Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Open” me Eni Vasilin.
E pyetur se përse ajo mbajti një qëndrim kundër ndaj grupit të saj parlamentar, për djegien e mandateve në bllok, ajo tha se vendimi ishte një atentat kundër demokracisë shqiptare.
Ajo shtoi se vendimi i djegies së mandateve nuk është mbështetur as nga ndërkombëtarët.
“Nuk kam asnjë dyshim mbi vendimin për të mos djegur mandatin.
Akti i PD për të rrëzuar mandatet kishte disa problematika.
Nuk kishte një debat të gjerë mbi këtë vendim, që ishte shumë i rëndësishëm për vendin.
Nuk kam qenë fare brenda grupit parlamentar kur është marrë ky vendim.
Duhet të ishim konsultuar dhe me aleatët ndërkombëtarë për këtë vendim.
Arena ndërkombëtare nuk e mbështet këtë vendim.
Është vendim shumë i rëndë për vendin dhe PD.
Basha bëri atentat kundër demokracisë shqiptare”, ka deklaruar Hajdari.
Kemi të bëjmë me dembel dhe jo djegie mandatesh. Chômage.
E shkreta Rudine cpo heq me ata gazetare ne studio sikur eshte para prokurorise Bravo Ridina ke futut mentalitet tjeter ne politike e meriton te jesh Kryetae e PD e turturuan vajzen ata gazetare me ate nivel te dobet
Eh,Rudina,ti dhe prove per Udheheqese dhe per kete te falenderoj!
Deklarata jote per te dorezuar Mandatin e deputetit dhe per t’u bashkuar me studentet
ishte “karremi” qe hengri me “uri” te madhe “arkitekti” i PD-se,Saliu!
Ai e mori kete ide tenden si udhezim te Amerikes prandaj nxitoi te te kopjoje…
Dhe kur vjedh Sali Berisha ,qofte edhe kur vjedh ide,e di vete sasine !…
Dha urdher qe e gjithe opozita te dorezoje mandatet!…
Dhe “demat e terbuar” ( nuk mund t’i quaj dele ) u leshuan me vrap,kush te dilte i pari nga dera e Parlamentit! ?
Nuk e dinte i gjori Sali qe duke larguar mandatet – afronte mandaten!… ?