Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu shkon ne debat me Veliajn me byzylyk dhe unazë floriri 24 karat

9 Prill 2019, 19:20Sociale TEMA
Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu shkon ne debat me Veliajn me byzylyk dhe

Në sallën COD në kryeministri u zhvillu një bashkëbisedim me studentë dhe pedagogë të Universitetit Bujqësor të Tiranës, mbi ecurinë e Paktit për Universitetin.

I ftuar për të folur në panel ishte edhe rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Bahri Musabelliu, i cili më shumë se për gjërat që tha, ra në sy për byzylykun e trashë të floririt 24 karatësh dhe unazës që mbante në dorë, teksa fliste.

Xhevahirët e shtrenjtë të Rektorit tërhoqën edhe vëmendjen e të pranishmëve në sallë.

Kujtojmë se Bahri Musabelliu është vënë nën hetim nga Prokuroria në lidhje me një tender me vlerë gjysmë milion euro për ndërtimin e një muri rrethues në UBT gjysmë metri të lartë dhe një porte hekuri.

Dosja penale është regjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”.

 

7 komente në “Rektori i UBT-së, Bahri Musabelliu shkon ne debat me Veliajn me byzylyk dhe unazë floriri 24 karat”

  1. mik says:

    Cfar bahet keshtu more njerez ?!! Byzylyk i trashe floriri 24 karatesh?!! Nuk ka bizhuteri ari 24 karatesh. Ari i paster 24 karatesh asht i bute, e nuk te lejon perpunimin e bizhuterive. Maximimumi i bizhuterive asht 21 karat. Me posht shkon deri ne 9 karat. Pjesa tjeter asht perzierje me metal. Megjithese nuk asht problemi ketu.
    Ketu ne Shqiperi ka edhe lypsar me bizhuteri ari, e le pastaj Rektori.
    ” Xhevahiret e shtrejta te Rektorit terhoqen vemendjen ne salle ” !! Ato jane nje unaze dhe byzylyk i thjeshte, dhe kaq. O Zot, ku u be kjo mbledhje, ne Tirane apo ne xhungel, qe ran ne sy bizhuterite e Rektorit ?!
    Paturpesia e ketij shkrimi asht kur e nxjerrni ne foto byzylykun dhe unazen duke i quatur te trasha, sikur nuk dim te perceptojme masat e bizhuterive !!

    1. Byzylyku qe duam says:

      Lali eri i q.. robt hapesirave te Tiranes, leje pallati ne cdo qoshe, beton pa fund, merua hesht, bashkim ulaj me pushtetin do glkaberonte 40 milione euro per tre km, me dokumenta te fallsifikuara, merua cuditerisht hesht, banoreve te bregut te lumit duan t’ua grabisim shtepite pa rimbursim, iu thyejne kembet pse protestojne per te drejtat e tyre njerezore, per kushedi ç’pazar te lalit erit, merua me porosi nga lart perseri hesht?! Dhe po me porosi nga larte mero syshqiponja arrin te dalloje byzylyket e rendomte te dikujt, qe fare mire mund te jene nje dhurate bashkeshortore, madje duke ia bere dhe analizen minerare! Ehh more mero sa mjeran e banal je bere, por sme cudit sepse sahanlepirjen ndaj pushtetit te rradhes e sulmet me porosi te udheheqjes i ke “dhunti”!!!

    2. Ano Nimi says:

      I dashur “mik”,
      Me te drejte thuhet ne shkrim se ra ne sy byzylyku i arit ne kycin e Bahri Musabelliut sepse Bahriu yne ne fjale eshte “Rektor” universiteti, dhe jo kantautor apo qofte edhe aktor varietesh humori.

      Ne perfytyrimin popullor rendom me zinxhira te trashe foriri ne qafe a me byzylkyke ne kycet e duarve dhe me unaza gjigante floriri ne tre kater gishtat e dores jane xhambazet dhe sharlatanet e kontrabandave te ndryshme, jane ata qe u kendon qe atje tutje se burimi i pasurise dhe te florinjtave te tyre jane punet e pista dhe ilegale, jane ata tek te cilet inoranca dhe tangerlleku e dodulleku konkurojne njeri tjetrin dhe qe, gjithesesi, nuk kane aspak te bejne me intelektualin e vertete, me shkencen dhe me fisnikerine e njerezve me dinjitet e integritet.

      Me se paku, pas pas perfoljes ne shtyp per afera korrupsioni ne postin e tij, dalja e zotit Musabelliu ne nje event publik ne pranine e mediave, i ngarkuar me zinxhire ari si kambist trotuaresh, tregon se ai eshte kokrra e torollakut dhe se i rri ngushte postit te rektorit te nje universiteti.

  2. ronny says:

    hajde palaco hajde,,,, e te presesh ndonje gje te mire nga ky kaushi,,,,,cfare idioti nga koka te kembet

  3. X says:

    Fshatar Skrapari. Hajdut me bexga

  4. veritas says:

    keto lloj pseudoanalizash apo shkrimesh te dobeta, nuk demtojne asgje dhe askend me teper sesa imazhin e kesaj gazete dhe stafit te saj..

  5. lali says:

    Rektori mbajti nje qendrim te drejte dhe argumentuar qe e vuri ne siklet Veliajn, prandaj edhe Mero Baze, qe eshte vene ne sherbim te plote te qeverise, e sulmon ne kete menyre te ulet. Devijimi i vemendjes nga ajo qe ishte thelbi i diskutimit per tek byzylyku i rektorit, shfaq ashiqare mbrojtjen qe perpiqet t’i beje Meroja, Erjonit, Edit dhe mashtruesve te tjere te ketij kallepi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje