Britania në alarm nga ndotja e ajrit: 40 mijë të vdekur në vit nga sëmundjet e frymëmarrjes

10 Prill 2019, 09:42Bota TEMA

Kjo është pamja e përditshme që i ka krijuar Londrës, niveli i lartë i ndotjes.

Matjet tregojnë se indeksi i cilësisë së ajrit përllogaritet në nivelin 152 dhe konsiderohet jo i shëndetshëm dhe toksik.

Jo vetëm në Londër, por në gjithë Britaninë e Madhe, çdo vit humbin jetën mbi 40 mijë njerëz nga sëmundjet e shkaktuara prej ndotjes së ajrit, kryesisht në rrugët e frymëmarrjes.

Prej vitesh autoritetet britanike janë në alarm për gjetjen sa më shpejt të zgjidhjeve për reduktimin e nivelit të ndotjes.

Së fundi, autoritetet në Londër kanë nisur zbatimin e një projekti, që parashikon krijimin e një prej zonave më të mëdha në Europë me nivel të ulët ndotjeje.

Harta e projektit, që përfshin thuajse gjithë qytetin ku nuk do të lejohen makinat që çlirojnë gazra të dëmshëm mbi normat e lejuara.

Drejtuesit e mjeteve që shkelin rregullin do të gjobiten me 16 dollarë. Plani ka për qëllim uljen me 45% e nivelit të ndotjes në gjithë këtë zonë. Nisma pritet të prekë mbi 40 mijë automjete.

Projekti nisi të zbatohet në 8 Prill në qendër të Londrës dhe do të shtrihet në gjithë kryeqytetin deri në vitin 2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje