Sistemi bankar funksionon duke mbledhur para nga kursimtarët, kundrejt një përqindje të caktuar interesi.
Njëlloj si me tregtinë, këto para, banka duhet t’i investojë me interesa më të larta dhe diferenca i mundëson bankës të mbulojë shpenzimet e veta dhe të nxjerrë një fitim të caktuar.
Paratë e depozituesve, në euro ose valutë, bankat, një pjesë e mbajnë si rezervë të detyrueshme, një pjesë e investojnë kryesisht për të dhënë kredi. Duke qenë se bankat kanë qenë të kujdesshme me kredidhënien, huadhënia për ekonominë ka qenë e vakët vitet e fundit.
Tepricën në lekë, bankat e investojnë duke blerë letra me vlerë të qeverisë shqiptare. Ndërsa tepricën në valutë bankat e vendosin në institucione financiare jashtë dhe për këtë arsye u duhet ta transferojnë, ndonëse së fundi bankat kanë preferuar ta mbajnë valutën edhe pranë Bankës së Shqipërisë .
Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.
Transporti bëhet me Cargo Ajrore, që është shërbim që e ofrojnë kompanitë ajrore e quhet “High Value Cargo Service”. Ky është një shërbim i shtrenjtë, si rrjedhojë transaksioni i këmbimit bëhet me vlera të mëdha që të jetë i leverdishëm dhe për këtë arsye, disa banka bëhen bashkë për të rritur vlerën.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës, në zërin “Marrëdhënie me bankat, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare”, që janë vendosjet jashtë, bankat kishin 237 miliardë lekë, ose gati 1.8 miliardë euro në fund të 2018-s.
Ndryshe nga vitet e kaluar, bankat nuk kanë preferuar t’i vendosin paratë jashtë, pas kufizimeve të vendosura nga Banka e Shqipërisë. Zëri “Marrëdhënie me bankat, institucionet e kreditit dhe institucionet e tjera financiare” shënoi për herë të parë një rënie vjetore me 5%, pas rritjes së vazhdueshme që kishte shuar dekadën e fundit.
Bankat tregtare kanë rritur mbajtjen e likuiditeteve te Banka e Shqipërisë sidomos në valutë, edhe pse interesi i ofruar është negativ. Ekspertët e bankave shpjeguan se shkak për këtë rritje është bërë efekti i masave makroprudenciale që rrjedhin nga një rregullore e Bankës Qendrore që penalizonte bankat për mbajtjen e fondeve të tepërta jashtë vendit, pasi konsiderohen si 100% me risk.
Shqipëria është një vend me nivel të lartë euroizimi, ku 53% e depozitave në fund të 2018-s ishin në valutë.(monitor)
Nuke eshte analize e sakte, bankat levizin mjete monetare ne baze te transaksioneve qe kryejne edhe midis bankave te huaja dhe diferenca pozitivea apo negative midis tyre ben te detyrueshme levizjen CASH, per efekt balance
Idiot, por kur bankat bejne transferta nga Shiperia per ne Austri (psh) dhe t’i pret vetem 2 mnuta tek sporteli… mos valle Banka i dergoi me tub ndershteteror!!! Dergesat behen per te likujduar detyrimet qe kane ndaj verprimeve qe jane kryer ne nje periudhe te caktuar kohore. Psh. Firma A ne shqiperi ka invenstuar ne teknologji duke blere nga Gjermania 500,000 Eur produkte. Pronari i firmes nuk do te shkoje me 500,000EUR ne Gjermani per te paguar faturen se e kapin per evazion fiskal! Keshtu ai shkon ne banken A ne shqiperi dhe kryen nje transaksion bankar. banka tranferon vetem shifra ne ate moment duke krijuar nje detyrim te sajin ndaj bankes marrese. kete detyrim prej 500,000 EUR banka A duhet ta mbylloje brenda nje periudhe kohore duke derguar para cash me avion ne vendin e Banks marrese.
Syt tuj qe te dalin kallup.
Bankat jane institucione piramidale o pyke,jo vetem fitimet por dhe depozitat e cdo banke jane t e siguruara e transportohen ne instit. Financiare mëmë,e perfundimisht ne kupolen financ.boterore.
Nqs klientet e seciles banke ne Shqiperi e jo vetem do ti drejtoheshin masivisht sporteleve atehere do ta kuptoje qe kemi te bejme me xhaferr e sude,mungese valute.
Ne keto firma hane kupolat boterore bankare,por hane dhe ciraket e tyre politike e jo,sepse parate e budallenjve teprojne,…ne cmenyre han?
Shkon nje cirak,shok,biznesmen,minister etj,etj dhe merr nja 20-30 milion euro kredi,bankieret,sekseret bejne nje sy qorr persa I perket garancive dhe levrojne fondin,merr miku parate,I han e pin,investon(fsheh) tjeter vend e pastaj shpall faliment…banka I konfiskon trapin e sheres pastaj gjoja.
Cila banke ne bote ne nje hark kohor 30-100 vjet nuk ka shpallur faliment dhe njerezia ka humbur depozitat?Asnjera.
Njerezimi depoziton djersen e tij ta ruajne te te tjeret,dhe meqe kjo djerse quhet teprice,eshte ceshtje kohe se kur do ta humbesh.
A ka te drejte njeriu ta beje cte doje punen,djersen e tij…..po do thone te gjithe,perse atehere penalizohet mbajtja e sasive te medha te parave ne shtepi?
Dhe me keq,perse valuta do te hiqet fare nga qarkullimi?
Qe njeriun ta kontrolloje “bankieri” se cfare han ne mengjes,drek,dark,nqs ha shum ti pres rrogen ose te ngrej cmimet,ateher ta kontrollon ai dhe euron e fundit,te detyron me pahir ta kesh ne banke.”Jo tenden”
O rrusho! Me thes i mban paret ne shtepi?!
Perqindja e interesit osht ZERO sot.
Fakti qe parate shkojne jashte dhe nuk investohen ne Shqiperi tregon se sa mire po ecen ekonomia jone. Perpara!
Kur komentuesit japin pergjigje me te sakte se pretenduesi qe mendon te sqaroje publikun.
Ne 90 % te rasteve kur kerkohet te japin nje shpjegim profesional gazetaret dhe ata qe e konsiderojne veten opinioniste e kane gabim. Arsyeja eshte se nuk e marrin mundimin te lexojne apo te marrin informacionin e duhur nga nje ekspert. Duket qe nuk kane as kontaktet e duhura si ndodh me gazetaret ne cdo vend.
I dashur ” don”. Shpjegimi juaj eshte i sakte, por nje gje nuk me pelqen…! Pse duhet ta fyesh tjetrin kot se koti. Ai shpehet ashtu siç e kupton ai/ajo, pa i bere dem njeriu. Te perpiqemi te behemi njerz te kulturar se kemi ngele 500 vjet vend numro or mik i dashur.
Do ishte me e mire qe te perdoreshin cheke bankare.
Transfertat cash jane gjithmone ne rrezik.
Kjo duhet te behet dhe per publikun.
Parat duhet te qarkullojne vetem ne banka dhe Banka e Shqiperise duhet te jete depozituse e parave Cash.
Bota I ka rregulluar keto pune me kohe.
Njerzit gjithashtu te paisen me kartat e bankes dhe te tereqin leket ne Bankomat!
Populli nuk duhet te mbaj lek cash ne portofol. deri ne 1000 euro.
Ne usa leket e humbura apo te vjedhura qe mbahen ne shtepi pervec hajdutit dhe mbajtsi ilekve ne shtepi I nenshtrohet gjyqit.
BANKAT DHE SIGURACIONET JANE PIRAMIDAT QE MBAJNE NE KEMBE NJE SHTETE.MOSEFUNKSIONIMIN E TYRE DO TA KUPTOSH,VETEM KURE TA KUPTOSHE QE NUKE TE JAPIN PARA KURE I DONE . SI BANKA ASHTU EDHE SIGURACIONET KURE NUKE TE MBULON DEMIN QE TE KANE BERE TE TJERET.PASTAJ MOSE HARRONI SE BANKAT BEJNE EDHE AKTIVITETE TE PA KONTROLLUARA.DUKE BLERE PASURI TE PATUNDESHME,OSE ME DIAMANTE ,OSE ME BLERJEN E ARMATIMEVE .NE NJE SHTETE SI SHQIPRIA BANKAT MBINE SI KEPURDHAT MBASE SHIUT, GJE QE EDHE MUNDE TI COJE NE FALIMENTE. TE GJITHA BANKAT DUHEN TE KONTROLLOHEN NGA BANKA QENDRORE.CFARE DO LLOJE BANKE QOFTE PER AKTIVITETIN QE BENE,DUHET TE PAGUAJ NJE FARE TAKSE ..QE TI KETE TE SIGURTE PARATE ,BANKA DUHET TI FUSE NE AKTIVITET PARATE ,DHE JO TI COJE NE SHETITJE.KJO TREGON QE EKONOMIA E SEJKOS ESHTE PER TOKE.TE KUPTOHEMI E KAME FJALEN PER VEPRIMTARINE E BANKES CENTRALE DHE JO EKONOMINE E FAMILJES SE GOVERNATORIT.PER GOVERNATORIN SHQIPTARE ESHTE ME MIRE QE TI MARRE PARA BANKEVE TE HUAJA ME INTERES PER ZHVILLUIMIN E EKONOMISE SE VENDIT SE SA TE PERDORI PARATE E VETA ,d m th TE BANKES CENTRALE PSE NUKE VEPRONI SICE VEPROI LLALLA ME PARATE E TIJE QE BLEU NJE FSHATE TE TERE 200 000 EURA GJATE PERIUDHES QE ISHTE PROKUROR. TANI JA SHETE EDIT TE GJITHE FSHATIN 5 000000 EURA ,DHE I THOTE PO E DESHE. 200 000= 5 MILION EURO per5 vjet.
What the fuckee? Meso tee shkruashe dhe mos shkruaje vetem me tee medha apo tee ka ngelure germa E shtypyre ne testiereeeee.