Mustafa Nano provokon: Ata besojnë se këtë Zot nuk e mban vendi nëse gratë bëjnë seks para martese

5 Prill 2019, 22:00Lifestyle TEMA

Edhe mbrëmjen e sotme në “Monolog” Mustafa Nano ka folur sërish për armiqtë e tij ku në një fragment ka thënë se vetë ai i krijon armiq vetes.

Monologu në emsionin e tij “Provokacja” në ABC News. 

Kam ende për të thënë lidhur me armiqtë e mij që, me ç’mora vesh, janë armiq edhe për shumë të tjerë. Ka tipare të tjera të përbashkëta për ta. Ja:

Ata, pasi e dëgjojnë një herë këngën baftjar, baftjar, ti je i paparë, duan ta dëgjojnë për herë të dytë.

Ata thonë ejvallah në vend të faleminderit.

Ata e kritikojnë bashkinë e Tiranës që ka ngushtuar rrugët e makinave, sepse ka krijuar korsi biçikletash.

Ata thonë që dikush nuk mund të jetë gjeni, nëse nuk është njeri i mirë. Dhe nuk u shkon në mendje se nuk ka gjë më a-morale sesa gjenialiteti.

Ata duan ta kritikojnë ministrin e brendshëm, dhe në këtë funksion mbiemrin Lleshaj ia bëjnë leshi!!!!, apo, në një rast tjetër, duan ta shprehin mospajtimin me ndonjë ide të gabuar të Dashamir Shehit, dhe i përmendin atij pijen!!!! Në këtë rastin e dytë, armiku im është edhe, as më pak as më shumë…. Much Nano dora vetë. Mund t’i bëhemi edhe vetes armiq. Ndodh edhe kjo.

Ata, qofshin me opozitën, qofshin me maxhorancën, janë njësoj të gëzuar që opozita ka djegur mandatet.

Ata nuk e dinë se kush është Shtjefën Gjeçovi.

Atyre nuk ua heq njeri nga koka mendimin se ne shqiptarët jemi racë e zgjuar.

Ata, më ndiqni me kujdes këtu, ata besojnë se Zotit, që ka krijuar këtë univers të paanë, të përkryer, të jashtëzakonshëm, i cili përbëhet nga miliarda yje, planete, trupa të tjerë qiellorë, ata besojnë pra se këtij Zoti i ikën petlla, nëse pjesëtarët e gjinisë femërore të një soji sisorësh që e quajnë veten njerëz, në një qoshe të vogël të këtij universi që quhet Tokë, e zbulojnë pamjen e tyre apo çiftohen me pjesëtarët e gjinisë tjetër të të njëjtit soj para një momenti të caktuar. Ju ngatërrova, ë?

 Po ua them me fjalë fare të varfëra: Ata besojnë se këtë Zot nuk e mban vendi nëse gratë nuk mbulohen apo nëse bëjnë seks para martese.

Ata nuk e kanë mendjen te besimi i tyre (kur janë besimtarë), por te besimi i të tjerëve, me fjalë të tjera nuk e kanë mendjen si të bëhen besimtarë të mirë, por si ta bëjnë gjithë botën të ketë të njëjtin besim me ta.

Ata hedhin pará në dasma; ca prej tyre, madje, i ngjisin lekët në ballë me pështymë dhe vallzojnë napolonin; që të jem i ndershëm me ju, nuk është se thjesht këta janë armiqtë e mij; edhe unë jam armiku i tyre. Duhet ta dinë. Mua më shumë ma shpifin ata që hedhin lekë në dasma sesa pamja e një thithëlope.

Ata kujtojnë se Laskarina Bubulina është emër ilaçi kundër gromësimave apo se Robert Shvartz është ndonjë futbollist i Werder Bremenit.

Ata janë me mendimin se turku nuk ishte pushtues.     

Ata u gëzohen dështimeve të 30 viteve të fundit për një arsye të thjeshtë: këto dështime i shohin si alibi për enver hoxhën.

Ata nuk mbajnë mend se cila ka qenë mësuesja e tyre e parë.

Ata ngatërrojnë njeriun që rri vetëm me njeriun e vetmuar.

Për ata, një vajzë e pamartuar është një vajzë e pafat.

Ata janë të sigurtë se në historinë e shqipërisë Myslim Shyri vlen më tepër sesa Edith Durhami. 

Ata, kur janë përballë dikujt që flet gegnisht, i kërkojnë këtij të fundit të flasë shqip.

Për ata, i vetmi rob në historinë e shqipërisë me mbiemrin Bogdani e ka emrin Erion, i vetmi me mbiemrin Jubani e ka emrin Eduard, i vetmi me mbiemrin Bumçi e ka emrin Aldo. I vetmi me mbiemrin Moisiu e ka emrin Alfred. 

Dhe me që jemi këtu, i ftuari im i parë për sonte do të jetë një nga Moisitë e historisë së Shqipërisë, Alfred Moisiu.

12 komente në “Mustafa Nano provokon: Ata besojnë se këtë Zot nuk e mban vendi nëse gratë bëjnë seks para martese”

  1. Cuku says:

    O Mut Nano qe je nje koqe gomari kjo dihet.
    Keshtu eshte kur shef qytet per here te pare ne moshen 50 vjecare
    Vetem gazetar nuk behesh dot

    1. Ziau says:

      Mbaroi qe te behet qytetar ky katundari nga Skrapari, s’di me se cfare te thote mjaft qe te flase mexhlisi
      per te. Eshte koqe fare i gjori.

  2. faikonica says:

    Je 1..mos del ne debate me batajcinj,te provokojne neveritshem e ti s’e kontrollon veten …me te drejte

  3. Maelga says:

    Muci je i madh.

  4. olimpia says:

    Mustafa,nuk jam as miku as armiku yt.Sipas meje je nje gazetar dhe publicist i mire.Ke zgjedhur …pavaresine…sepse ne kundershtim me turmen e gazetareve idiote qe e trajtojne realitetin ,ngjarjet ,fenomenet sic do te deshironin ata dhe padronet e tyre dhe jo sic jane ,ti ke zgjedhur te jesh realist,pavaresisht se idete e tua mund te jene te ndryshme.Pa dyshim kjo deshmon se je profesionist.Por ashtu sikurse ti gjykon te tjeret,edhe ne kemi te drejte te gjykojme ty .Mos mendo se je qendra e mendimit intelektual .Menyra provokative e ligjerimit nuk eshte argument se ke te drejte per cdo gje .Natyrisht ,duke kerkuar publik per te qene interesant ,sepse keshtu paguhesh me shume,thua edhe shume gjera kunder rrymes.Disa here godet mire ,por te ndodh te thuash edhe gjera pa vlere,pa lidhje logjike .Per shembull Edit Durhamin nuk mund ta krahasosh me Myslim Shyrin,ashtu sic nuk mund te krahasosh Farudin Hoxhen me Panajot Panon.Shoqeria njerezore ,koha reale ,e kaluara por edhe parashikimet per te ardhmen ,protagonistet humane ,jane gjera shume me te komplikuara dhe tendenca jote per ti trajtuar ne menyre te thjeshtezuar eshte thjesht nje mendjemadhesi e nje provinciali qe ka lexuar .Prandaj pretendo me pak ,ndoshta te ben me te besueshem.Sepse ndryshe edhe mjaft ide te dobishme huymbasin vlere.

  5. Ano Nimi says:

    Mos te hyfte vetja ne qejf! – thone, me duket, shkodranet.

    Dhe qartazi, fare qartazi, Mucit i ka hi vedi n’qejf!

    Por, megjitheate, Muci nuk eshte edhe aq budalla, dmth, nuk eshte aq budalla sa duket.
    Me sakte, duhet thene se eshte shejtan budalla.

    Per shembull, Mucit i kercet dhe i thahet gjuha, kur neper studjot e debateve televizive ballafaqohet me ca qelbesira te opozites PD-LSI qe kepusin te trasha, genjejne, shpifin dhe mashtrojne me nje paturpesi berishiane dhe, bash per kete, ai do qe te marri fjalen dhe t’i beje ata per dy leke, t’i demaskoje, t’u kujtoje se te gjitha akuzat e tyre te sotme per maxhorancen dhe Edi Ramen jane ato qe i kane bere vete dhjete e njeqind fish, jo shume kohe me pare dhe se do ti bejne perseri 1000 fish sapo te behet rotacioni i pushtetit.

    Por jo, Muci hesht, zbehet, mbllacitet dhe kapercen peshtymen, skermit nofullen e poshtme me te sipermen, rrotullon syte here nga ata, te peshtiret e opozites, here nga neutralet e pranishem si butake te jargosur dhe hera-here nga drejtuesit e emisionit, Fevzoja i Opinionit apo Enushja zeholle e “Open”-it, sikur do qe te thote me ulurime ate shprehjen e fameshme te Shaban Qoses, qe perdorte Shaba, ndjese paste, kur ata kapilat, cunat e Tirones, e tallnin te dyqoni i vet privat/kolektiv i fruta-perimeve te Rruga e Kavajes, ” O Shabon, o hunde derr!”, ndersa ai po i peshonte mallin ndonje gruaje qe pas orarit zyrtar, rruges per ne shtepi, ndalte per nje pazar te shpejte frutash e perimesh te fresketa te privati:
    “He po, ho mi zoje e nerume, a nuk eshte per t’i q*i tomen e somes!”,
    duke perplasur ne banak gurin e peshores, i deshperuar dhe i nevrikosur se nuk mund te linte dyqanin dhe klientet per te ndjekur prapa ata kapilat qe s’mbaronin kurre me rengjet e tyre per te.

    Ti e ndjen se si behet Muci ne keto raste studiosh, si ai qeni qe ka nje kocke ne goje, qe hungeron e ckermitet duke pervjelur buzet dhe zbuluar dhembet e tmerreshme, por qe nuk te sulmon e as te kafshon, sepse ka frike se i bie kocka nga goja dhe ngelet pa vaktin e rastit.

    Keshtu edhe Muci, vetem hunguron e ckermitet, por nuk sulmon e as kafshon, sepse aq ja ka leshuar zinxhirin bosi i vet qe i lejon show-n “Provokacija” sepse edhe Muci pra, qe mburret se ka shume armiq, apo shume e shume ama, por qe ai nuk i perfill fare, madje tallet e ben hoka apo hajgare me ta, armiq qe jane ne mos budallenj, jo aq te zgjuar sa Muci, jo aq liberale sa Muci, jo aq te lexuar sa Muci, jo aq ateiste apo te emancipuar sa Muci dhe jo aq trima, dmth jo aq te pacipe, sa Muci, pra edhe ky Muc-Muci, e njeh autoritetin, si qeni te zone dhe “ja di kimene parase”.

    Muci pretendon se keshtu, me “provokacjet” e veta te njepasnjeshme ndaj historise, miteve, tabuve, heronjeve, moralit publik, ai do te cliroje shoqerine nga ca pranga-tabu qe e kane penguar ne shekuj ta bejne Shqiperine si Franca apo Anglia e Gjermania, me nje fjale, te qyteteruar si Evropa dhe se, si me magji, do ti beje serbet e greket, miq e dashamire tanet, me te cilet historia jete e mot na ka shkuar grure dhe se, me nje korrespondence personale gazetareske tembushur me banalitete, do te hedhi urat e harreses mbi lumenjte e gjakut shqiptar, mbi genocidet dhe mbi tjetersimet e teritoreve dhe popullatave tona ne etni dhe ne religjion.

    Nese me lejohet mund t’i percjelle Mucit me nje fare sigurie te larte se show-provokimet e tij mediatike dhe libreske, jo vetem nuk e clirojne shoqerine shqiptare nga kufizimet, nga komplekset dhe inferioritetet e veta por i bejne kategorite/shtresat perkatese saj, te barrikadohen edhe me shume ne botet e tyre, te thellojne edhe me shume hendeqet qe i ndajne nga njeri tjetri dhe nga bota qe u pikturon Muci me provokimet dhe prononcimet e veta.

  6. Romi says:

    Bravo Much, jepi, degjeneroje parazitet.

  7. Spartak Avukat Anglosakson Ngjela says:

    Po’ ata Qe bejn Seks me Margilenin i mban Kjo Toke? ????

  8. Iliro Pellazg Azilant pa Bukë ne Gjermani says:

    O Muci po’ cfare Faji Kemi ne, Qe Nusja Djalit Tend eshte e Mbuluar mo? ???? o Muc si Europian Qe Je po’ te qihet Goca Ty ne Makine,por Ty te Ka thene po’ shkoj ne Shkolle, ti me siguri do hapesh shampanje, apo do Shkosh te Besh te Njejten Gje me Margilenin Hahahah ?

  9. Haaa says:

    Perfundimishte ti je rr.k

  10. Mare Nostrum says:

    Muço, ne te dy ngjajme shume bashke. Armiqte e e mi jane edhe ata qe thone “boll” ne vend te “mjaft”, “avash” ne vend te “ngadale”, “fukarallek” ne vend te “varferi”, etj.

  11. Lee lee says:

    Rotacioni mendor i nje moshe relativisht off shore me indiciet e jetes postmoderne te Tiranes qe evulon ne perpjestim te drejt me tallavan moderne eshte dhe duhet te jete obligim i elites dhe full time inspirim…..made in MUC NANO

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje