Netanyahu paralajmëron aneksimin e Bregut Perëndimor

7 Prill 2019, 14:34Bota TEMA

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u zotua se do të aneksojë Bregun Perëndimor të pushtuar nëse ai fiton në zgjedhjet e përgjithshme të cilat do të mbahen më 9 prill, transmeton Anadolu Agency.

“Ne do të garantojmë se jemi përgjegjës në terren. Dhe ne do të imponojmë sovranitet mbi vendbanimet në Jude dhe Samari (Bregun Perëndimor)”, tha ai në një intervistë për televizionin izraelit të shtunën vonë.

Netanyahu, udhëheqësi i partisë së krahut të djathtë Likud, tha se qeveria e tij e ardhshme nuk do të ndahet midis blloqeve të mëdha të vendbanimeve izraelite dhe posteve të vogla në Bregun Perëndimor.

“Asnjë vendbanim nuk do të evakuohet dhe zona e Luginës së Jordanit do të kalojë në duart tona”, theksoi ai.

Kryeministri izraelit tha se krijimi i një shteti palestinez do të rrezikonte ekzistencën e Izraelit.

“Ne qeverisim nga pikëpamja e sigurisë në të gjithë zonën”, tha ai. “Unë nuk do të jap asnjë vendbanim për sovranitetin palestinez dhe nuk do ta ndaj Kudsin”.

Rreth 650 mijë kolonë hebrenj jetojnë aktualisht në më shumë se 100 vendbanime në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli dhe Kudsi Lindor.

Sipas të drejtës ndërkombëtare, Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor konsiderohen “territore të pushtuara” dhe se të gjitha aktivitetet e ndërtimit të vendbanimeve të kolonëve hebrenj janë të paligjshme.

Palestinezët, nga ana e tyre, duan që me këto dy territore, së bashku me Rripin e Gazës, të krijohet shteti i ardhshëm palestinez.

3 komente në “Netanyahu paralajmëron aneksimin e Bregut Perëndimor”

  1. e di si eshte puna says:

    “Kudsi” i rrockes se sat’eme mor gazeKAR! Ai qytet eshte mijera vite i lashte, quhet Jerusalim dhe eshte qytet HEBRE!!!
    Arabet, ky popull idiot dhe skizofren, jane te ardhur ne ate hapesire, ashtu sikur sllavet jane te ardhur ne trojet iliro-shqiptare!
    Hebrenjte kane te drejte historike mbi gjithe hapesirat e atjeshme, ashtu sic kane te drejte historike shqiptaret mbi te gjithe hapesirat ballkanike!
    Arabet dhe sllavet jane ARDHACAKE dhe PUSHTUES te trojeve tona te lashta!
    Long Life Israel!
    Long Life Albania (Israel of Balkan)

    1. pjeter says:

      Bravo,te pergezoj per komentin,dhe dua te shtoj,qe ne shqiptaret kemi pesuar gjithnje masakra nder shekuj,dhe jemi tkurrur deri ne kufijte e mbijeteses,kurse hebrenjte,jane popull i zgjuar dhe trim,nuk mund te pranonin qe te ndodhte nje olokaust tjeter,dhe qe ne luften e dyte,ata kishin nje mision,marrjen e hakut te miljonave te hebrenjve te masakruar nga gjermanet,dhe krijimin e forcimin e shtetit te tyre,ne trojet e tyre te lashta.Tek ne masakrusit e shqiptareve jane akoma gjalle e aktive ne politikat e tyre,per kalimin e shqiptareve nga viktima ne fajtore ,dhe kjo po ndodh dite per dite,dhe nuk do shume mend per te kuptuar,qe ne jemi nje popull bageti,qe eshte i destinuar shpesh ber tu bere kurban.Edhe Hebrenjte moren ndihme fill ma masakrimit te tyre nga te tjeret,por me tej ecen vete.Ne qofte se ka nje popull qe mund ti ngjasojme ndo pak,dhe ku kemi per te mesuar shume prej tyre, eshte ai Hebre.

  2. K9 says:

    Kështu si silleni, po e ktheni në profet Hitlerin dhe po provokoni ndërgjegjen e botës, nëse a ja vlen moralisht egzistenca e një shteti dhe kulture të tillë? Apo është po aq neveritëse, kriminale dhe degjeneruese për kulturën humane, sa edhe vetë nazizmi?!
    Palestina dhe palestinezët janë prova me të cilën Zoti, ka lidhur përjetësisht të drejtën e hebrenjve dhe shtetit të tyre për të egzistuar. Nëse sot që jeni të fortë dhe me aleat një prej perandorive më të mëdha të historisë, mendoni se keni në dorë dhe mund të bëni ç’të doni me të drejtën e një populli tjetër, qoftë edhe t’a zhdukni nga faqja e dheut,
    Nesër, i keni hequr çdo lloj paragjykimi, kujdo, që hebrenjtë ju dalin përpara.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje