Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, po merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të BE, e cila zhvillohet në Vjenë, në 8-9 prill.
Ai shprehu mirënjohjen e popullit shqiptar për mbështetjen që BE dhe të gjitha vendet anëtare vazhdojnë t’i japin Shqipërisë për kryerjen e reformave të thella në kuadrin e integrimit evropian.
Ruçi deklaroi se “integrimi europian është e vetmja rrugë për Shqipërinë, sepse nuk kemi plan B”, ndërsa theksoi se vendi ynë ka hedhur hapa të rëndësishëm në adresimin e pesë prioriteteve kyçe të përcaktuara nga Këshilli Europian.
Më tej Ruçi shtoi se ngadalësimi i procesit mund të krijojë hapësira që mund të shfrytëzohen nga aktorë të tjerë që synojnë të rrisin ndikimin e tyre politik, ekonomik dhe kulturor në Ballkanin Perëndimor, të dëmtojnë stabilitetin dhe të devijojnë perspektivën e tij europiane.
Kreu i Kuvendit e mbylli fjalën e tij duke thënë se:
“Ne besojmë te vlerësimi pozitiv për Shqipërinë, bazuar në arritjet tona dhe shpresojmë që meritat e njëjta të shpërblehen me vlerësime e vendime të njëjta për vendet me rezultate të njejta.”
nje birazer i Erdoganit ne Viena……..! madje duke kerkuar nje vend ne Evropen kristiane!