Basha si vazelinë e Ramës!

6 Prill 2019, 17:55Blog TEMA

Nga Brizida Gjikondi

Shteti tashmë ka nurin e Ramës, opozita atë të Bashës. Të dyja këto janë ne trajtën më të neveritshme që mund të ketë patur ndonjëherë Shqipëria.

Të bësh opinionistin në këtë situatë është si të prashisësh në ujë, të gjithë kuptojnë gjithcka, pavarësisht se kush më pak e kush më shumë di detaje të këtij qelbi politik që ka pushtuar vendin.

Dhe patjetër do vinte kjo ditë. Basha nuk zhgënjeu sërish askënd, ai nuk mund të ndezë dritëzën në shpirtin e shqiptarve kur atë dritë nuk e ka brënda. Ai është një zbutës i rrobave të fëlliqura të mafies që ka kapur shtetin, biznesin dhe mbarë vëndin.

Protestat e tij anemike, janë kthyer periodike si zakonet e grave. Ai mund të bëj sikur grindet me Ramën për cdo gjë të sipërfaqshme po kurrë për thelbin që ka degraduar këtë shtet, pasi vetë ai është gjysma e thelbit. Ligjërimi i tij është pa teks, pa moral.

Ai edhe kur bëri sikur filloi të reflektonte për ligjin kriminal zgjedhor, u tërhoq pa filluar. Ai është peng i vetes, jo i të tretëve. Tashmë Shqipëria është shndruar në një arenë papërgjegjshmërie të strukturuar. Qeveria nuk sillet si shërbyese e popullit por si skllavopronare e tij.

Kasta politike shqiptare është totalisht dhe tërësisht e shkëputur nga realiteti shqiptar. Ata nuk ndjejnë, nuk preken, nuk njohin dhe nuk përkulen përpara popullit të tyre. Ata janë të gjithë për tu flakur në koshin e plehrave të historisë.

Ata e kanë shndrruar Shqipërinë në turpin e Ballkanit, në dëshpërimin e shqiptarve të mirë që mbijetojnë të mpirë rrugëve të Atdheut, në njollën e turpit edhe të shqiptarve që janë jashtë.

Ata rrinë në pushtet në të dy kahët e litarit sepse e dinë që pa pushtet janë të urrjetshëm pa imunitet ndaj të cënueshëm.

Ligjet, ekonomia, drejtësia janë pjella perverse të kontributit të tyre tridhjetë vjecar, vazhdojnë merren me “egërsisht” dhe djallëzisht me Enverin e 30 viteve më parë pasi duan që ata të duken lule përpara tij përballë popullit.

Eshtë shprehja më pa vënd.. për këtë kastë politike kur thuhet.. “lidhjet e saj me krimin”, JO !!!

Kjo kastë politike është vetë krimi !! Kane shpërfytyruar Kushtetutën, kanë shpikur një ligj elektoral criminal që e vret demokracinë që në gjenezë, që nuk përfshin dhe informon shqiptarët absolutisht për cdo gjë që bëhet mbi ta jetët dhe territorin e tyre, dhe të gjithën këtë vetëm e vetëm që të riciklohen dhe të mbijetojnë.

Protestat e Bashës janë surrati i vërtetë i tij, pushteti shtetëror I Ramës, gjithashtu, vec Shqipëria po prêt që shqiptarët e mirë ti japin nurin dhe shpirtin e tyre kurajoz Kombit.

15 komente në “Basha si vazelinë e Ramës!”

  1. Fationi says:

    Ke te drejte Brizida. Por pesimizmi, perpara kesaj katrahure, na ka vrare cdo besim per te nesermen. Shqiperia vertet pret shqiptaret e mire, por perse heshtin? O njerez, hajdeni nese mund te vije ne mbroth ky vend, nese na ka mbet sadopak idealizem.

  2. Grigor says:

    Brizida,
    Megjithese nuk jam dakord me ty, nuk Kam argumente te te kundershtoj, sepse duke qene jashte Shqiperise nuk e njoh mire gjendjen.
    Nuk dua as te te gjykoj se mos e ke personale, sepse nuk te njoh.
    Por shpresoj ta kesh gabim. Sepse ne qofte se ke te drejte, do ishte e frikshme per Shqiperine. Ne qofte se krimi qeveris, dhe per opozite ka nje variant tjeter te krimit, atehere nuk ka shqipetar qe e rregullon më kete gje. Vetem ne qofte se behemi protektorat i Gjermanise ose Britanise.
    Shpresoj t’ja kesh futur kot. Me mire te gabosh ti, se sa te jete e vertete kjo qe thua. Koha do ta tregoje.

    1. Shqiponja says:

      Moj zonje nuk thua asnje gje konkrete , flet ne pergjithesi : populli , per popullin , te popullit …….flet pa fakte , pa shifra , pa arsye , nge se erdhi gjith kjo e keqe , cdo gje ka nje emer dhe nje mbiemer ti nuk e thua kush eshte burimi i gjithe kesaj te keqes , me siguri ke bere nje shkrim , nje botim angarie …….per tu gjetur ne bisede i thone kesaj , megjithate pergjithesimi dhe paragjykimi jane karakteristikat e injorantit, kjo eshte pergjigja e duhur qe mund ti japesh kujtdo qe flet ne pergjithesi dhe i fut te gjithe ne nje thes………

  3. Komentuesi says:

    Jo zotni,nuk jame shume dakord me shkrimin tuaj. Ti i ke futur te gjithe ne nje thes.Te flasesh per Bashen qe po sjell kudo trishtim me protestat e tija te padrejta,po shkaterron ç’do gje per hire te karriges se kryeministrit,po godet me pa te drejte polocine,po akuzon nje qeveri te ligjeshme,ke te drejte ti shash,t’i ofendosh,por ama jo Edi Ramen dhe qeverine tij qe deri sot ka bere aq sa ka bere ,nuk ka vrare njeri si Berisha dhe Basha,gezon respektin e popullit,dhe e ka te sigurt fitoren ne 30 qershor.Pd-ke dhe LSI-n nuk i do populli,dhe nuk i voton se po sillen shume keq.Ata po paguajn studenta,simpatizant,te rinje e te reja nga krahu i tyre per te thyer dyeret e universitetit pse nuk u hap fiks ne date nje prill etj veprime makabre qe populli nuk i deshiron kurre. Nga keto,populli eshte irituar shume dhe nuk e do opozitene soteme te çakerdisur.Kjo eshte e verteta.

  4. ben says:

    Brisida
    Sorosiano-rilindase
    Po qe rama eshte bandit dhe hajdut e ka fajin e ka basha??????
    Ca nuk do degjojme nga sorosi dhe mbeturinat e tij!

    1. Grigor says:

      O Ben. Nuk te paskan bere efekt ilaçet. Nderroi se mos jane te skaduara.
      Çfare Jane keto komente qe bën, sikur je gjysmak. Ka njeqind menyra per te share Ramen, por Jo kjo qe perdor ti, dhe ne asnje menyre duke mbrojtur Bashen. Kur mbron Bashen, i ben nder Rames.
      Por ti vazhdo. Sa me shume flisni idiotesira ti, Andi Bushati, Ylli Raqipi, dhe dyshja mercenare Bejtja-Shkullaku, aq me shume vota merr Rama.

      1. ben says:

        Grigor
        Qe ne kete vend ilacet te jene te skaduara fale rilindjes eshte kaq e natyrshme sa edhe ti si rilindas e perdor si shprehje . Dhe mbase do mjaftonte vetem ky fakt qe gjysma e rilindjes te ishte ne burg.
        Timonieri eshte kaq pikiade sa nuk ka nevoje per shkrimet e mia. I Mjaftojne bemat e tij dhe idiotesite e tua dhe te ngjashmeve te tu.
        Ps: fale zotit deri tani vec paracetamolit nuk kam perdorur ilace te tjera.

  5. Bilbilenjet says:

    Zonj,Brizida! Ke shkruar ca gjera te mira,por ama nuk i ke ndar mire gjerat.Ke vene shenja barazimi,qe, mua nuk me duken te drejta.Pse nuk flet per padrejtesit qe bene Berisha,Basha me partin e tyre,qe, i dalin kryeministrit perpara dhe nuk lejone te shkoi ne takim me elektoratin? A eshte e drejte kjo? Pse vetem Basha paska te drejte te shkoi kudo neper shqiperi?A nuk eshte kushtetuese takimi i nje lideri partie si Edi Rama te shkoi ne takim me simpatizantet e tij? Pse nuk e pengojne Bashen scialistet?Keto gjera qe po bene opozita e sotme,eshte antikushtetuese,dhe mbjell nje urrejtje te papare.Ata duan pushtet,por keshtu populli nuk jua jep.

  6. Llaman says:

    Keto lloj shperthime patetike ne pergjithesi nuk kane asnje vlere, pertej faktit qe shprehin nje pakenaqesi. Por nuk mjafton qe te themi se dikush eshte i semure. Cila eshte semundja, cila eshte diagnoza? Sarkazmat e goditura ( periodiciteti i protestave si periodat e grave) nuk perligjin doemos te shkruarit e nje artikulli

  7. olimpia says:

    GJIKONDI po ben si kriminelet Berisha ,Hajdari dhe Pashko qe shkaterruan gjithe strukturen ekonomike ,shkencore ,arsimore ,shendetesore ,mbrojtjen nen teorine kriminale…cdo gje nga zero…ceku i bardhe…Ky ishte programi i qarqeve shoviniste grekoserbe dhe e lobit te tyre ne SHBA qe nepermjet sherbimeve sekrete e aplikuan ne Shqiperi .Pra te gjitha ato qe beri Rama ,ne rivendosjen e shtetit,mbylljen e gropes se tmerreshme financiare,mbyllja e universiteteve hajdute,vendosja e ligjit ne shperndarjen e energjise ,ujit ,ne qarkullimin rrugor ,krijimi i nje klime favorizuese per turizmin ,riberja e qyteteteve me norma europiane dhe me e rendesishmja ,rritja ekonomike nga 0.5 ne 4.5 perqind sipas Gjikondit nuk kane asnje vlere..Gjuha e Gjikondit eshte e helmuar sepse deformon te verteten .Natyrisht ka shume probleme.Rama ,nje tipik liberal qe akuzohet per …autokrat… ..mafioz…nga kriminelet si Berisha apo gjuhet e helmuara si Bushati ,Lubonja ,Zheji por edhe kjo Gjikondi, ka plot difekte.Kryesoret lidhen me domosdoshmerine e rritjes se rolit te shtetit ne ekonomi dhe sherbime ,ne kontrollin ndaj krimit dhe evazionit fiskal ,ne realizimin e nje programi kunder varferise dhe vendosjen e rrogave dysheme per perballimin e kerkesave minimale per mbijetese.Po perse Gjikondi dhe nxires te tjere nuk ndermarrin nje veprimtari politike per ta zevendesuar Ramen? Si mund te krahasosh nje kriminel pervers ,hajdut qindramilionesh si Basha me Ramen ,ndaj te cilit nuk ka asnje fakt konkret ?Nje ushtri e tere mediatike ka ndermarre nje agresion kriminal per ta paraqitur Shqiperine si nje vend ku mbreteron krimi ,mjerimi,mafia…Eshte e qarte ,kjo eshte nje platforme djallezore qe synon te largoje vendin nga rruga perendimore.Do ti thoshnja Gjikondit ,cila eshte ajo force qe mund ta coje vendin…? Pra ju qe hiqeni si intelektuale nuk jeni gje tjeter vecse ca mendje helmuese qe perpiqeni te mohoni gjithcka te mire qe ben shumica derrmuese e shqiptareve per te ecur perpara.Pakica e vogel kriminale,problemet ne organizimin dhe funksionimin e shtetit nuk jane alibi per ju mendje kriminale qe nxini nje shoqeri te tere.Prandaj gjeja me e vogel qe mund te beni per te mos u damkosur me vulen e turpit eshte ,te mbyllni gojen tuaj helmuese.

  8. Lee lee says:

    Brisilda lexo dhe comentin e nje fshatari taksirart e ke.Vazeline e shkuar vazelines per seks anal.Para shume vitesh degjova nga nje pensionist marinar qe nje suedeze o kishte bere seks me tin maskali…me shpatull dhe vazelina ishte prezent.Skane lene brime pa ja futur ketij populli.Seksomania eshte profesioni i tyre .Lul vazelina dhe Ed hamshori.Ke gjetur me dy fjale ca te tjeret shkrujan per 1 muaj.Urime per mua shkrimi me i paster i ketij realiteti pervers

  9. @autori says:

    Me troc se kaq nuk behet!
    I lumte Brisides per guximin, kurajon dhe aftesine per ti thene pothuajse te gjitha ne gjysem faqe artikull!
    Te gjithe ata te tjeret, qe mbushin faqet e gazetave dhe te televizioneve, i sherbejne vetem Mafies.
    Ky vend do te shpetoje, vetem kur te huajt te marrin ne dore Rendin dhe Drejtesine!

  10. @autori says:

    Me troc se kaq nuk behet!!
    I lumte Brisides per guximin, kurajon dhe aftesine per ti thene pothuajse te gjitha ne gjysem faqe artikull!
    Te gjithe ata te tjeret, qe mbushin faqet e gazetave dhe te televizioneve, i sherbejne vetem Mafies.
    Ky vend do te shpetoje, vetem kur te huajt te marrin ne dore Rendin dhe Drejtesine!!

  11. Republika e Bananeve says:

    BRILANTE!!!

    Bravo Goce!

  12. Republika e Bananeve says:

    BRILANTE!

    Bravo Goce!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje