”Tulip”: Kulla prej xhami, do jetë ndërtesa e dytë më e lartë e Londrës

2 Prill 2019, 19:12Bota TEMA

Në Londër është miratuar plani për ndërtimin e kullës e cila do të njihet si “Tulip”.

Ajo është parashikuar të jetë 503 metra e lartë, e cila do të jetë një ndërtesë unike, me një potencial të lartë për të luajtur një rol të rëndësishëm në shndërrimin e ‘’Square Mile’’ në një qytet i cili nuk ‘’fle kurrë’’.

Kjo kullë do të jetë e gjitha prej xhami, e cila do të rrotullohet vazhdimisht,  në mënyrë që të ofrojë një platformë sa më të qartë shikimi të gjithë zonës.

‘Tulip’’ do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë e Londrës , pas asaj së  “Shard”.

Në katin fundit të kësaj kulle, është planifikuar të ndërtohet një restorant, prandaj projektuesit e kësaj vepre madhështore, kanë vendosur masa të rrepta sigurie, duke vënë në dispozicion një numër të limituar vizitorësh, për të parandaluar mbipopullimin.

Kulla ‘Tulip’’ parashikohet të fillojë vitin e ardhshëm dhe pritet të përfundojë në vitin 2025.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje