Kërcënimet ruse, NATO shton përqëndrimin ushtarak në Detin e Zi

3 Prill 2019, 10:08Bota TEMA

”Paketa e Detit të Zi” quhet paketa e masave për të forcuar praninë ushtarake të aleancës në rajonin e Detit të Zi kundër kërcënimeve ruse që do të diskutohet në samitin e ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s.

”Ky samit do të zhvillohet në Uashington me rastin e 70-vjetorit të aleancës”, sipas njoftimit nga një drejtues i lartë i Departamentit të Shtetit.

“Në fokus të diskutimeve është mbrojtja dhe përforcimi i pranisë së aleancës në rajonin e Detit të Zi”, shpjegoi ai.

Aleanca e sheh si kërcënim praninë e shtuar ruse në Detin e Zi.

Konfliktet janë krijuar që prej aneksimit të Krimesë dhe shpesh herë palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të traktateve ndërkombëtare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje