David Malpass: Kush është presidenti i ri i Bankës Botërore!

6 Prill 2019, 20:15Ekonomia TEMA

David Malpass është zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump për kreun e Bankës Botërore. Ai është aprovuar zyrtarisht për këtë rol dhe do të nisë detyrën me 9 prill.

Malpass ka qenë më parë këshilltar ekonomik i presidentit amerikan, gjatë fushatës së vitit 2016.

Caktimi i tij ka tërhequr diskutime dhe disa shqetësohen se Malpass, një kritik i bankës, do të kërkojë të reduktojë rolin e saj.

Në të shkuarën ai e ka kritikuar Bankën Botërore, sëbashku me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Për t’u bërë President i Bankës Botërore, Malpass fitoi aprovimin unanim nga bordet ekzekutive të institucionit, që ka 25 anëtarë.

Shtetet e Bashkuara mbajnë 16% të fuqisë votuese të bordit dhe tradicionalisht kanë zgjedhur liderin e Bankës Botërore.

Malpass ka drejtuar një serë kompanish financiare derisa mori rol në Thesarin e Shtetit Amerikan në vitin 2017, si nënsekretar për çështjet ndërkombëtare.

Ai ka qenë pozicionuar kundër ndihmës që Banka Botërore i jep Kinës duke argumentuar se Kina është vend i pasur dhe nuk e meriton një ndihmë të tillë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje