Ajri i ndotur, “vrasësi” kryesor: Shqipëria me shifrat më të larta të vdekshmërisë

3 Prill 2019, 20:16Sociale TEMA

Vrasësi kryesor i shqiptarëve nuk është as duhani, arma apo shkelja e Kodit Rrugor, por vetë cilësia e ajrit.

68 persona në 100 000 banorë në Shqipëri humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit. Një numër i frikshëm në krahasim me vendet e rajonit.

Adrian Jorgji, mjek pneumolog, shprehet: “Djegia e karburantit nga makinat, ndotja e mjedisit si pasojë e grimcave të pluhurit kryesisht nga ndërtimet si dhe një faktor tjetër është djegia pa kriter e mbeturinave”.

Ndërsa një qytetar tregon: “Kam pasur kollë gjithë dimrin dhe mushkëritë i kam copë”.

Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson se 5 deri në 7 milionë vdekje të parakohshme në vendet në zhvillim ndodhin prej ndotjes së mjedisit. Kjo ka sjellë që dhe kontrollet në spital të shqiptarëve të jenë të shpeshta.

Mjeku Jorgji thekson: “Në të dyja pulmonet që tregoj vihen re dëmtime pulmonare. Ky është një pacient që punon në një zonë naftëmbajtëse dhe tregon për një mushkëri të ngarkuar. Vjen me ankesa, vështirësi në frymëmarrje, kollë të thatë. Është vetëm 40 vjeç. Dhe kjo shkaktohet nga ndotja, theksoj nuk është duhanpirës apo me sëmundje shoqëruese”.

Mbjellja e pemëve për përmirësimin e cilësisë së ajrit, sërish nuk është efektive, sipas mjekut: “Duke pasur parasysh që këto pemë jetojnë si ne, në ajër të ndotur, në tokë të ndotur, me ujë të ndotur edhe këto pemë do të zhvillohen të sëmura”.

Ndërkohë që disa banorë kanë gjetur zgjidhje me mbulimin e ballkoneve me perde, në mënyrë që ajri i ndotur të mos hyjë teksa hapet dera.(TCH)

2 komente në “Ajri i ndotur, “vrasësi” kryesor: Shqipëria me shifrat më të larta të vdekshmërisë”

  1. Zigur Qarri says:

    Supermashtruesi Erion Makiaveli premtoi ndaljen e betonizimit te Tiranes,automatikisht edhe numrit te makinave,por beri te
    kunderten,i rriti 300% lejet per betonizimin.Skandali me makinat e vjetra, Balluku rikthen në qarkullim automjetet euro 4.Ministrja
    e Infrastrukturës dhe Energjisë rikthen në qarkullim automjetet euro 4, përdorimi i të cilave është ndaluar tashmë në të gjithë
    Europën. Vetëm një muaj pas marrjes së detyrës, Balluku propozoi rrëzimin e vendimit të qeverisë Rama, duke rikthyer importin
    e makinave të vjetra. Çuditërisht prezantimi i nismës është bërë pa prezencën e Ministrisë së Mjedisit.Ministrja Belinda Balluku
    ka anuluar vendimin e marrë vetëm dy muaj më parë për ndalimin e makinave të vjetra.Edhe pse u reklamua si një ndër nismat
    më të mëdha për mbrojtjen e mjedisit, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka rikthyer në qarkullim makinat
    e vjetra që emetojnë nivel të lartë gazrash në ajër.Edhe pse nuk dha detaje ajo u shpreh se në vend do të lejohet importi i makinave
    të vjetra që plotësojnë kriteret euro 4, ndërkohë që në BE tashmë po kërkohet lejimi i euro 6.Balluku: Automjetet e përdorura që
    do hyjnë në Shqipëri duhet të përmbushin kriteret euro 4 ndërkohë ato me kilometrazh 0 duhet të jenë euro 5 dhe euro 6.Madje
    Ministrja Balluku tha se vendimi i ndalimit për makinat që i përkasin prodhimit para vitit 2009 është shtyrë deri më 31 dhjetor të
    vitit 2019.Balluku: Nga ndryshime në VKM 633, shtyjmë hyrjen në fuqi të kësaj vendimmarrje nga 28 shkurt 2019 në 31 dhjetor
    2019.Çuditërisht nisma është deklaruar vetëm nga ministrja Balluku pa prezencën e Ministrisë së Mjedisit.Kanë qenë këta të fundit
    që propozuan kufizimin në fund të vitit të shkuar.Por duket se me ardhjen në detyrë të Ministres së re askush nuk pyet për ndotjen
    e ajrit që në Shqipëri është shumë herë më lart se normat e lejuar.Ekspertët shprehen se 50 për qind e ndotjes vjen prej gazrave të automjeteve.

  2. Ironia e fatit! says:

    P E R T E GJITHE ATA QE SHFARROSEN PYJET , QE DUAN TE HAPIN VRIMA NAFTE, DHE QE DUAN TE

    NDERTOJNE TECE NE SHQIPERI . . .

    KANCERI NUK DISKRIMINON AS ZENIN DHE AS ZAHON, KUSHDO QOFTE BABI I TYRE!

    MJER POPULLI, SE POLITIKANEVE PO JU RA KANCERI SHEROHET SHQIPERIA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje