremë sipas të cilit Titoja ia pati dhënë autonominë Kosovës, duhet të ç’mitizohet dhe analizat e ardhshme duhet të shkojnë në atë drejtim që ta zhveshin këtë person nga meritat e rreme për avancimin dhe zhvillimin e Kosovës në bazë të Kushtetutës së vitit 1974. Rezulton se ato merita u përkasin Kardelit e Bakariçit dhe të gjithë atyre që kanë qenë përkrahës të projektit të tyre, ndër ta sigurisht edhe disa nga kuadrot shqiptare. Por, jo Titos, meqë ai paskësh qenë kategorikisht kundër.

Qëndrimin konstant dhe të prerë kundër autonomisë së Kosovës, që u ofrua me Kushtetutën e vitit 1974, Titoja e përforcon edhe me këto fjalë: “Me rastin e miratimit të Kushtetutës i kam thënë Bevcit (Eduard Kardelit) dhe Vlladës (Vlladimir Bakariçit) po edhe tërë komisionit kushtetues, ku më mbivotuan Kardeli dhe bashkëmendimtarët e tij, që për 3 deri në 4 vjet unë do t’i demantoj dhe do të dëshmoj që kam pasur të drejtë. Që kam pasur të drejtë e tregon edhe kjo gjendje në Kosovë por edhe në gjithë vendin”.

Kaq kategorik kundër Kosovës, nuk kanë qenë as drejtuesit politik të Serbisë së asaj kohe, meqë në vitet 70 ishin në fuqi të ashtuquajturit “liberalët serbë” në krye me Marko Nikerziçin dhe me intelektualen e njohur, Llatinka Peroviçin.

Akuzat e rënda për kreun e Kosovës

Kur është fjala për kuadrot shqiptare, të Kosovës, mendimi më denoncues i Titos është për Mahmut Bakallin, po edhe për Fadil Hoxhën:

Kam të dhënën që informatorë dhe oficerë të lartë të “Sigurimit” ligjërojnë marksizmin në Universitetin e Prishtinës, ndërsa kam marrë të dhëna që disa si Bakalli e Hoxha e të tjerë kanë shërbimin e vet “privat”, jo vetëm në territorin e Serbisë, po edhe në republikat e tjera, e veçmas për shkak të shvercit me drogë nëpër limanet shqiptare. Në fakt, është e fshehtë publike që në marinën shqiptare ekziston një sektor i veçantë për shvercin e drogës”.

Kështu citohet të ketë thënë Titoja në takimin me kreun e armatës jugosllave në Karagjorgjevë më 29 dhjetor 1979, për udhëheqësit e lartë shqiptarë, njëri prej të cilëve, Fadil Hoxha, një kohës ka qenë nënkryetar i tij, ndërsa Mahmut Bakalli në atë kohë, kur Titoja e denonconte si kontrabandist droge, ka qenë kryetar i Lidhjes së Komunistëve të Kosovës. Nga ky ton kaq armiqësor i Titos ndaj udhëheqësve shqiptarë të Kosovës, mund të kuptohet që lobi serb në kreun e armatës jugosllave e kishte hartuar një politikë krejt tjetër nga Lidhja e Komunistëve dhe nga qeveria federale dhe po përgatitej që ta merrte pushtetin, sigurisht me miratimin e komandantit të saj suprem, Josip Broz Titos. Nëse kjo hipotezë jona do të mbështetet edhe me dokumente e dëshmi të tjera, do të dilte që Titoja ishte shndërruar në një monstrum gjakatar, që po të kishte energji, do të mund të provonte të bënte një kasaphanë edhe më të madhe nga ajo që bënë pasardhësit e tij të armatës, duke ndjekur testamentin e tij. Meqë vetë “po shkonte” sikundër e thotë në një rast gjatë atij fjalimi, ai po i porosiste ushtarakët, që ata të bënin ligjin sipas mënyrës së tyre. Titoja atyre u thotë qartë se çfarë duhet të bënin ata pas largimit të tij nga skena: “Nëse ju, armata jonë, nuk do të punoni në kohezionin e unitetit, pas “shkuarjes” sime parashikimet e mia do të vërtetohen”.

Vajtim për Rankoviçin

Në vazhdim Tito e vajton rënien e Rankoviçit dhe betohet se ka qenë kundër dënimit të tij. Dënimi, sipas tij, erdhi nga komploti i Edvard Kardelit. Ndërsa, ndër shqiptarët e Kosovës ka vepruar miti sipas të cilit Titoja e pati rrëzuar Rankoviçin “për shkak të zullumit ndaj shqiptarëve”. Kjo thjesht nuk ka qenë fare e vërtetë (Stenogranet e Plenumit IV të Brioneve, të botuara në mediet serbe, i kam lexuar dhe nëse janë të vërteta edhe ato, askund nuk përmendet zullumi ndaj shqiptarëve dhe as që përmenden fare shqiptarët). Prandaj edhe ky mit për gjoja rolin proshqiptar të Titos në Plenumin IV të Brioneve, duhet të çmontohet dhe të eliminohet si i pavërtetë. Miti i tillë me siguri ka qenë i prodhuar nga shërbimet sekrete ushtarake, për ta glorifikuar figurën e Titos ndër shqiptarët e painformuar. Fatkeqësisht ky truk ka pasur shumë suksese, sepse perceptimi te një pjesë e konsiderueshme e popullit shqiptar të Kosovës ka qenë që Titoja e ka hequr Rankoviçin për shkak të zullumit të tij ndaj shqiptarëve.

Paralajmërimi i provokimit të kryengritjes shqiptare në Kosovë?

Në një pjesë të fjalës së tij para ushtarakëve në Kargjorgjevë, Titoja thotë se në Kosovë po ndërtohen objekte luksoze me “pullaze nga argjendi” dhe kërkon të hapen hetime për këtë gjë. Edhe kjo shpifje tregon se ai nuk e kishte veten në dorë (meqë në Kosovë kishte qenë disa herë dhe me siguri e ka pasur një ide për varfërinë e saj ekonomike të saj) por ai ishte një kukull në duart e lobit serb të armatës, të udhëhequr nga Nikolla Lubiçiçi, i cili më vonë do të luajë një rol të fuqishëm edhe për ardhjen në pushtet të Sllobodan Millosheviçit. Titoja paralajmëron edhe “kryengritjen” shqiptare: “Ne dimë pak për aktivitetet e emigracionit shqiptar, por shikoni shokë, ai emigracion po mbledhë “taksë” për shkollimin e shqiptarëve, që do të komandojnë atë që paralajmërohet shpesh “kryengritjen popullore” në Kosovë”. Në mungesë të dokumenteve, tash për tash nuk mund të dihet se a ka pasur ky “paralajmërim i hershëm” ndonjë lidhje me demonstratat e vitit 1981, me provokimin eventual të tyre për ta filluar procesin e zhbërjes së autonomisë së Kosovës. Por, duket sheshit që lobi serbe në armatën jugosllave e ka patentuar një shkak për ndërhyrje edhe në Kosovë e edhe në emigracion, ku më vonë ka pasur likuidime të aktivistëve shqiptarë.

Për natyrën gjakatare të Titos dëshmon ai vetë me fjalët e veta edhe në bisedat me Josip Kopiniqin, kur pohon se në një rast i kishte kërkuar Rankoviçit që ta likuidonte fizikisht Eduard Kardelin, por Rankoviçi kishte refuzuar ta likuidonte. Njeriu që kërkon likuidimin fizik të bashkëpunëtorit më të afërt, të ideologut të partisë e të shtetit, është i prerë saktësisht sipas masës së Salinit (bile ka historian që tashmë kanë pohuar se Titoja ishte më stalinist se sa vetë Stalini).

Qoftë dhe vetëm për shkak të kësaj fjale të tij në Kargjorgjevë, ku zbulohet qëndrimi i egër antishqiptar i Titos, studimet historiografike shqiptare do të duhej t’i riktheheshin studimit të figurës së tij dhe tërë periudhës së sundimit komunist serb e jugosllav mbi Kosovën. Por tash jo për ta glorifikuar atë figurë dhe atë sundim,sikundër kanë bërë shumica e historianëve, e politologëve dhe madje e albanologëve shqiptarë të Kosovës, Ndoshta do të ishte simpatike dhe e dobishme që ata historianë, politologë e albanologë që e kanë glorifikuar figurën e Titos dhe regjimin komunist jugosllav, t’u rikthehen studimeve të kësaj fushe dhe të kontribuojnë në çmontimin e miteve të rreme për të cilat kanë kontribuuar edhe ata me punën e tyre pseudoshkencore. Ata që e kanë shpallur Titon mik të shqiptarëve e njeri të epokave, do të duhej t’u binin pishman dokrrave të veta. Tash figura e Titos dhe periudha e sundimit komunist serbo-jugosllav duhet të studiohet me metoda mirëfilli shkencore, të cilat do të mundësonin ta kuptonim më mirë atë periudhë historike të së kaluarës tonë dhe të çmontonim mitet e rreme e prej andej edhe andrallat e nostalgjikëve realë e potencialë jugosllavë ndër ne.

20 komente në “Testamenti i Titos për shqiptarët”

  1. Bekim Peja says:

    Para 74 vitesh, saktësisht në pranverën e vitit 1945 u vranë dhe u masakruan rreth 1700 shqiptarë, ndonëse nga kujtimet e dëshmitarëve që përjetuan këtë masakër del se ky numër mund të jetë shumë më i madh.

    Në gjysmën e dytë të vitit 1944,derisa forcat aleate (amerikane-angleze-ruse) përparonin në të gjitha frontet e luftës kundër ushtrisë hitleriane, Titoja i shfrytëzoi këto rrethana, për luftimin e forcave të mbrojtjes kombëtare shqiptare dhe ripushtimin e Kosovës. Për t´i realizuar më lehtë synimet e saj, udhëheqja jugosllave, në fillim të janarit 1945 urdhëron mobilizimin e “brigadave të Kosmetit” për t´i dërguar në Frontin e ashtuquajtur të Sremit-në Serbi.

    Ndonëse qendra e rezistencës shqiptare në gjysmën e dytë të dhjetorit 1944-janar 1945 ishte përqendruar në Drenicë, ”Shtabi Operativ i Kosmetit”, urdhëroi Shaban Polluzhën që ta lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, për t´u bashkuar me Brigadën VII, e cila po marshonte për Serbi.

    Shtabi i Brigadës së Drenicës largimin nga Kosova do ta kushtëzojë me ndërprerjen e vrasjeve dhe të plaçkitjeve mbi popullsinë civile nga ana e ushtrisë jugosllave, mirëpo pas dështimit të nënshtrimit të Shaban Polluzhës më 25 janar nisin operacionet ushtarake në shkallë të gjerë për asgjësimin e Brigadës së tij.

    Në këto operacione antishqiptare morën pjesë: Divizionet 24, 26, 44, 46, 52 të Serbisë, Divizionet 41 dhe 50 të Maqedonisë, grupi i brigadave të Malit të Zi(brigada e I e Bokës dhe brigada e VI) dhe repartet speciale të OZN-s të drejtuara nga Spasoje Gjakoviq. Në kohën kur forcat jugosllave zhvillonin operacionet më të përgjakshme në Drenicë, më 8 shkurt 1945,komandanti suprem i UNÇJ-së J.B.Tito me urdhër të veçantë nr.31 vendosi administrimin ushtarak në Kosovë.

    Këtë vendim Titoja e mori më 7 shkurt 1945 në Beograd, në një takim me ushtarakët serb: Savo Dërleviqin, Gjuro Medenicën dhe Kërsto Filipoviqin. Me këtë urdhër ,i tërë pushteti në Kosovë do t´i kaloi një grupi të caktuar ushtarakësh serbo-malazez, të cilët do të ushtronin pushtetin politik, ekzekutiv dhe atë gjyqësor.

    Gjatë ndryshimeve në strukturën komanduese në krye të pushtetit ushtarak përkatësisht të “Shtabit të Ri Operativ” u emërua ish-shefi i Armatës I-rë: kolonel Savo Dërleviq, duke e zëvendësuar Fadil Hoxhën, i cili mbeti zëvendës i tij. Shef i Shtabit u emërua nënkolonel Dushan Vukotiq(deri në atë kohë ishte zëvendëskomandant i Divizionit 46 jugosllav),shef i prapavijës u caktua Stevo Dobërkoviq(i dërguar nga shtabi qëndror i Sërbisë), ndërsa komisar politik u emrua nënkoloneli Gjuro Medenica. Më 10 shkurt 1944 kjo komandë bëri riorganizimin e tërësishëm të ushtrisë duke formuar Divizionin e artilerisë, të kalorësisë, të ndërlidhjes, grupin operativ të brigadave, Divizionin 46,52…etj.

    Kjo makineri ushtarake në Kosovë duke i marrë të gjitha masat gjoja për “spastrimin” e terenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundërrevolucionarët” vrau e masakroi pamëshirë mijëra shqiptarë gjithandej Kosovës. Në këtë fushatë të egër ushtarake më 21-22 shkurt 1945 u shua me gjak edhe kryengritja e Drenicës, pas vrasjes së tribunëve popullorë Shaban Polluzha e Mehmet Gradica në kullat e Dvoranëve në Tërstenik.

    Shtabi Operativ i “kosmetit” i urdhëruar nga SHS i UNÇJ-së me qëllim të shpërbërjes së bërthamës së qëndresës shqiptare në Kosovë,gjatë muajve mars-prill 1945 mobilizon me dhunë shqiptarët për t´i dërguar në frontin e dytë të ashtuquajtur të”Adriatikut”-në veriperëndim të Jugosllavisë. Skenaristët e Masakrës së Tivarit, për dërgimin e mobilizuesve shqiptarë në pjesët veriperëndimore të Jugosllavisë,kishin zgjedhur rrugën Prizren-Kukës-Shkodër-Tivar-Dubrovnik-Rijekë.Për këtë front mobilizuan shqiptarët nga Vushtrria, Podujeva, Prishtina, Kaçaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni… etj.

    Sipas kujtimeve të pleqve që përjetuan këtë mobilizim të dhunshëm, të mobilizuarit shqiptarë, fillimisht janë tubuar nëpër qendrat e rretheve dhe ato komunale e pastaj, të organizuar në njësi ushtarake të komanduara nga oficerë shqiptar kanë udhëtuar në qendrën e përgjithshme mobilizuese (kazermën ushtarake)në Prizren .Pas sistemimit, shqiptarët e mobilizuar do të çarmatosen, me arsyetimin se armët do t’i marrin në Kroaci e Slloveni! Çarmatosja atyre ju ka dhënë një sinjal të keq dhe me të drejt ka lindur dyshimi në përgatitjen e ndonjë skenari shfarosës në prapaskenë. Kjo psikozë u thellua edhe më tepër, atëherë kur u çarmatosën edhe oficerët shqiptar dhe për përcjelljen e tyre u ngarkua Brigada XXVII e divizionit 46-të serb 5 e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar.

    Deportimi i shqiptarëve të mobilizuar, nga kazermat e Prizrenit u bë në tri eshalone:

    1.Eshaloni i parë që përbëhej nga 3.700 veta, u nis më 24.03.1945 dhe pas 5-6 ditësh arriti në Tivar, ku iu dorëzua reparteve të Divizionit të IX-të jugosllav. Gjatë rrugëtimit, derisa u dorëzuan në vendin e caktuar,të mobilizuarit u keqtrajtuan në mënyrë shtazarake nga kriminelët serbo-malazezë. Të mobilizuarit shqiptar nga Tivari do të nisen për në Istri,ku fillimisht disa ditë do të ndalojnë për të pushuar në ujdhesën Çiovë afër Trogirit.Dhe ato ditë gjatë kalimit me një anije të vjetër,nga ujdhesa për në Trogirë,u mbytën rreth 65 veta,prej të cilëve 29 qenë vetëm nga Kaçaniku.

    2.Eshaloni i dytë i përbërë nga 4.700 veta, u nis dy ditë më vonë (më 26 mars) nën përcjelljen e forcave të Brigadës XXVII dhe më 30 mars në Shkodër iu dorëzua Brigadës X malazeze 6. Gjatë marshimit katër ditor në rrugën Prizren-Zhur-Kukës-Puk-Shkodër ,përkundër lodhjeve e rraskapitjeve të mëdha nga rruga e gjatë,të mobilizuarit u maltretuan e u rrahën dhe në shumë vende shumë prej tyre u vranë…si,gjatë kohës së pushimit, gjatë kalimit të lumenjve apo gjatë tentimit të ndonjërit prej tyre për ta shuar etjen, në burimet e ujit.

    Pas këtyre peripecive nga Shkodra nën përcjelljen e malazezëve – në mesditën e 1 prillit 1945 arritën në Tivar. Atë ditë të kobshëm rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo-malazez,të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve. Kjo kolonë është ndaluar në qendër të qytetit (me urdhër) kinse për të pushuar dhe ndërkohë ndodhë një eksces në mes rojes dhe katër shqiptarëve, të cilët u penguan që të pinë ujë në një krua aty afër.

    Nga ky konflikt ushtarët e urdhëruar derdhin një breshëri plumbash në trupat e shqiptarëve, me ç’rast vriten disa prej tyre. Situata e tensionuar me qëllim (për ta filluar komplotin e përgaditur) e shtyri masën e shqiptarëve që të shtrihen për toke, ndërkohë që ajo hapsirë ishte vënë në shënjestër të pushkëve dhe mitralozëve që ishin vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritare dhe terracë të shtëpive e në shkëmbinjtë e kodrave përreth.

    1. i revoltuar says:

      Mos na paraqit kolaboracionistet e fashizmit si “patriote”, hajt mos na caj trapin!
      Na keni ca trapin me kete “Masakren e Tivarit”…
      Patriote te BYTHES jeni ju! Kur ishte Lufta e Kosoves ja mbathet ne Tirane e Shkup neper kafene ?

      1. albert says:

        Gjate kalimit te eshaloneve neper Shqiperi , ne prani te partizaneve shqiptare u vrane qindra shqiptar nga Kosova.
        Per Partine dhe Enverin rendesi me te madhe kishte “dashuria e perjetshme me jugosllavet” se sa mbrojtja e vellezerve te tyre shqiptare.

    2. Dashamiri says:

      Une thash mos ish Alban Dega nga New Yorku po qenka Bekim Peja…. sa po ngjasoni mer zot me shkrime!

    3. Kapit Tupalla says:

      Uran Butka, një rogëtar i Serbisë !!

  2. Prishtinasi says:

    I nderuar ju pershendes dhe ju perkrahim qe te vazhdoni te hapim debat sepse nese paska gabuar Enver Hoxha me shqiptaret si eshte e mundur te kete qene i mire Tito.Meritat per shtetndertim ,per mireqenie e shkollim qe nga koha e rilindasve ju kane takuar plejadave te tera te intelektualeve,trimave dhe atyre qe kane qene te perkushtuar per atdheun e kombin e per fat te mire te tille kemi pasur gjithmone.Me respekt te gjithe atyre qe na kane ndihmuar,por kujtoni pak marreveshjet xhentelmene jugosllavo-turke(deportimi -debimi i popullit nga trojet e veta,pra edhe ky hyn shume lehte tek gjenocidi) per shqiptaret.Ka qene e pakuptueshme qe ne shqiptaret te mos kemi universitet, radio, tv ,shtyp kjo ju ka takuar edhe pa Titon. Besa ish-Jugosllavia e tij nuk eshte çliruar vet.Mos te hezitoje askush sepse mbi kete popull nuk ka askush te drejte hyjnore e te behemi si serbet te paprekshem,gabimet jane gabime dhe duhet pranuar por jo te glorifikojme dike pa nevoje.Kemi me mijera viktima me shume se nje shekull,kemi me mijera te deportuar(nje Kosove e tere nga Serbia)me mijera te burgosur,me qindra e mijera te vrare per nje ideal te thjeshte per vetvendosje,per liri,per bashkim e drejte e garantuar me qdo norme nderkombetare e nuk ka historian,shkencetar e intelektual qe mund ti fsheh keto fakte qindra vjeqare te zullumit mesjetar ndaj nesh nga fqinjet tane.Me nderime prof,veq vazhdo edhe per personalitetet tona per te mirat e te keqiat e tyre se ne kemi te tille edhe ne mesin tone.Prej gabimeve te mesojme por te mos harrojme asnjehere te kaluaren tone.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Ne kete bote, sekush mbron interesat e tij (apo te grupit a popullit qe perfaqeson). Kush nuk e kupton kete, as mos te merret fare me “studimin e historise”!

  3. Sqepari says:

    Po Milazim keshtu eshte, ai, Tito, i ka urryer shqiptaret dhe ka punuar pa rreshtur per asimilimin e tyre nga sllavet

  4. Ergys says:

    Enver Hoxha kishte arritur qe ne 1946-1947 ne konkluzionin qe Titoja ishte armik i shqiptareve dhe u dha fund marredhenieve me Jugosllavine duke e denoncuar publikisht.

  5. Rezorsi says:

    TITO ISHTE AGJENTË I ANGLEZËVE DHE AMERIKANËVE. ME ANË TE ATYRE AI ERDHI NË FUQI DHE MORI PUSHTETIN. ËSHTË IDEATORI I SHPERGULIEVE MASIVE TE KOSOVARËVE I BURGOSIEVE VRASIEVE E SHUME E SHUME PISLLËQEVE ME ANËN E UDB JUGOSLLAVE.

  6. Bekim Peja says:

    I revoltuar, meqë me paske par ne kafenet e Tiranës atëherë të tregojë që isha ushtar gjatë luftës në Kroaci për nëntë muaj dhe pastaj ndërrova anën dhe isha po ashtu pak më shumë se gjashtë muaj me kroatët pata se të iku në perëndim. Pasi shpërthejë lufta në Kosovë kam qen qe nga fillimi në luftë të Kosovës, kryesisht në zonën e Dukagjinit PO JU MISTREC KU ISHIT, në asnjë luftë nuk lufton i gjithë populli por pyetjet duhet te ja besh veti nëse jeni shqiptar kuptohet.
    Në Kroaci ishin kroat nga e gjithë bota, po ashtu serbët nuk bënin luftë se nga vjen por a është serb orë tru plesht.

  7. Shkupi says:

    Komentuesi i revoltur ! shqip foles . si duket nuk i paske pire ilaqet e trurit te kalbur qe paske. Te EKSTRADUARIT me dhune e masakrime nga Kosova ata qe ti thua iken , e deri sa ti gezohesh qe ska qene nena , motra yte me ta qe jane perdhunuar e pastaj edhe te vrare me femijet ne bark te paralindjes. Ose je i paguar shqipfoles ose hesht o debil e mos provoko se te con zoti i ti ndjesh ne familjen tende .

    1. Biori says:

      Shumica e shqiptareve refugjate nga Kosova gjate luftes iken para se te vinte ushtria serve.

      Iken sepse nuk e kishin jete te sigurt.

      Nuk eshte se shkonte ushtria dhe policia ne cdo shtepi dhe pastaj iknin

  8. Bes Brani says:

    Njè pèrmbledhje e saktè, pèr tè bindur tè gjithè shqipètarèt se gjatè gjithè historisè pèr ne si popullt, nè pèrgjithèsi dhe ato shqipètarèt e trevave tè tyre nè Dardani, kemi pèrjetuar situata tè tmerrèshme deri nè shfarosje ! Nuk e kemi tè drejtèn qè mbijetesèn tonè dhe shpètimin ti dedikohet aryre qè kanè patur qoftè dhe vetèm njè herè qèllime tè erta ndaj shqipètarève. Qèndresa e shqipètarève èshtè e lidhur pèrjetèsisht me ata qè mobilizuan e ngritèn nè kèmbè bijtè mè tè mirè tè kombit tonè, duke flijuar edhe jetèn, qè dèshirat dhe èndrrat e tyre u pasuan ndèr tè tjerè. Pèr tè vetmin fat tè mirè tonin, kauza jonè ka qènè e mbèshtetur nga kombet e perèndimit dhe e tillè qoftè e pèrjetèshme. Historia na ndihmon, na kèshillon, na mèson qè nuk duhet tè shkelim kurrè mbi sakrificat e gjakun e dèshmorève tè Atdheut dhe nuk duhet tè lejohet askush qè njè gjè e tillè tè ndodhè. Tè kèrkojmè bashkimin, duke ecur me kombet e qytetèruara, qoftè dhe me kèmbè por gjithmonè mbi tabanin tonè !

  9. beni says:

    Tito një politikan e pickedhi për popujt e ballkanit!!!!!
    Për shum kosovar Tito ka qen shum i drejt e kërkoj ti civilizoj popullin,por nacionalizmi ekstrem e renjet e Turqisë paskan qen një varr vetëvrasës për Ballkanin!
    Integrojuni or qyrtyket e Turqisë së me gjuhën shqipe e me mendje tek xhamia e Turqia nuk ua kanë fain as Tito as Serbia!
    Tito desh bashkim e vëllazërim e ja u qiu nënën ekstremistëve e nacionalistëve radikale e të vetet Franjo tuxhmanit me shok që ish kroate e jo më për muhexhajdinet e Turqisë që reklamonin gjuhën shqipe në trojet shqiptare!
    Tito ish e ngelet një udhëheqës i rangut botëror,pavarsisht se ish komunist konservator,popullin e la të lirë të zgjidhte rrugën e vet,kapitalizmin apo socializmin,kujt si pëlqente socializmi mer valixhen e shko në perëndim,kush qëndron në socializmin qepë gojën se të hëngri ujku!
    Lavdi për këtë strateg të politikës ballkanike,as me NATO as me warshaven as me Stalinin mes lindjes e perëndimit!!!!!!

  10. Bekim Peja says:

    beni, ore Beni i vogël kokën e trurin sa një gogel. Aq i,, mençur ” vrehesh nga komenti që nuk mbulon dot urrejtjen që ke për veten tende (nëse je shqiptar dhe spekulon gjëra që nuk janë ashtu as për së afërmi) , ik ore legen se nuk kupton ti nga jeta e shqiptarëve në ish Jugosllavi.
    Nëse nuk rri urt atëherë të vi atje ku je dhe ti ngrehi veshët dhe do e pyes maman tende nga të ka marrë.

    1. beni says:

      Sa për kërcënimin,ti të rruan karret!
      Nazizmin e luftoj tër bota bile edhe ata amerikanët që u qin tër gratë sot ne Kosovë që ju i doni ata shum?
      Kolaboracionistet u ndëshkuan kudo në Europë , Kosova ka pas edhe nga ata që luftuan fashizmin dhe Tito i mbajti e i dekoroj si Enver hoxhën e Fadil Hoxha por më pas kur Enver Hoxha ju fut pushtetit e nacionalizmit kur pushkatoi Koçi Xoxen një komunist i besuar i Titos per te bashkuar popujt të ndarë në gardhe mesjetare në një federatë ballkanike për zhvillimin e ekonomis dhe vëllazërim të popujve,duke e studjuar mir historin se fshat nga fshati jan kultura të ndryshme e nuk jan etnikisht të pastra,pra identitete të ndryshme kulturore siç është më ju në Kosovë e tek ne në Shqipëri,edhe pse ne flasim të njëjtën gjuhë komunikimi atë shqipe!
      Zvicra ka më shum se 4 gjuhë e jetojnë në një konfederatë,pra në një shtet?
      Problemi është se si të jetojmë në një mirëqenie sociale e jo nacionalizmi e nacionaliteti?
      Ne duam ne Europe por urejtje ndaj Serbisë e Greqis fqinjve tanë!
      Jo urejtje serbët dini të bëjn politike sepse don t’a mbrojnë Europën e Europa i mëkon sepse ata jan që u a mbrojnë kulturën si djali Vojsaves Gjergj Kastrioti!

  11. kodra pas bregut says:

    Hallall “ Bekim Peja “ !
    Ashtu ka ndodhur siç e pershkruan ti ne komentin tend .
    I gjithe Llumi i Tradhetise brenda Shqiperise Shteterore dhe Llumi i tradhetise se LDK -se ne Kosove ( qe jane pakica ne te 2 anet e kufirit ) ,jo pa qellim e akuzojne Xhaxhin per Marsin e 1945 kur Shqiperia kishte vetem 4 Muaj e çliruar dhe nuk e kishte nen kontroll Territorin e Veriut Mbi Vijen Gjalice -Shpal- Fushe Arrez -Puke -Koplik dhe deri ne Shiroke .Bandat e Kriminrleve te Udhehequra nga USA , Greqia dhe Fushimet ne Gjermani me mall Shqiptar nuk e lane rehat Vendin tone qe prej Dhjetorit 1944 deri ne 1956 .
    Titua ishte pos nje Mut Muti , por dhe nje Kapadai , Kriminel Frikacak qe sa ishte ne Fuqi e q. ne para dhe mbrapa Serbet dhe Tito pordhaci ishte ai qe e beri Pastrimin Etnik te Shqiptareve ne Ish Jugosllavi ne keto Drejtime .
    1- Prej 1944- 1947 e beri me Vrasje mbrapa kraheve , vrasje perballe dhe Shperngulje .
    2-1964-1968 me ane te Kriminelit A.Rankoviç beri te njejten siç dhe beri ne 1944-1947 .
    3- Simuloi Shqiptaret te punonin ne Perendim , Gjermani , Zvicer , Tripoli e ku di une tjeter .
    4- Ne vendet e ngelura te rralluara nga Emigrimi solli Kolone Serbe ne çdo Qytet , Komune dhe Fshat Shqiptar
    5-Per tu dukur i moderuar . ne 1974 i dha Kosoves Autonomine dhe mu per kete bashke me Kushtetuten e Re nxorri dhe Parrullen : “ Jedinstvo i Bratstvo “ te cilen e solli Sergei Kraiger si dhe ideollogu tjeter Eduard Kardeli dhe Ekonomisti Millovan Gjillasi .
    Koha tregoi qe kjo Parrulle e ketij Armiku te madh te Shqiptarve ( Titos ) kurre nuk funksionoi aq sa mbas Vdekjes se Titos ( i cili ne Prillin e vitit 1980 nuk i pranoi Mjeket Amerikane qe ti prisnin kembet , pa asistencen e djalit te tij, Jugosllavia u perfshi ne Flake dhe Zjarr qe prej 1989- ne 1999.
    Ky ishte Titua “Miku” i Shqiptarve sipas ideollogut te Grykes se Rugives…

  12. taso kume says:

    Kroatet mundet ti kemi sot tevetmit aleat ne BALLKAN PAS TURQVE ,me falni por per kete BAJGE PRO SERBE nuk duhet ta zini ne goje dhe sot SHQIPTARET E MALIT TE ZI kan frike te thone jemi SHQIPTARE nga politika BROZ U,D,B. eDHELPRES SE BALLKANIT.

  13. Taqifsha Titonekarit says:

    Komentuesit I Revoltuar, Josip Broz Titos, Milazim Krasniqit edhe te gjithe komunisteve jaqiftqenimepiqendren e pidhittnones…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje