Edi Rama: Një përgjigjie për Elez Biberajn

8 Prill 2019, 19:52Politika TEMA

Nga Edi Rama

I dashur Elez,

e kam lexuar jo pa keqardhje, fjalën Tuaj në ceremoninë e përvjetorit të 110-të të gazetës “Dielli”. Konsiderata personale për Ju, e lidhur me historinë e një marrëdhënieje të posaçme në distancë, krijuar tash e thuajse 30 vjet më parë, në momentet e lavdishme të Zërit shqiptar të Amerikës, ma imponon që t’Ju drejtohem publikisht.

E gjej për të ardhur keq gjuhën e përdorur prej Jush lidhur me qeverisjen time. Aspak jo pse Ju jeni kritik për të. Por sepse, në shtjellën Tuaj ka më shumë etiketime fyese e të pavërteta të vrazhda, se sa argumenta e fakte burimore.

Duke i’u referuar shembullit “të disa udhëheqësve të tjerë europiano-lindore”, Ju thoni ndër të tjera se, “Rama është bërë dukshëm më i korruptuar”! Nuk po merrem këtu me etiketimet e tjera. Fundja ato janë opinione dhe është e drejta Juaj të mendoni, se unë qenkam bërë “më autoritar, më arrogant dhe më jo transparent”.

Por desha t’Ju pyes zoti Elez, a e dini Ju se “i korruptuar” është akuzë ligjërisht e rëndë e jo opinion dhe a keni Ju ndonjë provë për ta mbështetur këtë akuzë?!

Natyrisht kjo është një pyetje retorike. Sepse deri më sot, askush nuk ka sjellë dot asnjë provë, për ta mbështetur etiketimin e rëndë “i korruptuar”, lëshuar rëndom në adresën time nga palë e individë të angazhuar publikisht, në fushata a në maskarada të shumta kundër meje. Por personi im ka lidhje me këtë etiketë, aq sa ç’ka lidhje kjo lloj gjuhe me gazetarinë e vërtetë!

Më tej, sipas Jush, unë paskam “ngushtuar hapësirën publike, minuar institucionet e pavarura, mbushur gjyqësorin me besnikë nën maskën e reformave”! Ama për çudinë më të madhe, tërë këto thagma i paska zbuluar vetëm opozita, disa media online pranë saj dhe disa të vetëdeklaruar analistë – të cilëve Ju i bashkoheni, duke përsëritur akuzat e tyre një për një dhe me të njëjtën vrazhdësi.

Unë në fakt zoti Elez, e pranoj dhe e pranoj me krenari, se kam minuar një sistem të tërë të kalbur e të korruptuar drejtësie! E kam bërë hapur dhe vendosmërisht, duke marrë përsipër çdo risk e kosto të mundshme politike dhe jo nën maskën e një reforme, po përmes pikërisht Reformës në Drejtësi. E cila është mbështetur dhe vazhdon të mbështetet pa asnjë ekuivok, qysh prej ditës së parë, nga çdo partner ndërkombëtar i Shqipërisë. Madje konsiderohet prej tyre një model për t’u shtrirë në të gjithë rajonin tonë.

A e dini Ju se partnerët tanë amerikanë dhe europianë e mbikqyrin këtë reformë në çdo hap edhe përmes një Operacioni Ndërkombëtar të Monitorimit?!

Padyshim edhe kjo është një pyetje retorike. Sepse s’ka se si Ju të mos e dini se deri më sot, ata nuk kanë konstatuar asnjë minim apo cënim institucionesh të pavarura dhe asnjë ndërhyrje nga ekzekutivi për të futur besnikë në gjyqësor. Përkundrazi, ata e konsiderojnë procesin e pastrimit të gjyqësorit jo vetëm të suksesshëm deri këtu, po një garanci për pavarësinë e për besueshmërinë e institucioneve që po ndërtojmë nga themelet, pas dekadash kalbëzimi e rrënimi të tyre.

Eshtë befasuese që Ju të flisni për gjyqësor të mbushur me besnikë, sepse e vërteta është që kaq larg s’ka shkuar askush, as brenda vetë oborrit opozitar, përveç Dr.Berishës! Dhe jo se është ndonjë mëkat i paamnistueshëm, që dikush të përsërisë fjalët e zotit Sali për të shprehur një opinion të ngjashëm, po unë besoj se është e pajustifikueshme për një gazetar apo një drejtues tribune mediatike, që një akuzë kaq shembullore në pavërtetësinë e saj, t’ia përcjellë audiencës si fakt mbi qeverisjen e këtij vendi.

Ju thoni se unë paskam “refuzuar të dënoj rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve” për blerje votash! Madje u paskam “ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupe të krimit të organizuar dhe trafikëve të drogave”.

Pyetja retorike në këtë rast mund të keqkuptohej, prandaj edhe s’po e bëj! Por dua t’Ju kujtoj, se siç Ju nuk jeni as prokuror e as gjykatës, edhe pse në këtë rast keni marrë përsipër ta luani këtë rol, as unë nuk jam prokuror apo gjykatës dhe s’kam ndërmend ta marr përsipër një rol të tillë. Kështu që s’kam as se si dënoj njerëz për çfarëdoqoftë, as se si refuzoj të dënoj kënd. Këtë detyrë e ka drejtësia dhe duhet ta bëjë vetëm ajo. Prandaj edhe Ju s’mund të tregoni dot një rast të vetëm, kur unë apo qeveria ime të kemi ofruar qoftë edhe mbrojtje verbale nga drejtësia për këdoqoftë, se pandëshkueshmëri siç bënte rregullisht paraardhësi im, jo e jo.

Nga ana tjetër, e keni përmendur edhe Zërin e Amerikës, duke thënë se qenka sulmuar në mënyrë befasuese nga unë. Ju siguroj se ato çka Ju quani sulme befasuese, kanë qenë thjesht shprehjet e sinqerta të befasisë sime, për faktin e pazakonshëm se një tribunë e respektuar, me standarde të mira profesionale si VOA, ra nën nivelin e standardeve të veta në dy raste konkrete. VOA nuk respektoi për fat të keq, asnjë parim profesional në rastin e transmetimit të një përgjimi të nxjerrë nga një dosje hetimore, me një koment të vetin kriminalizues pa asnjë bazë faktike më shumë se sa vetë përgjimi (i cili siç e dini, nuk përbën provë në vetvete, në asnjë gjykatë të botës). Ndërsa në rastin tjetër VOA dizinformoi, duke bërë një mishmash e duke përfshirë persona pa lidhje në “aktakuzën” e vet dhe ende më keq, duke refuzuar publikimin e sqarimit të ministres së drejtësisë, e cila me fakte lehtësisht të verifikueshme mbi punësimet në sistemin tonë penitenciar e hodhi poshtë “aktakuzën”. Si një gazetar e drejtues me shumë përvojë në botën e medias, Ju duhet ta dini se gjysëm të vërtetat e servirura si zbulime, janë edhe gënjeshtrat më të mëdha publike.

Ju gaboni krejt kur thoni se sot shqiptarët “duhet të mbështeten tek mediat ndërkombëtare, përfshirë Zërin e Amerikës, për mbulimin e çështjeve të ndjeshme”. E vërteta është se në asnjë rast këto vitet e fundit, shqiptarët s’e kanë mësuar një çështje të ndjeshme nga mediat ndërkombëtare apo nga Zëri i Amerikës, përpara se sa ta kenë lexuar e dëgjuar të komentohet gjerësisht në mediat e vendit.

Ju i quani kërcënuese reagimet e mia ndaj “kazanit” (s’kam gjetur dot një fjalë më të përshtatshme në shqip, për të karakterizuar mallin fake news) edhe pse ato janë “mesazhe dashurie”, krahasuar me sharjet brutale e shantazhet nominale të gazetarëve jo shumë vite më parë – atëherë kur kryeministri i Shqipërisë e quante bash gazetën New York Times “një letër higjenike”! Asnjëherë si apo sa sot, nuk është sharë e baltosur në liri të plotë qeveria e personalisht kryeministri, pa i hyrë gjemb në këmbë askujt, as si person e as si organ mediatik i çfarëdo lloji. Kështu që pa asnjë merak për lirinë e shtypit në këtë vend zoti Elez, sepse kërcënuesit e vërtetë të saj nuk janë më në pushtet dhe me mua kadrinjve mediatikë mund t’u hasë sharra në gozhdë kur replikoj, po kurrë s’u has mishi në shkop a veshi në baltë.

Sa për sfidën e vazhdueshme që unë i paskam bërë “vetë parimit të shtypit të pavarur” duke krijuar median time televizive në internet ERTV, më duhet t’ju them se ishte një pasazh që më bëri për të qeshur.

Me shpresën se gjithë sa më lart do t’i prisni si gjithnjë i buzëqeshur, Ju lutem i nderuari mik të pranoni bashkë me konsideratën time të patrazuar, edhe urimet e mia më të sinqerta për shëndet e punë të mbarë.

83 komente në “Edi Rama: Një përgjigjie për Elez Biberajn”

  1. Klodi says:

    Po ti ngele duke i thene kazan.Kaq e ke pak,meriton shume me keq.

    1. Sancho Pancha says:

      Dakord me ty klodi!
      Edi Rama meriton te futet ne burg, por prit sa te vij Luli ne pushtet dhe ai do ta denoje me 38 vjet, se keshtu ka thene…Tani, se kur do vije Luli ne pushtet, pyet Biberajn ?

      1. Komentuesi says:

        Te lumt zoti Rama,je nje kryeminister i respektuar nga shqipetaret dhe JA KE BERE MIRE ATIJ QENI ELEZ BIBERAJ QE I KE KTHYER KETE PERGJIGJE BRILANTE..Ai eshte armik kundra popullit shqipetar bashk me kryekrimnelin shqipetar Sali Berisha,SHKATERRUAN SHQIPERINE DHE SABOTUAN DEMOKRACINE.

    2. Amy says:

      Ja ke zbutur Elez Biberaj nje sahanlepires i berishes dhe i paguar nga ky i fundit, artikull shume domethenes, por qe per biberaj ka qene pak, e ka dashur me ashper, Te lumte EDI, na nderon, me punen tende, me mendjen tende ! Vazhdo ne punet e tua per kete vend dhe ne na ke pas me voten tone, Biberaj le te lehe, karvani i Rames shkon perpara !!!

      1. Labi says:

        Fole ti idiot?!

      2. Student says:

        Shkruan si ne pleniumet e PPSH, Mos je klysh komunisti ti?!

        1. Vunderful Surreli says:

          lol, spo ndal se qeshuni… ja the bukur.

        2. Grigor says:

          Pse, ti …. Demek je kelysh qeni?
          Ti mor djale qenke nje kokerr idioti qe nuk e ke shokun.
          Marksisti Xheremi Korbin eshte kryetar i opozites laburiste ne Angli, dhe pretendon te fitoje zgjedhjet, ndersa ti akoma rron ne vitin 1985, megjithese ke lindur ne vitin 2000.
          Kungull. Komunizmi ne Shqiperi vdiq me Enver Hoxhen. Tani kane mbetur vetem fashiste si puna jote.

          1. Gregory Calendar says:

            o i zgjuar, po ku e dine anglezet se cdo te thote marksist apo komunist ashtu si e kupton shqiptari komunizmin…..anglezet, ata qe e kane trurin te shplare sidomos anej prej londre, perfshi hasjanet dhe bathoristet, nuk e njesojne me komunistin e mirefillte por me nje gjoja liberal dhe demokrat….

    3. h says:

      A TE DUHEN SHARLATANE,
      QE LEPIHEN NE CDO SAHANE
      QE TE PERCAJNE VATANE
      KE SA TE DUASH TROPOJANE.
      F.NOLI.
      Asnje profetesia qe me e vertete se kjo-

    4. Jeta says:

      Bota nuk ka vetem kazan Klodo, ka edhe WC. Sipas meje ai i lavderon duke i qujt kazan se ato WC jane ne fakt.☹️

  2. tropoja bc says:

    po ik o ram palla nuk ke tru ti te replikosh me elezin,ik futu ne oxhak aty bej ndinje zhgarravine sa te nxehet mire koga pastaj dilu socialisteve me byth jasht palluq

    1. enter"" says:

      O Tropojaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa
      Kujdes se po ju vjen Liam Neeson.
      ahahahahahaha
      Shko ore mbushu. Biberaj eshte nje kelysh I Sales

    2. Çentrale says:

      Ju ngelet duke i pare koqet Edit.Cfare njerez pa koqe jeni ju tropojanet qe sa shikoni te Edit habieteni

    3. lani says:

      o derr me emrin Tropoja bc po shko moj injorant e meso te shkruash shqip se Edi Rames ti hash mitin o shpellar .

    4. Dielli says:

      Elez Biberaj eshte koka nga drejtohet kryekrimi Berishe!Ky eshte anglezi qe vinte naten e bente takime koke me koke duke kordinuar treshen ee tradhetise Ramiz,Elez,Sali (ku shoferi i Ramizit e merte naten e e çonte ne presidence)!Nje nga ferrat qe ky vend eshte gervishur e gervishet deri ne kocke eshte pikerisht Biberaj,ky fenomen qe eshte tejet i lexuar ne personaxhet e librave horor!Ndaj dalja perballe Edi Rames ndoshta ka menduar qe do te jete nje suva e fundit per pergatitijet e 13 prillit per ridjegje te Shqiperise pasi e vetmja pune qe dijne ta bejne eshte kjo!Mirpo eshte fat per kete popull e zi per kete pjelle te peshtire qe s’kane lindur akoma ata burra qe te perballen me Edi Ramen pasi po te kishte te tille Sali krimineli do ta kishte gelltitur me kohe siç ka vepruar me te tjeret!Bandat e mergates se qyqeve jane vene ne levizje per te ndihuar sadopak “Lulin ” per detyren e rendesishme qe i kane ngarkuar,por qe ne fakt nuk e bene dot!Ju Biberet vetem nje gje dini e keni zanat zjarrin e plumbin mbas shpine ,ndonese cubesia jote sot ka dale hapur duke menduar se do te zeshe diellin me mustaqe qe i kemi para ne filmat me spihune!Larg durat nga shqiperia e shqipetaret or njerez qe edhe pse zanatin e keni nderuar ,zakonin kurr!

    5. moni says:

      O Mr. Neandertali shko pi nje kafe tek dega e pd-save, se jua ka lene doktori falas ?

    6. shqipe says:

      Rama u ve gishtin kujtdo qe ka mendjen e biberajve ,servil gjer ne peshtirosje!
      Pa le më per njerz si ti,( tropoja bc }që je nje hiç midis hiçeve ,(Trpojas nuk je,nese je s’e meriton),Rama fshin menderen…Zeri i Amerikes,zeri i Amerikes,Po kush eshte zeri i amerikes? Qe ju leni te kuptojne,sikur eshte qeveria Amerikane!!!,jo mor zotri jo,”Zeri i Amerikes” eshte thjesht nje medje ngritur nga shqiptaret ne mergim,qe ka vleren e zhejit,apo shllakut,kikis,lubonjrs e te tjer lepirsa… Kaq.

  3. KEQARDHJE ! says:

    BIBERAJ , NJË PUTHADOR I BRISHËS.

    SHQIPËTARËT DUAN AMERIKËN , POR JO GËNJESHTRAT E BIBERAJT .
    FATKEQËSI ,QË AI FLET NË EMËR TË USAS, POR POPULLI ARRIN TA BËJ DALLIMIN .
    BIBERAJ ??

    1. Lab says:

      Ik o idiot ,merr vesh ti….

  4. faikonica says:

    Mmmhhhjj….Njatjeta Elezoooo…..te fala Sheqereeeeesssss….

  5. enter"" says:

    Me pak fjale:
    Edi Rama e dhjeu bukur e me stil kete kopilin Salist me emrin Elez Biberaj

  6. Prind says:

    Kujton Bineraj se do sjelle dot Saliun ne pushtet, si 29 vjet me pare. Nese do te kishte mbajtur kete qendrim kritik kur Saliu vrau, vodhi, shtypi, dogji ( etj etj folje mund te perdoren), atehere edhe mund ta merrja sado pak seriozisht sot qe flet kunder Rames. Por, Shqiptaret nuk jane më ata te 1990 -s o Elez.

  7. Tiranasi 2020 says:

    Mire je ke bo mutstermutit e meritonte

  8. Latif Qyramidhja says:

    Nje pergjigje korekte dhe e denje per nje K/minister. Bravo.

  9. Milan says:

    I madhi Edi Rama

  10. rezi vlore says:

    ky elezi njihet boterisht si spiun serb se ka fshehur kurre pse rama i pergjigjet kti?

  11. Shqiptari says:

    Duan thesin me para keta ,ndryshe te godasin gazetarucet e anshem

  12. Alban2019 says:

    Ç’far i flet me kaq rrespekt ketij agjenti anti-shqipetar. Ky duhet raportuar te organet Amerikans dhe te mos punoje kurre me per shqipetaret dhe te shpallet NON GRATA ne te gjitha trojet shqipetare. Ky eshte ai qe e komandon Sali Serbin. Te tjerat kuptohen.

  13. Korabi says:

    Rama. këtë derrin e qelbur ne pare ta çojë ne gjygj (këtu ne Shqipri) dhe me ato pare të ndërtojë shkollën e radhës. U lodhëm me këta berishllarët.

  14. lavdosh says:

    Just Great!
    I pa arritshem?
    I vetmi ndoshta qe vlet dhe shkruan me llogjike ne kete llumin tone. Bravo

  15. peoples says:

    Elez Biberaj Fyryra e Sali Berishes tropojan qe e katerruan dhe e dogjen disa here Shqiperine.

  16. Mona says:

    Nje shkrim i bukur…….dhe me plot respekt.

    1. palla says:

      Rrnoft zoti Edi Rama. Posht te tan hajnat e sal ram shiqere birishes. Posht Pushti Elez Biberaj.

  17. Plaku says:

    Edi Rama, po të ndihmoj se edhe qënke vënë në siklet për emër të goditur me fjalën që përdorej në Jugun shqiptar “KARAVANE” është emër dhe kalohet si edhe kazani ,karavania është me diametër më të madh ,me formën e një trungu koni me lartësi 15 deri 25 cm ,aty uji mund të degjenerojë në llucë dhe hallexhijtë gazetarë mund të zhgrryhen ,hedhin valle,rrihen e zihen si t’ju dojë qejfi

  18. drino says:

    Eshte e turpeshme qe kjo medja me emrin e madh ZERI I AMERIKES ka rene ne dore te nje militanti shpellar qe eshte gjynaf qe jeton ne ate vend dhe qe quhet ELEZ BIBERAJ, turp turp turp por njerez si ti e kane treguar veten qe jane plerat e kombit….

    1. Ermal Berati says:

      Te gjithe gazetaret e VOA jane maloke dhe duan qe te vije berisha ne pushtet te vazhdojne te vjedhin prona.

  19. Student says:

    Jo zoti Biberaj,c’ne i korruptuar Rama?!
    Ne Krra Krra te gjithe nenpunesit kane nga nje Mansion me hektare te tere toke dhe disa godina,
    Ne Krra Krra gjithe politikanet cirren per te shembur teatro dhe ndertuar kulla ne tokat e liruara nga shembja,
    Eshte normale qe ne Krra Krra te firmosen kontrata 20 -30 miljonshe euro me firma inexistente,
    Autokrat?! Ai nuk do te mbylle as gazeta as TV ! Ai do vetem te zhduke ate pjese te shtypit qe shkruan e flet kunder tij!
    Zoti Biberaj,si nenpunes ne Ameriken e Veriut nuk keni asnje shans per te pasur nje ferme tuajen dhe per t’u veshur me kostume 20 mije sterlina angleze si Gjeniu jone ne Krra Krra ,
    Flisni mire per Liderin Tone hyjnor dhe do jeni si Pasha, ashtu sic e meriton nje nenpunes te jetoje ne mbreterine e Monstres sone!

    1. tani says:

      Studen leshi me origjine shpelle qe i gjykon njerezit nga veshja dhe pretendon se di llogarite bankare te gjithkujt.Jua ka fut Rama deri ne rreze dhe po ua rrotullon aq fort se keni dale n te gjithe nga vrimat ku ishit futur .Hallall Edi Rama bir i dashur i shqiptareve.Jepu doren e fundit te shpetojme nga kjo rrace e felliqur.

  20. M....mecit says:

    BRAVO RAMA i ke ber nje zberthim perfekt ketij sahan lepirsit ELEZIT te BIBERONES. Kur se ketij LOQES se tropojes bc, dua ti them kush i vrau 150 burra ne tropoje????????? Po ky kari tropojes eshte shum naiv se e di shum mire se kush i ka vrare, pse nuk ka ber noi dokumentar ku mentor i madh qe na e quajne ELEZ!!!!!!!!!!!!

  21. Pilafi says:

    Me pelqeu pergjigja, por aspak fjalet ” Ju ” dhe “Tuaj ” me te cilat i drejtohej ketij bole kandarit .

  22. mik says:

    Te gjithe Shqipetaret i sherbejne Serbit, Grekut, Turkut dhe pa-tjeter Sales dhe Edit !!
    Ca bahet keshtu more njerez ?!! Nuk late njeri pa etiketu vetem e vetem se nuk asht militant i djathte apo i majte !
    Nje pordh ben dikush e versuleni te gjith si cakej.

  23. Pis Elez says:

    Si mund ti thuash ‘i dashur’ , ‘zoteri’…. nje njeriu qe perkrah e shoqerohet Salihin e Sheqeres, krye krminelit, tradhetare qe nder te tjera shkaktoi nje nga tragjedite me te medha te kombit ne vitet 97’.

  24. gjeramadhi says:

    te gjithe shqiptaret qe jane arratisur nga jugosllavija jane agjete serbe , ky eshte dhe kriminel ne shpirt ,pse ne amerike nuk ka derrrrra

  25. Poradeci says:

    Je gjigand z. Rama, vetem nje sygjerim te vogel per Ju. Ky eshte nje moster dhe si tille pergjigjen me kulture nuk e njeh, prandaj mendoj se duhej ye tregoheshe me arrogant me te, pasi ky eshte kapaku i kazanit mediatik, kadriu i kadrinjeve. Respeke z. Rama dhe pena top tu befte.

  26. Ju flet zeri vicidolit me elez biberonin.
    Po kush jua var me juve

  27. Poradeci says:

    Je gjigand z. Rama, vetem nje sygjerim te vogel per Ju. Ky eshte nje moster dhe si tille pergjigjen me kulture nuk e njeh, prandaj mendoj se duhej te tregoheshe me arrogant me te, pasi ky eshte kapaku i kazanit mediatik, kadriu i kadrinjeve. Respeke z. Rama dhe pena top tu befte. Te lumte se i bere mut fare keta plera, qe per pak lek qe marrin shesin b…. then si lubonja etj.

  28. Dajti says:

    Bibera nje fundrrine si Sali tropoja ky qelbesire pse nuke folte kur krimineli ishte ne pushtet dhe vrasjet e krimet qe beri keto jane fundrrina qe folin ne emer te nje shteti te madhe si Amerika

  29. Santa Quaranta says:

    NJe gazetar ka shkruar vite me pare se, Berisha diten e puçit ushtarak dhe pushtimit te televizionit publik me Shemsi ish-emergjenc Prençin ka marre nje telefonate nga nje njeri me shume autoritet ndaj tij dhe i eshte bindur menjehere per terheqj!! Te gjitha gjasat thote autori kane qene se ne anen tjeter te telefonit ka qene Elez Biberaj……

  30. Lizga says:

    Pergjigje e merituar……..

  31. Vatra says:

    Kur dikujt i drejtohesh në emër fjala zotëri apo zonjë nuk përdoret fjala zotëri përdoret vetëm kur i drejtohemi në mbiemër p.sh. zotëri Biberoviq nëse ashtë farë zotnie ai farë qobani

  32. Fred says:

    Biberaj jo thjesht kazan, por fundi i kazanit. Deklararat e tij sa te ulta aq dhe te paverteta ne asnje rresht. Pergjigja e Rames nje pamflet qytetarie dhe mençurie. Jete te gjate Rames dhe poshte funderrinat qe notojne neper kazan.

  33. Buda says:

    Zoti Rama, eshte e vertete dhe ben mire qe nuk ben Prokurorin apo Gjykatesin, por si Kryeminister detyra jote eshte te urdherosh mbledhjen e fakteve mbi krimet, vjedhjet dhe tradhtite e Sali Berishes, Ilir Metes, Lulezim Bashes e Co. dhe t’i dergosh ne Prokurori. Vetem faktet ua mbyllin gojen Elez Bibereve e pasuesve te tij ne Shqiperi. Leri hartimet, se te kemi dhene kamxhikun me votat tona!

    1. Koli says:

      Buda,harron qe Rama vjedh sa per te gjithe te siperpermendurit?

  34. Studenti 1 says:

    …..Nese don te ngaterrosh dynjane, mjaftojne dy tropojane. ……ka thene Fan Stilian Noli.

  35. Petrit says:

    Me fal o shoku edi por kur permend reformen në drejtesi a nuk te mjafton qe perfaqesuesit e OMN-se kane shprehur hapur rezervat se si u perzgjodhen njerezit e “drejtesise “ perfshi ketu edhe prokuroret arta e donika.
    Kur flet per korrupsionin a nuk te mjaftojne gjiknuri ahmetaj nikolla gjushi veliaj a shume te tjerë.
    Kur flet per lidhje me krimin a nuk te mjaftojne dy ish-ministrat e brendshem deputetët apo kryetarët e bashkive.
    Kur flet per blerje te mediave a nuk te mjaftojne emrat e mediave qe ti i ke blere dhe nuk mund ta mohosh.
    Gjeja me e mire qe mund te beje ishte te heshtje sepse je i zhytur në krim e korrupsion deri në dy veshet

  36. Dajti says:

    Mjafte bukur Z. Edi, por nga njerez si Elez Biberaj nuk mund te kerkosh as objektivitet e as patriotuzem, te tillet jane njerez te mllefosur , qe per vatanin dine te nxjerrin nga goja apo tu shkruaj pena vetem sterrosje. Ske cu ben e kane ne ADN – en e tyre te gjithe kolaboracionistet .

  37. Ramodani says:

    110
    vjet me pare u hap gazeta Dielli dhe u krijua shoqeria Vatra ne Amerike nga emigrante Korcare Kolonjare e Gjirokastrite , mjere ne dore te kujt ka rene tani bij ballistash kolaboracioniste e diversantesh.Ne na kini bere mire qe nuk ju kemi ketu po helmin mundoheni ta hidhni edhe nga larg se e keni ne gjak.

  38. I larguar por shqiptar says:

    Me pelqeu pergjigja qe i ben Elez Biberajt, me gjithese kam pershtypjen se je i frikesuar. Gjithsesi ti e shtyve topin ne gjysemfushen e tij, tani pergatitu per pergjigjen e cila nuk besoj se do jete ajo qe ti pret. Biberaj nuk eshte kazani shqiptar por mjeshter i shume sporteve dhe nuk para flet kot…….. Gjithsesi te presim fillimin dhe mbarimin e lojes se deri tani eshte vetem nxemje….Kete radhe o fiton dhe shpallesh kampion dhe do i behet qejfi edhe ketyre komentuesve entuziaste qe kalojne ne orgazem per cdo gje qe ti ben, ose do filloje fillimi i fundit tend politik….

  39. Noli says:

    Megjithe respektin per VOA Elez Biberaj ne vazhdimsi eshte prezantuar
    si mbeshtetes i shpifesit Sali Berisha.
    Rama ruan etiken por vete Elezi meriton me shume per sa flet e shktuan
    duke u bere zedhenes i kriminelit pa gjykuar Sali.

  40. Gjergji Simaku says:

    O Sulltan Gjatosh palloshi, nuk te pelqen kyr te akuzojne??? Normal se e ke kthyer qeverine ne harrem, ku s’le bunder e konkubine pa promovuar. Dhe ne specialistet e vertete nuk na perfillni fare, vetem per tu bere fresk jemi.

  41. era! says:

    Ky BIPERI eshte tamam piper.Demin qe ky legen i ka bere atdheut tone nuk do ta harroje kurre historia dhe heret a vone dote jap llogari PATJETER.

  42. Sit back and relaks says:

    Nje KM nuk merret me ca thote x apo y gazetar dhe ti kushtoje nje carcaf artikull. Fakti qe eshte marre do te thote qe i ka djegur dhe djegur mire biles. KM debilesku…

  43. Elez Biberaj ka nje histori totalisht filo-Serbe (ish-Jugosllave) qe ne rinine e Tij, kur arriti (se si dhe kush e nxorri nga kufiri per ish_jugosllavi dhe fisi i Tij u shkollua me shumice ne Universitet ne Tirane…), te strehohet ne Beograd per mbi 2-vjet pa i hyre gjemb ne kembe, pastaj te emigroje si azilant politik ne SHBA ne e te arrije deri dhe Drejtor i Divizionit Euro-Aziatik te Zerit te Amerikes, qe per Ne shqiptaret si ne Shqiperi, Kosove, Mal te Zi dhe Maqedonin e Veriut na duket se eshte “Perendia” jone ne SHBA. Lobi Serb e Rus ne SHBA eshte mjaft i fuqishem, kaq mjafton per te kuptuar cdo shqiptar kudo ndodhet, se kush e mbeshteti Elez Biberajn deri ne keto pozicione ne Median Zeri i Amerikes, por jo vetem kaq; bashke me te eshte dhe Sali Berisha si dhender Serbie, mjek i Byros Politike te PPSH (Hysni Kapos e Simon Stefanit vecmas, por dhe mik i ngushte me djemte e Enver Hoxhes…), Sekretar Partie i Spitalit Qendror te Tiranes dhe Antar i Byros se Komitetit te PPSH per Tiranen, nje strukture tiranesh qe vareshin direkt nga Sekretariati i KQ PPSH dhe Byroja Politike e PPSH. A doni me…, perse Elez Biberaj ha kaq shume MUT ne seksionin shqip te Zerit te Amerikes, duke goditur Edi Ramen dhe indirekt per te mbrojtur malokun e tij Tropojan e filo-Serbin Sali Berisha. Ky filo-Serb ne krye te nje Divizioni te Zerit te Amerikes ka ditur te maskohet e te hiqet si azilant politik me rruge nga Serbia per ne Amerike. Ai dhe Sali Berisha jane nje, struktura te UDB se ish-Jugosllavise, sot Serbise, per te mbajtur Shqiperine ne situate terrori dhe per te mos bere perpara per tu antarsuar Shqiperia ne BE. Mos harrojme se ky Elez Biberaj dhe lobi Serb e Rus ne SHBA ndikuan tek Administrata Amerikane e kohes ne 1990/91 per te kapur PD e pastaj rolin e Presidentit ne 1992, si dhe ne rikthimin e tij ne Pushtet ne 2005. Pra; e keqja Jone si vend e si popull jane pikerisht keta filo-Serb, agjente te UDB, qe sot maskohen njeri nen emrin Drejtor ne Zerin e Amerikes dhe tjetri Lider “Legjendar” i Partise Demokratike te Shqiperise, duke bere qe populli shqiptare te vuaj edhe sot ne 2019 ne cdo aspekt. Populli Shqiptar dhe Shqiptaret kudo ne Ballkan e Bote duhet te ndergjegjsohen perfundimisht qe, mbeturinave te UDB dhe PPSH, pse jo dhe tani jane “Kukulla” te Putinit, qe ti japi ate qe u ka takuar me kohe ketyre dy monstrave maloke Tropojane, duke i abandonuar maksimalisht Ata te dy dhe shpurren qe kane nga pas, qe per fat e kane gjithmone e me te vogel. Per monstrat nuk ka pse te kete me hapsire e meshire ne Shqiperi e kudo tjeter…

  44. 666 says:

    O z. Edi , kallzoje penalisht ne prokurore ate kriminel qe don te perdhos qeverine me shpifje

  45. tori says:

    Bravo E.Rama.Letra e juaj derguar E.Biberajt ishte jashetzanizisht e forte,dashamirese e mjaft e kulturume.Thjesht,sakt e bukur dhe gjthecka e vertete.

  46. BRSS says:

    O RAMA SI KE THEN GJE FARE KETI SHKERDHATES ,KY SUMQIRI QE I KA THURUR LAVDE SALI LESHIT ,DHE QE KA NXIR GJITHSHKA PER SHQIPERINE ,NJERI ME TE SHKERDHYER NGA KY BIBERAJ NUK KA ,NJE QELBESIR MI HALEJE

  47. BRSS says:

    O RAMA SI KE THEN GJE FARE KETI SHKERDHATES ,KY SUMQIRI QE I KA THURUR LAVDE SALI LESHIT ,DHE QE KA NXIR GJITHSHKA PER SHQIPERINE ,NJERI ME TE SHKERDHYER NGA KY BIBERAJ NUK KA ,NJE QELBESIR MI HALEJE

  48. Ermal Berati says:

    Elez Biberaj nuk je as me shume as me pak por nje tribal qe na solle ne shqiperi me propaganden tende nje kriminel, anarshist dhe spiunin e serbit. Ku ishe ti kur ky miku jot sali berihoviqi dogji she shkaterroj shqiperine ne 97? Apo kishit plan te perbashket sepse heshte e mbylle ate gojen tende te qelbur. Nuk ka pare historia e kombit tone shkterrim te kesj permase qe nga lufta e pare boterore. Perse heshte? je bashkepuntor ne keto shkaterrim. Bene mire te fshihesh gjekundi dhe mos na del para syve se na irriton.

  49. Piperaj says:

    Futu ndonje hu ne sumet Pipereve e Bibereve e mendereve. Iku koha e tyre. Por ca tropojane ketu çfare duan …Liamin …

  50. Imperialist says:

    Shkrimi i Elez Piperit duket si raport per shefat e tij rreth Edvin Rames.

  51. ben says:

    Artikull brilant.
    Dihet qe Biberaj kerkon te justifikoje Berishen dhe Bashen ne deshtimin e tyre spektakolar. Kete po e ben duke perdorur qenien e vet si Drejtor i VOA per lajmet shqip. Vini te se duke e ditur qe ne SHBA nuk tolerohen aspak kur perdor institucionin ku punon per qellime personale ose per te shprehur opinjone personale, zoti Biberaj nuk e ka bere kete perbaltje te Rames ne radio, por ne nje konference pan-shqiptare ku perkujtohet Gazeta Vatra.

  52. xy says:

    Zeri Amerikes -Zeri Saliut.Shpellar te shartuar me kafsh pylli hahaha

  53. gazetari says:

    Elez Biberaj eshte thjesht nje bandit pa personalitet dhe fakti qe punon tek Radio ” Zeri i Amerikes ” nuk e ben as me te mire dhe as me te keq. Ne radiot dhe televizionet amerikane kane punuar dhe punojne qindra gazetare me denjitet dhe te afte ashtu sic kane punuar e punojne edhe gangstere e horra te gjithefarellojit. Si kudo ne bote. Biberaj eshte djali i nje terroristi i cili shume vite me pare u arratis nga Shqiperia dhe u vu ne sherbim te UDB-se dhe pergatitej per akte terroriste kunder Shqiperise. Biberaj, vete, ne vitet e para te ndryshimit te sistemit politik ( ndryshimi i te cilit s’varej as nga biberajt dhe as nga piperat ), pervec transmetimit te politikes amerikane, beri cmos t’i fuste zjarrin Shqiperise, ta shnderronte ne kaos, vetem e vetem qe te mundesohej ardhja ne pushtet e nje Bande ( kryesisht ) nga Tropoja, me lidhje te njohura me UDB-ne. Patrioti i tij, krimineli Sali Berisha nuk la gje pa bere ne Shqiperi derisa e coi vendin ne prag te luftes civile por biberka dhe piperkat nuk u ndjene. Keta lloj banditesh jane dakord me cdo gje, edhe me krime, kur keto kryhen nga fisi i tyre, krahina e tyre apo grupi ideologjik i tyre. Biberka nuk ka thene gjysem fjale kur shqiptaret rraheshin ( deputete dhe gazetare, duke perfshire edhe Ramen ), burgoseshin apo vriteshin nga regjimi gangster i Sali Berishes. Kur Shqiperia mbushej me kjoska, firma piramidale, droge, prostitucion, bixhoz, grabitje tokash e ndertime pa leje, Biberka heshtete. Heshtte sepse morali dhe formimi i tij nuk pershkohen nga kurrfare ideali. Eshte thjesht nje makartist por ne Amerike nuk pjerdh kush per te dhe as per shoket e tij qe jane si ai. Une e lexova fjalen e tij ne takimin per 110 vjetorin e ” Diellit ” dhe ngjante sikur kishte konspektuar Saliun dhe gjithe fytyrat tashme te diskredituara te politikes shqiptare. Thjesht duhet injoruar.

  54. Hazeri says:

    Vetem nje vrejtje te vockel,po te vockel fare,kisha per ty o Edi Rama:
    Nuk e meroton spiuni Biberaj shkruajtjen me.germe te madhe Ju …ai edhe me te vogel e ka teper.
    Maloku biberaj enderron te risjelle ne pushtet kalin e ngordhur ,kopilin e karaxhixhit,njeriun me te urryer te popullit tone ,salih karaxhicin e vici…doli-t.

  55. Zena says:

    Biberaj beri emer sepse ishte ne linje me ameriken kundra enveri, sot eshte kundra sepse a Erika mbeshtet edi ramen.

  56. vathi says:

    pergjigje brilante kunder puthadorit tropojane….e sali horave tropojane…

  57. J. koreshi says:

    Biberaj ka bere nje veprim te gabuar dhe te denushem duke perdorur postin qe I kane besuar Amerikanet, per te sulmuar me shpifje kryeministrin e Shqiperise.
    Duket se Berisha ne keto kohe te veshtira per te po paguan si I terbuar majtas e djathtas miljonat e dollareve qe u ka plackitur shqipetareve.

  58. Martini says:

    Këto janë rezervat e fundit të Beogradit dhe Moskës që nga zori po hedh hapur,kundër Shqipërisë dhe vetë SHBA Mos ju duket çudi që Elezi pasi u arratis qëndroi në Beograd një kohë të gjatë “për klimë”para se të shkonte në USA.Amerika është elefant që nuk e çan trapin për krimba si ky turimuti,që ka 30 vjet që mbështet serbët dhe rusët në duet me Sali Berishën për shkatërimin e Shqipërisë.

  59. sul korriku says:

    Elez Biberaj eshte nje Rro.. Ka.. DOK. Po kur disa “analiste” na e quajne malokun e pa gdhendur “ikone te gazetarise” (!?)

  60. emigranti says:

    Z. Rama, per sqarim, nuk thuhet z. Elez por z. Biberaj.
    Se dyti, po permend nje thenie te Leninit : ” te jetosh ne nje shoqeri dhe te jesh I pavarur prej saj eshte e pamundur “.
    Per rastin tuaj eshte edhe me keq, te jesh ne krye te pjeses me te korruptuar te shoqerise dhe te besh sikur nuk sheh dhe te thuash jam I paster eshte dicka e pamundur.
    Ke ne dore te besh mjaft te mira per vendin, duke filluar qe nga demokratizimi I partise, kodi zgjedhor, e me radhe, por nuk vepron.
    E keqja eshte mungesa e nje alternative te besueshme qe duhet ta nxjerre vendin nga stanjacioni tranzitor I stergjatur.
    Vetem nese do te arrinit ta quani ( sigurisht nga te huajt dhe jo sic e vetequani ju dhe politikanet e tjere te korruptuar) Shqiperine vend demokratik dhe jo postkomunist apo ne tranzicion do ta kishit kryer punen tuaj me sukses.

  61. K A Z A N I S O C I A L I S T says:

    Kadri rama duhet dal ne pension me urgjence e te luaj tavull me Kadri berishen.
    Ne lujtje e siper le te kujtojne kujtime kur ja fusnin Shqiptareve me radh her njoni her tjetri ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje