Grabitja e Rinasit, dëshmia zyrtare e dështimit të shtetit me koncension

10 Prill 2019, 16:55Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Ajo që ndodhi në Rinas nuk ka më nevojë për epitete. Nuk ka nevojë as për mburrje për vrasjen e një grabitësi. Aq më pak ka nevojë për replika me ata që kritikojnë.

Ajo ka nevojë për një shkundje totale të shtetit dhe qeverisë.

Aksionit të grabitjes së djeshme i mungote vetëm regjia televizive, për ta transmetuar live në rrjetet sociale.

Ata mund të kishin qenë edhe terroristë që mund të rrëmbenin avionin me pasagjerë, të merrnin nën kontroll kullën e kontrollit, të merrnin nën kontroll të gjithë aeroportin dhe flotën e avionëve që gjendeshin në pistë. Pra mund të bënin çtë donin.

Askush nuk duhet të nxjerrë me kokën në ekran e të thotë se faji është i koncensionarit. Sepse shqiptarët njohin për shtet shtetin e tyre, njohin për kryeministër, kryeministrin e tyre dhe për president, presidentin e tyre. Nuk njeh askush si autoritet drejtorin ekzekutiv të një kompanie private.

Grabitësit janë vetëm ekzekutorët e këtij krimi të përsëritur, ndërsa përgjegjësit janë në aeroport, apo edhe më lart. Hetimet duhet të zbulojnë të gjitha përgjegjësitë dhe përgjegjësit.

Ndërsa qeveria duhet tu japë fund praktikave, tashmë zyrtarisht të dështuara, të ofrimit të shërbimeve delikate privatëve, që çojnë deri në cënimin e sigurisë kombëtare.

Nuk mundet që kompani që punësojnë hallexhinj për 200 Euro në muaj të garantojnë sigurinë e institucioneve dhe objekteve të rëndësisë së veçantë.

Grabitja e djeshme nuk duhet të jetë çudia e radhës që zgjat vetëm 3 ditë dhe që shoqërohet vetëm me ndërrimin e zinxhirit të derës që këputën grabitësit.

3 komente në “Grabitja e Rinasit, dëshmia zyrtare e dështimit të shtetit me koncension”

  1. loni says:

    Sakte…nuk ke cfare ti shtosh,ne njohim shtetin tone dhe shteti duhet te na garantoje sigurine,po nuk mundi te na lej te qete ta mbrojme vete jeten tone.

  2. Loni says:

    Koncesionin ja falen Kinezeve….pse cuditesh Mentor kjo eshte administrata jone….pa diskutim ndonje minister a zyrtar e ka favorizuar…sepse pak kushte pak leke te paguara

  3. X says:

    Keshtu eshte kur amatoret e profanet drejtojne shtetin mjafton qe te jene ne nje parti.Karrocieri behet kryetar bashkie se di te terjheqe freret e kalit, xheneriku behet minister shendetesie se di te nderroje amortizatoret, njerez qe nuk kane punuar asnje dite, behen kryeministra e presidente, oficeret ne lirim behen prefekte me shumice, femijet e kopshteve behen ministra, kardiologet e mesuesit behen kryeministra, mesuesit behen ministra financash, e mbi te gjitha shoferet behen koncensionare, KONCENSIONET LINDEN SI NEVOJE E DOMOSDOSHME SE DREJTUESIT E SHTETIT MEGJITHE ADMINISTRATEN QE NDERTOJNE NUK DIJNE TE BEJNE ASGJE ME PEERJASHTIM TE FEMIJEVE.
    PERSHTYPJE TE BEN FAKTI QE GJITHE KETE GJURULLDI E KANE BERE, E BEJNE E DO TA BEJNE DORA DEMOKRATIKE E 1990-1991 PA ASNJE PERJASHTIM

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje