E ndiqni TVSH-në? Shqiptarët paguan 10 mln euro taksa për Televizionin Shqiptar veç në vitin 2018

10 Prill 2019, 11:16Ekonomia TEMA

Familjet shqiptare në të gjithë vendin i paguan 10 milionë euro taksa qeverisë për akses në shërbimet radiotelevizive publike përgjatë vitit 2018.

Fondet i shkojnë si të ardhura Radio-Televizionit -Shqiptar (RTSH) dhe ishin zëri kryesor i buxhetit. Shpenzimet e RTSH përgjatë vitit që shkoi ishin 2,3 miliardë lekë ose rreth 18.4 milionë euro sipas të dhënave nga bilanci të azhurnuara në raportin vjetor të institucionit dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Të ardhurat nga tarifa e RTSH ishin 6.3 për qind më të ulëTa se një vit më parë ato kanë pësuar rënie në tre vitet e fundit.

Tarifa aparatit televiziv është realizuar në nivelin 91% gjate vitit 2018, ose e shprehur në vlerë absolute -119,170,000 lekë me e ulet nga planifikimi, pasi gjatë vitit 2018, vlera e parashikuar ka qenë 1,320,000,000 leke, bazuar ne realizimet e viteve 2015, 2016, 2017.

Tarifa për RTSH paguhet nëpërmjet faturës së energjisë elektrike dhe agjenti për mbledhjen e saj është OSHEE.

Në raportin dërguar në Kuvend, RTSH referoi se gjatë vitit 2018, jo vetëm që kjo tarife nuk u realizua në nivelin e planifikuar, por arkëtimi i saj nuk ndoqi rrjedhën kronologjike te viteve te mëparshme, shoqëruar me vonesa nga njëri muaj në tjetrin.

RTSH pohuan se kjo situate e relatuar edhe në Këshillin e Ministrave, Ministrinë e Financave qe nga muaji prill 2018 e deri në fund te vitit 2018. Rënia e të ardhurave ka krijuar mungesa në aftësinë likuiduese të për këstin e kredisë e digjitalizimit, për likuidimin e disa investimeve te kryera ne vitin 2018, te drejtave televizive te kontraktuara, si edhe për pagesën e pagave të punonjësve në disa njësi.

RTSH sqaron se përqindjen më të lartë e zënë shpenzimet direkte që lidhen me procesin- e digjitalizimit, me mbi 40% te shpenzimeve direkte, pa llogaritur këtu shpenzimet për paga personeli e sigurime shoqërore, në kuadrin e zbatimit të kontratës së projektit te digjitalizimit të transmetimit.

Aktualisht RTSH 945 punonjës nga 992 vende gjithsej të miratuar në strukturën e vitit 2018.

Ulja e kursit të këmbimit të monedhës euro ka ndikuar pozitivisht në situatën e kredisë gjate vitit 2018, si edhe ne shpenzimet lidhur me pagesat për shërbime, blerje të drejtash transmetimi jashtë vendit.

12 komente në “E ndiqni TVSH-në? Shqiptarët paguan 10 mln euro taksa për Televizionin Shqiptar veç në vitin 2018”

  1. per tvsh says:

    Jane te gjitha mundesite qe TVSH-ja, ti permiresoj programet. Te transmetoj gjithashtu aktivitete live me shume, si psh sic transmeton tani Formula 1 etj

  2. Pandi Xixa says:

    Po e ndjekim.

    Eshte super fare. Plot kanale e cilesi shume me e mire se shume TV te tjera. Moto GP. F1 ETJ Dhe me 100 ne muaj.

  3. Sokol says:

    E shof patjeter

  4. Kiridon says:

    Shqiptareve ju pelqen ta marrin nbyth keshtu qe ska gje. Cfare jane 10 milion euro. Asgje sjane

    1. TV privat says:

      Nersa ti Kiri e do ne sume falas. Falas harrojeni. Falas kishte vetem ne kohen e xhaxhit. Shtrengoni rripin dhe paguani nese doni te shihni TV. Nese sdoni masturboni. Ate pa leke e keni.

  5. Rrufeja says:

    Eshte nder per cdo shtetas TVSH-ja
    por sidos per ju mediat private eshte ogsigjeni dhe uji juaj.

  6. Talent tahiri says:

    TVSH NUK E NDJEK AS COME GELLCI JO ME TE TJERET. PSE JA GRABISNI KESHTU PARATE KETIJ POPULLI. TVSH MBAHET QE COMJA TE BEJE CA LEK, TE BEJE DREJTORESHE NDONJE MIKESHE, TE BEJ NDONJE NDER DUKE FUTUR NE PUNE NDONJE INJORANT. PUBLIKU ESHTE KRYESISHT NGA ZONAT RURALE. PUNONJESIT E SHKRETE JANE STRUKUR NEN VALEN E XHAHILEVE QE PO FUTEN NE INSTITUCION. FLITET, SE TE DUHEN NJA 5000 EURO PER MON KUKALESHIN QE TE PUNOSH ATY. PUNONJESVE U BEHET PRESION ME RISTRUKTURIME DHE KONTROLLE MUNGESASH ME NAIME

    1. Pandi Xixa says:

      Ti i njihke me emra. Qenke i brendshem e tu qenkan bezdis kontrollet.
      Bej nje kerkim ne TV se ka ndryshu pak rtsh. Ose je keq me syte.
      Mbase lexon vetem titullin e lajmit ore…. ???

  7. Tim says:

    Ta qifsha tvsh.
    Tvsh paguan AI qe Ska breke ne shqiporiderr

  8. Kiri says:

    Po une nuk Kam television pse me detyrojne te paguaj a eshte vjedhje kjo?

    1. Pandi Xixa says:

      Ti mbase je dhe beqar por do paguash per kopshe te shkolla prape.
      Nuk ben pis por paguan per pastrimin.
      Ke pus por paguan aforfeit dhe ujin e pijshem.

      Keshtu funskion shoqeria vella.

  9. FARRETI says:

    NE CERVENAK TE POGRADECIT JEPE SHUM PAKE KANALE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje