Nga Bledi Lumani
Ndërsa në kinematë e Tiranës po jepet përmes një jehone të madhe filmi “Dy gisht mjaltë” me “aktorët” Ermal Mamaqi e Elvana Gjata, në një nga platformat me pagesë shqiptare, më rastisi të shoh “The Post”, të cilin e kisha parë në mënyrë pirate më parë, pasi kinemate shqiptare kanë qenë të “zëna” me filma të tjerë.
Për ata që nuk e kanë parë, bëhet fjalë për një film të drejtuar nga mjeshtri Steven Spielberg, me protagonistë kryesorë Meryl Streep dhe Tom Hanks, intepretimi i të cilëve, si zakonisht, është brilant.
Në film tregohet historia e vërtetë e betejës së gazetës “The Washington Post” për të botuar disa dokumente sekrete të Pentagonit, për përfshirjen e Amerikës në luftën 30-vjeçare në Vietnam.
Dokumentet fillimisht u botuan nga “New York Times”, por një vendim i gjykatës, pas ankesës së qeverisë amerikane, ndaloi botimin e tyre, me argumentin se ishin sekret shtetëror dhe rrezikohej jeta e ushtarëve amerikanë në Vietnam.
“The Washington Post”, pronarja e së cilës, Katharine Graham, e cila interpretohet nga Meryl Streep, ishte mike u ngushtë familjare e sekretarit të Mbrojtjes, i cili kishte mashtruar për qëllime e vërteta të luftës në Vietnam, por dhe e presidentëve Kenedi e Nikson, i gjen dokumentet dhe vendos t’i botojë ato.
Katharine Graham ishte në një presion të shumanshëm, për t’i botuar apo jo këto dokumente.
Botuesja e parë femër e një gazete në SHBA, së pari duhej të merrte parasysh faktin se ata që goditeshin nga këto dokumente, ishin miqtë e saj të ngushtë prej një kohë të gjatë.
Së dyti, vihej në diskutim e ardhmja e gazetës, e cila pas kësaj beteje, ose do të ngrihej në nivele të papara, ose do të fundosesj.
Së treti, Graham rrezikonte burgun, bashkë me kryeredaktorin, pasi burimi i dokumenteve të tyre ishte i njëjtë me atë të “New York Times”, dhe sipas vendimit të gjykatës, kushdo që botonte këto dokumente të siguruara nga i njëjti burim i “NYT”, do të burgosej.
Këshilltarët, avokatët dhe miqtë politikanë, e këshillonin Graham të mos i hynte kësaj beteje, që mund të ishte shkatërruese për të dhe gazetën, e cila për më tepër sapo kishte hyrë në bursë, ndërsa kryeredaktori dhe gazetarët i bënin presion për të kundërtën, madje disa prej tyre kërcënuan me dorëheqje, nëse dokumentet nuk botoheshin.
Kundër çdo logjike, Graham vendosi të dëgjojë kryeredaktorin dhe gazetarët e saj, dhe dokumentet u botuan.
Dhe, siç pritej, përfundoi në gjykatë, bashkë me kryeredaktorin, roli i të cilit në film luhet nga Tom Hanks.
Në mënyrë të pazakontë, gjithë gazetat kombëtare, një ditë para gjyqit u bënë bashkë dhe të gjitha botuan dokumentet sekrete të “The Washington Post”.
Bëhej fjalë për një betejë vendimtare për lirinë e medias përballë presionit të shtetit për t’iu mbyllur gojën, dhe gjykata natyrisht vendosi në favor të medias.
U zgjata pak në përshkrimin e tij, por një triller i tillë (që shumë njerëz e shohin edhe si një goditje për Donald Trump), të shkakton një ndjesi të jashtëzakonshme, por edhe të dëshpëron si gazetar, për gjendjen e medias në Shqipëri.
Sepse, ndërsa në TV transmetohej ky film – manual për gazetarinë dhe lidhjet e saj me politikën – në televizonet kombëtare (që Rama jo pa të drejtë i quan mejhane) transmetohej seria e radhës e “Babales” dhe përleshja e përnatshme e atyre 5-6 gazetarëve që i shohim në çdo TV dhe emision, të cilët komentojnë sipas midesë materialet e ofruara nga regjisori Ervin Steven Spielberg.
Të bëjnë vetë gazetarin as që bëhet fjalë. Se fundja këtu askush nuk bën më gazetarin, pasi janë ngatërruar rolet, politikani bën gazetarin e gazetari bën politikanin.
Dhe kjo, jo për faj të tyre, por të “Katharine Graham”-ve (botuesve) shqiptarë, të cilët janë o në prehrin e Ramës, o në të Bashës e Berishës, o në të Metës.
Të dalë dikush jashtë rreshtit, as që bëhet fjalë!
Dhe, deri sa të dalë një “Katharine Graham”, kazani do të ziejë me telenovela politike alla “Babale”!
Demokracia konsekuente do ti mbyte spekullatoret e rregjur te partive politike si Berisha, Ryemadhi, etj.
Eshte plotesisht e drejtè qe medjat ketu tek ne na shkatrruan nervash na bane me tension . Ja p.sh une mezii kam prit emisionet politike me gazetar dhe opinionista sidomos Sokol Ballen te Topi , tashti sa me del ndonje emision i tille ndrroj kanal dhe e çoj ku ka kenge popullore ose e fiku fare . Po le ma te shikosh emisionin e Arjan Canit qe e zhduku ate stacion pra Klanin nuk e shoh kurr e kam dyllos duhet te keshe nerva te forta te shikosh opinonin e Bledi Fevziut qe kerkon te shkatrroje historine e ta beje si don surrati i tij .
666 edhe une keto mendime kame.Je i saket me konstatimet e tua.Nuk i heq asnje presje.
Bravo!
Paradigma Babale,ashtu si shumë të tjera,nuk mund ta fshehin korrupsionin e bandës së “rilindjes”. Publikimi i bisedave për çështjen Xhafaj(“Babalja”) është një superskandal, ku struktura shtetërore,Polici e Shtetit, Gjykatë, Prokurori, janë përfshirë në një manipulim
masiv dhe të mirëkordinuar për të vërtetuar një deklaratë të bërë më parë nga Kryeministri Rama se biseda mes Babales dhe Geron
Xhafës ishte e gjitha një montim.
Bledi besoj se edhe ne Shqiperi ka media qe kane vlere te madhe. Per shembull, edhe ketu te Tema qe ju shkruani, a nuk po kontribuon kjo medie per te verteten pas periudhes qe ishte aleate me Berishen? Nuk duhet te behemi nihiliste. Ju kujtojme se ka media qe kane demaskuar krime te forta te ndodhura ne Shqiperi qe nga fajdet, trafiqe, hashash, Gerdec, 97, 21 janar e deri ne gjykates te korruptuar apo te tjera probleme. Si e gjithe shoqeria edhe media shqiptare ka problemet e saj, por edhe merita. Vriteni pak mendjen dhe do te gjeni raste ekselence edhe ne media.