”Jelekverdhët” emri i ri i partisë së ekstremit të djathtë

9 Prill 2019, 11:38Bota TEMA

 Një parti shumë e vogël australiane e ekstremit të djathtë kundër emigracionit miratoi zyrtarisht emrin e ”Jelekverdhëve Australi”, me shpresën për të rritur radhët e saj, nxitur nga popullariteti i lëvizjes antikonformiste franceze në zgjedhjet kombëtare të planifikuara muajin e ardhshëm në ishullin kontinent.

Kjo parti, e cili deri më tani emërohej ”Australian Liberty Alliance” (”Aleanca Australiane për Lirinë”) sqaroi se komisioni zgjedhor miratoi ndryshimin e emrit pikërisht në momentin e duhur për t’i lejuar kësaj force politike të bëjë fushatë nën emërtimin e ri.

Liderja e partisë, Debbie Robinson shpjegoi përzgjedhjen e emrit “Yellow Vest Australia” nisur nga fakti se ”jelekverdhët” në Francë përfaqësojnë sipas saj elektoratin e pakënaqur që ngre si shqetësim globalizimin, emigracionin dhe koston e jetesës.

”Ne duam ta zhvendosim këtë lëvizje të rrugës dhe ta çojmë në Parlament. Ne do të jemi shteti i parë në botë që do të hedhim një hap të tillë’’, vijon ajo në një video të postuar në internet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje