BLG sjell në Tiranë qendrën e parë estetike multifunksionale për bukurinë dhe kurimin e femrës

2 Prill 2019, 09:01Sociale TEMA
BLG sjell në Tiranë qendrën e parë estetike multifunksionale

“CLARAPERCLARA”,  salloni më i ri në qendër të Tiranës në bashkëpunim me kompaninë më të madhe BLG Group, të cilët janë bashkëortakë me kompani të ndryshme italiane , sjellin në kryeqytet vendin më të ri  për kujdesin e estetikës të lëkurës por edhe të flokëve. Sallon Italian me një eksperiencë disa vjeçare në Milano duke bashkëpunuar me BLG Group mbërrin në zemër të qytetit me një ambjent të posaçëm për prerje, lyerje,  trajtimet e fytyrës por edhe ambjentin e posaçëm për make up artist. Prefeksioni është destinacioni dhe synimi kryesor. Ajo çfarë të ofrohet tek ky sallon është komoditeti, dhe ajo çfarë të karakterizon pasi del nga ky sallon është bukuria. “CLARAPERCLARA”  prej vitesh operon në Itali si një ndër sallonet më të kualifikuar në fushën e parukerisë dhe të estetikës duke sjell gjithmonë trendet më të fundit të çdo sezoni. Ajo çfar e bën edhe më të veçantë ardhjen e këtij salloni në Shqipëri është bashkëortakësia dhe mbështetja e BLG Group, ku biznese të ndryshme falë punës së kësaj kompanie kanë arritur të kenë sukses.

 

 

 

 

 

 

 

Pjesë e inagurimit të kësaj qendre estetike ishin përfaqësues nga Italia me në krye administratoren Clara Lumbardi e cila me praninë e saj të uronte mirëseardhjen e parë në sallon, administratorin e BLG Group Massimiliano Nikolini, si edhe personazhe të show  bizzit shqiptar. Me rastin e evenimentit të rastit në shënjë falenderimi iu dhuroi të pranishmëve produkte italiane por edhe kartën e klientit e cila u ofron atyre 50% skonto për një vit rrjesht.

Salloni më i  ri dhe më i bukur gjendet tek ish blloku, Rruga Nikolla. Mund ta gjeni fare lehtë dhe mund të bëheni pjesë e këtij salloni dhe të njiheni me trendet më të fundit të stilimit. “CLARAPERCLARA” ju bën të ndiheni të lumtur me veten dhe lëkurën tuaj. Falë BLG Group e cila prej vitesh operon si një kompani prestigjoze në vend dhe stafit të cilët në mënyrë profesioniste marin përsipër të bëjnë ndërmjetësimin e kompanive italiane në vendin tonë, mund të kemi shumllojshmëri zgjedhjesh.

 

1 komente në “BLG sjell në Tiranë qendrën e parë estetike multifunksionale për bukurinë dhe kurimin e femrës”

  1. sul korriku says:

    Kujdes me keta te BLG group se ka eksperienca qe keta nuk paguajne qerate dhe detyrimet e tjera te ambientev qe marin ne perdorim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje