A do të rikandidojë Voltana Ademi e vetme në zgjedhje: Unë bëj atë që vendos PD

5 Prill 2019, 12:06Politika TEMA

Kriza politike vazhdon të jetë e thelluar dhe palët janë ende shumë larg njëra-tjetrës. Partia Demokratike kërkon zgjedhje politike të parakohshme, por më 30 qershor janë programuar zgjedhjet vendore.

E pyetur në “I Ftuari” me Endri Xhafon, nëse do të rikandidojë në Shkodër, edhe nëse PD merr vendimin politik për të mos u futur në zgjedhje, Voltana Ademi tha:

“Të gjithë ne kryetarët e bashkive jemi politikë dhe duke qenë të tillë përfaqësojmë partinë. Unë jam e angazhuar herët në politikë. PD dhe unë bashkë me të, ka deklaruar që në zgjedhje vendore nuk mund të kemi me situatën e krijuar. Zgjedhje nuk mund të kemi”.

Përveç protestave të vazhdueshme, PD vazhdon paralelisht të punojë për të ngritur grupet e punës dhe kandidatët për zgjedhjet vendore.

“Emrat e kandidatëve nuk janë diskutimi i PD. Ne diskutojmë çështje më madhore, përtej datës, përtej gjithçkaje. Ne diskutojmë çështjet e zgjedhjeve që janë prioritare përpara çdo gjëje. Kriza politike duhet të marrë një zgjidhje. Unë implementoj atë që vendos Partia Demokratike në forumet e saj”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje