Astrit Patozi: PD dhe Basha është kapur në befasi nga reagimi i brendshëm në vend, pas djegies së mandatave

8 Prill 2019, 20:49Politika TEMA

Sipas ish-deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, protestat e opozitës janë kthyer në një lloj rutine.

I ftuar në Abc News, Patozi theksoi se PD pas djegies së mandateve, jo vetëm që nuk ka marrë miratimin e ndërkombëtarëve, por është kapur në befasi nga reagimi i brendshëm në vend.

Sipas tij, kauza e opozitës për zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramënn nuk është bërë popullore.

“Nuk shoh të ketë lëvizur ndonjë gjë e madhe përveç faktit që protestat e janë kthyer në një lloj rutine.

Duket që pritshmëria e atyre që morën vendimin është shumë larg nga ajo që kërkonin. 

Opozita është sot e befasuar nga mungesa e reagimit të brendshëm. 

Së pari, nuk ka sot asnjë faktor ndërkombëtar që t’i ketë dhënë OK gjestit të opozitës, që për hir të së vërtetës është një akt ekstrem, por unë nuk besoj që ata që vendosën të digjnin mandatet prisnin shumë nga ndërkombëtarët pasi dihen tashmë pozicionet e perëndimorëve. 

Ajo që i ka gjetur të befasuar ata është mos reagimi i brendshëm. 

Deri më sot kauza e opozitës, djegia e mandateve dhe zgjedhjet e parakohshme pa Edi Ramën nuk është bërë një kauzë popullore. 

Unë nuk shoh që shoqëria ta përfaqësojë këtë kazus dh eta mbështesë. Unë shoh një agresivitet të militantëve të dy partive kryesore të partive”, tha ai.

Sipas Patozit, “njerëzit që e kanë ndërmarrë këtë aksion politik nuk kanë dhënë asnjë provë në të shkuarën që nuk duan thjesht ndërrimin e pushteteve, por duan ndërrimin e rregullave të lojës në Shqipëri”.

Madje sipas ish-deputetit, Basha edhe pse ka artikuluar kohët e fundit idenë e ndërrimit të sistemit politik, nuk e do atë pasi është një nga përfituesit e sistemit. Sipas tij, ai po e përdor si taktikë politike.

2 komente në “Astrit Patozi: PD dhe Basha është kapur në befasi nga reagimi i brendshëm në vend, pas djegies së mandatave”

  1. Noli says:

    Ne se PD nuk hyn ne zgjedhjet lokale pas 30 qershorit
    do te thuhet se na ishte njehere Partia Demokratike.

  2. pjeter says:

    Po e pra beja pyetjen vetes pse populli nuk pranon karagjoslleqe si keto te Lulezimit e Monikes,qe nuk jane gje tjer por zedhenesit e Saliut dhe Ilirit.Une nuk jam nje militant e ps,por nuk pranoj akte te rrzzikshme sic eshte lenia e mandateve,ke pyeten keta palaco qe te linin mandatet,kane marre vota per ato mandate,per te shkuar ne parlament,ne pushtet ose opozite,keto jane rregullat,apo sna behet mire tani,dhe o burra bojkotojme te gjitha.dhe kush ishe shkaku pastaj?asnje nuk e kuptoi pse u ngrit cadra,asnje nuk kupton c,fare kerkojne Lulushi e Monikokedhimja,ku eshte pare kjo qe po bejne keta zuzare?ne asnje vend te botes.Patos trimi,ta kam permendur edhe nje here ne nje koment tjeter,Ti e di ne menyre absolute se ku fle lepuri me te vertet,por per fat te keq per ty,e dine edhe shqiptaret,behu burre nje here,dhe thuaji gjerat per se mbari,quji gjerat me emrin e tyres,ashtu sic jane,se ndryshe , behesh si ne ate shprehjen popullore,”te con dhjet here tek burimi,dhe ste jep nje her uje”.o thuaj ndonje gje serioze,o lere kete muhabet,se eshte per ata me bole.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje