Tuberkulozi, si mësuesja infektoi të gjithë klasën me këtë sëmundje

9 Prill 2019, 12:44Bota TEMA

Një epidemi tuberkulozi ka përfshirë një shkollë në provincën e Trevisos, në Itali. 10 persona janë prekur nga sëmundja ngjitëse, shumë e përhapur deri në mes të shekullit të njëzetë, dhe sot shumë më e rrallë në vendet e zhvilluara. Rasti konsiderohet i jashtëzakonshëm nga epidemiologët.

Pacienti zero ishte në fakt një mësuese, e cila ka neglizhuar të bënte kontrollet mjekësore, kur i janë shfaqur simptomat e para.

Mësuesja e shkollës së komunës së Motta di Livenza është shprehur se ia kishte frikën një sëmundjeje të pashërueshme dhe kjo e ka bërë të stepet para se t’i drejtohej mjekut.

“Ajo nuk e dinte se bëhej fjalë për një sëmundje infektive që do të transmetohej te nxënësit, një rast klinik që të kujton ato të viteve ‘800”, thotë për Corriere.it, Sandro Cinquetti, drejtor i Shërbimit të Higjienës dhe Shëndetit Publik në Treviso.

Deri tani numri i të prekurve është 36.

“Ne mendojmë se mësuesja është infektuar rreth një vit më parë. Historia e tij, megjithatë, është më e vjetër: ajo kishte, si njerëzit e tjerë të moshës së saj (afër daljes në pension) një infeksion në fëmijëri, mbeti i izoluar në mushkëri për gjithë këtë kohë si tuberkuloz latent. Ajo u shfaq një vit e gjysmë më parë me rënien e imunitetit. Për shkak të mostrajtimit, sëmundja është kthyer në ngjitëse”, thotë Cinquetti. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje