Publikohet dokumenti sekret: Si e ndanë Europën Stalini dhe Churchill

9 Prill 2019, 22:01Bota TEMA

Arkivi Kombëtar i Londrës ekspozoi për të parën herë dokumente sekrete origjinale për fundin e Luftës së Dytë Botërore, të nënshkruara nga ish-kryeministri Winston Churchill.

Ndër to është edhe e ashtuquajtura “Marrëveshja e Përqindjeve”, për ndarjen e sferave të influencës në Europën Lindore.

Marrëveshjen e kanë shkruar me dorë dy udhëheqësit më të pushtetshëm të kohës, Churchill dhe Stalini në Tetor të 1944-s.

“Kjo u vendos me gjithë përllogaritjet, pas një mbledhje në orët e vona mes tyre, shoqëruar me pije alkoolike. 

Mund të shihni qartë mënyrës se si politika e të fuqishmëve funksiononte në atë kohë.

Ishte një mënyrë për të ndarë kombet dhe popujt”.

Letra tregon se influencën në Jugosllavi dhe Hungari, dy liderët kishin vendosur ta ndanin 50 me 50.

Britania do të kishte më shumë influencë në Rumani e Bullgari dhe më pak në Greqi.

Ekspertët thonë se letra është hartuar gjatë një takimi që Churchill zhvilloi në Moskë me Stalinin, tetorin e 1944.

Kryeministri britanik i asaj kohe ndodhej në kryeqytetin rus për konferencën e katërt të Moskës.

5 komente në “Publikohet dokumenti sekret: Si e ndanë Europën Stalini dhe Churchill”

  1. 666 says:

    Çfar sekreti pat ketu more aman se na plaset barkun .

  2. Kaonia says:

    Bene pazare ne kuriz te tjereve e tani na japin leksione. Hajdut te dya palet,ato qe deshen i moren e pasojat i vuajme ne sot.Njeri pianec e tjetri diktator.

  3. Albanistan says:

    Me i ligu ishte çurchill. Gjerat do saktesohen pak nga psk. Por jo per Albanistanet

  4. Landi says:

    Ne fakt,kete histori e ka publikuar edhe gazeta “Dria” e para gati 30 vjeteve,ku tregohej se fatet e popujve te Evropes u ndane me nje laps te kuq dhe blu,sipas interesave,nga Stalini dhe Churchill.Sot,qenka bere zbulim i ri!!!

  5. Majakowski says:

    Po te kishte pire edhe nje dopjo me shume Wiski i modhi Curcill shqiperia do ishte me angline, por ja futi stalini me tym Çibuku ne Wiski, dhe ceshtja perfundoi ne dem te shqiperise, pasi curcilli u trillos dhe e xuni gjumi , kjo eshte fiks sipas te dhenave sekrete te arkivit te Kremlinit, shih arkivat ruse volumi i 95/1, faqe 1217.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje